Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të Izet Mexhitit.
Kjo bëhet e ditur përmes një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale.
Prania e Ahmetit në këtë ceremoni mortore ka tërhequr vëmendjen, duke pasur parasysh raportet politike ndërmjet dy figurave në vitet e fundit, të cilët nga bashkëpunëtorë të ngushtë ndanë rrugët politike.
Në ceremoninë e sotme mortore i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerit Beqir Mexhiti.(INA)



