Një intervistë me Alexandros Kosenas, CEO i Neptun International
Neptun po hyn në një fazë të re zhvillimi me krijimin e Neptun International, duke sjellë operacionet e tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje& Hercegovinë nën njëstrukturë rajonale më të integruar. Ky hap shënon një moment tërëndësishëm në evolucionin e kompanisë, me synimin për tëkombinuar ekspertizën e secilit treg lokal me një shkallë më tëgjerë rajonale, kapacitete të përbashkëta, standarde më të fortaoperacionale dhe një drejtim strategjik të unifikuar.
Në krye të këtij transformimi është Alexandros KOSENAS, CEO i Neptun International, i cili sjell mbi 15 vite përvojëdrejtuese në Neptun Albania. Në këtë intervistë, ai flet për arsyetpas strukturës së re, ambicien e kompanisë për të evoluar nga njëretailer në një lider digjital rajonal, si dhe për atë që kjo fazë e re do të thotë për klientët, punonjësit, partnerët dhe zgjerimin e ardhshëm të Neptun.
Neptun ka operuar me sukses për shumë vite si entitete tëveçanta në secilin vend. Pse mendoni se tani është momenti iduhur për t’u bashkuar nën një strukturë të vetme?
Modeli ynë i decentralizuar na ka shërbyer shumë mirë. Ai i ka lejuar secilës kompani të zhvillojë njohuri të thella për tregunlokal, të reagojë me shpejtësi ndaj zhvillimeve në treg dhe tëndërtojë një pozicion lider në raport me klientët. Besoj se kjofrymë sipërmarrëse lokale ka qenë një nga pikat e forta tëNeptun dhe sigurisht që nuk duam ta humbasim.
Por, kur një organizatë arrin një nivel të caktuar zhvillimi dhepërmasash, faza tjetër e rritjes kërkon një qasje tjetër.
Sot operojmë në katër vende, me më shumë se 100 dyqane dherreth 1,400 punonjës. Në këtë shkallë, ekzistojnë mundësi tëkonsiderueshme për të bashkuar njohuritë, kapacitetet dhefuqinë tonë blerëse, duke shmangur njëkohësisht përsëritjen e tënjëjtave procese në tregje të ndryshme.
Qëllimi i Neptun International është krijimi i një organizate mëtë fortë, ku kompanitë në secilin vend vijojnë të jenë pranëklientëve të tyre dhe përgjegjëse për biznesin lokal, ndërkohë qëpërfitojnë nga kapacitetet rajonale, standardet e përbashkëta dheekspertiza e ndarë mes tregjeve.
Po kaloni nga pozicioni i CEO-s së Neptun Albania në atë tëCEO-s së Neptun International. Si ndikon përvoja juaj nëkëtë rol të ri?
Fakti që kam drejtuar Neptun Albania për më shumë se 15 vjetmë ka dhënë një perspektivë shumë praktike. E kam përjetuarbiznesin nga brenda – periudhat e rritjes, periudhat e vështira, ndryshimet e tregut, zgjerimin e rrjetit të dyqaneve, transformimin digjital, zhvillimin organizativ dhe, mbi të gjitha, evolucionin e klientëve tanë.
Kjo përvojë më ka mësuar gjithashtu se, në fund të fundit, strategjitë kanë sukses ose dështojnë në fazën e zbatimit.
Në rolin tim të ri, dua ta sjell të njëjtën qasje praktike edhe nënivel ndërkombëtar. Objektivi im nuk është t’u tregoj vendevese si duhet ta drejtojnë biznesin e tyre. Është të kuptoj se çfarëbën më mirë secili treg, të krijoj mekanizmat për ndarjen e praktikave më të mira dhe të ndërtojmë kapacitete që do të ishtee vështirë ose joefikase të zhvilloheshin veçmas.
Besoj fuqimisht se lidershipi në këtë nivel ka të bëjë me krijimine qartësisë, vendosjen e objektivave ambicioze dhe më pas fuqizimin e njerëzve të mirë për t’i realizuar ato.
Cili është vizioni më i gjerë për Neptun në këtë fazë të re?
