Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se inflacioni në Maqedoninë e Veriut gjatë korrikut ishte 2,3 për qind, ndërsa rritja e çmimeve me pakicë arriti në 1,8 për qind, përcjell TV21. Duke bërë krahasim me vitin 2022, Mickoski tha se në atë periudhë inflacioni në vend kishte kaluar 14 për qind, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian ishte rreth dy herë më e ulët. Sipas Mickoskit, aktualisht inflacioni në vend është nën mesataren e BE-së, e cila, sipas tij, ishte 2,93 për qind.
“Në korrik në Maqedoni, inflacioni, domethënë rritja vjetore e çmimeve, ishte 2,3%, ndërsa çmimet me pakicë në markete u rritën me 1,8%. Mesatarja në Bashkimin Evropian ishte 2,93%. Evropa – pse e përmend këtë? Sepse Bashkimi Evropian është partneri ynë më i madh tregtar. Dhe ju kujtohet në atë qeveri, në vitin 2022, kur kishim qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së. Në atë kohë, kur kishim inflacion me dy shifra që herë pas here arrinte deri në 20%, ata na bindnin se ishte i importuar. Në atë kohë, mesatarja në BE ishte dy herë më e ulët se inflacioni në vendin tonë. Tani, te ne është gjysma e mesatares evropiane. Me fjalë të tjera, ajo që po përpiqem të them është se, nëse analizoni 12 vende në rajon – të fillojmë me Slloveninë, përmes BeH-së, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë, Turqisë dhe Maqedonisë – në korrik 2022, vetëm tri vende ishin pas nesh. Ato ishin Turqia, Rumania dhe Bullgaria. Tani jemi të dytët. Të gjithë të tjerët janë pas nesh. Nëse atëherë ishim të nëntët, tani jemi të dytët. Kjo është diferenca midis kësaj qeverie dhe asaj. Në atë kohë, në korrik, inflacioni ishte mbi 14%, mendoj 14,7% ose diçka e tillë. Tani është 2,3%”, theksoi Mickoski.
Data 03.10.2026
Aktuale
- Eksperti austriak propozon ndarje të Maqedonisë në tetë Kantone
- Tensionet politike rriten: Kurti takon Abdixhikun para zgjedhjes së presidentit
- Shpërthen revolta popullore në Spanjë për krizën e strehimit! Paralajmërohet grevë të përgjithshme
- Thirrje për veprim: Deputetët e Kosovës ftohen për një seancë të jashtëzakonshme mbi Ligjin për Specialen
- Zbulohen pasuri të tjera të Ballukut/ Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit: Lokale 800 m² në Tiranë, janë nën sitën e SPAK. Vila në Sardenja në emër të…
- Tre nxënës sulmohen fizikisht gjatë një ekskursioni në Qendrën Rekreative “Saraj”
- Presidenti Erdogan: Turqia po kryen “revolucion të plotë” në industrinë e mbrojtjes
- “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Diaspora protestë në Bruksel, para zyrave të KE: SHISH, KAYO dhe AKSHI – skandalet e vërteta



