DEKLARATË
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar shpreh shqetësimin e saj të thellë për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan, ku fatmirësisht u shmang humbja e një jete njerëzore.
Çdo akt dhune, kërcënimi apo përdorimi i armëve është i papranueshëm dhe cenon jo vetëm jetën e individit, por edhe qetësinë dhe sigurinë e gjithë komunitetit.
Është e rëndësishme që, krahas punës së institucioneve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbatimin e ligjit, edhe ne si qytetarë të ndërgjegjësohemi më shumë për pasojat e dhunës. Duhet të edukojmë veten dhe brezat e rinj me kulturën e dialogut, vetëpërmbajtjes, respektit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.
Elbasani ka një traditë të çmuar bashkëjetese, tolerance dhe respekti ndërmjet njerëzve. Ruajtja e kësaj fryme është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, familjeve, shkollave, komuniteteve fetare dhe e çdo qytetari.
Jeta njerëzore është e shenjtë. Konfliktet zgjidhen me dialog dhe ligj, jo me armë. Paqja dhe siguria fillojnë nga secili prej nesh.