Ambicia jonë shkon përtej të qenit thjesht një retailer më i madh.
Drejtimi që shoh për Neptun është kalimi nga retailer në liderdigjital rajonal në sektorin tonë.
Kjo do të thotë të forcojmë bazat e bizneseve tona ekzistuese, ndërkohë që ndërtojmë kapacitetet që do të përcaktojnë retail-in gjatë dekadës së ardhshme: omnichannel, të dhënat, teknologjia, eksperienca e klientit, eficienca operacionale, forcimi i markaveprivate dhe ekskluzive, si edhe avantazhet që sjell shkallarajonale.
Në të njëjtën kohë, duam të vazhdojmë zgjerimin gjeografik saherë që shfaqen mundësitë e duhura.
Çfarë do të thotë ky evolucion për klientët?
Në fund, çdo ndryshim organizativ duhet t’i përgjigjet njëpyetjeje të thjeshtë: a krijon më shumë vlerë për klientin?
Për klientët e Neptun, objektivi është të ofrojmë një eksperiencëmë të qëndrueshme dhe gjithnjë e më të integruar, si në dyqanashtu edhe online.
Klientët duhet të përfitojnë nga më shumë produkte, oferta më tëmira, shërbime më cilësore dhe një lidhje më të mirë mesdyqaneve dhe kanaleve digjitale.
Në të njëjtën kohë, duhet të ruajmë diçka jashtëzakonisht tërëndësishme: relevancën lokale. Një klient në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo Bosnje dhe Hercegovinë nuk ka domosdoshmërisht të njëjtat pritshmëri.
Prandaj, ambicia jonë nuk është t’i bëjmë të gjitha tregjetidentike. Është të kombinojmë forcën rajonale me kuptimin e thellë të tregut lokal.
Kudo që klientët ndërveprojnë me Neptun, ata duhet tëidentifikojnë të njëjtat standarde besimi, shërbimi dheprofesionalizmi që përfaqëson marka.
Sa i rëndësishëm është zhvillimi digjital në këtë kapitull tëri?
Zhvillimi digjital është një nga themelet e strategjisë sonë.
Por mendoj gjithashtu se duhet të shkojmë përtej diskutimittradicional mes shitjeve online dhe atyre fizike. Klientët nukmendojnë më në këto terma. Ata thjesht presin komoditet dhelehtësi në çdo pikë kontakti.
Përgjegjësia jonë është ta bëjmë këtë eksperiencë sa më tëthjeshtë.
Për këtë arsye po investojmë në platformën tonë omnichannel, në arkitekturën teknologjike, në të dhëna dhe në kapacitetet e integrimit. Me kalimin e kohës, inteligjenca artificiale do tëluajë gjithashtu një rol gjithnjë e më të madh në fusha sipersonalizimi, parashikimi, shërbimi ndaj klientit dhevendimmarrja operacionale.
Rrjeti ynë fizik mbetet një avantazh konkurrues jashtëzakonisht irëndësishëm. Digjitalizimi nuk duhet të zëvendësojë dyqanettona; teknologjia dhe dyqanet duhet të fuqizojnë njëra-tjetrën.
Ky kombinim mund të shndërrohet në një nga avantazhet më tëforta rajonale të Neptun.
Si ndikon kjo fazë e re te punonjësit e Neptun International?
Për njerëzit tanë, unë e shoh këtë para së gjithash si një mundësi.
Një Neptun më i integruar krijon një mjedis profesional shumëmë të gjerë.
Punonjësit mund të marrin pjesë në projekte rajonale, tëshkëmbejnë njohuri me kolegë nga vende të tjera dhepotencialisht të zhvillojnë karrierën e tyre në nivelndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, integrimi na mundëson tëkrijojmë qendra më të forta kompetence.
Gjithmonë kam besuar se Neptun është një shkollë shumë e mirëprofesionale. Shumë njerëz që e kanë nisur karrierën e tyre nëkompani janë rritur dhe kanë marrë më pas pozicione tërëndësishme drejtuese brenda BALFIN Group.
Si e forcon ky evolucion pozicionin e Neptun në rajon?
Shkalla ka rëndësi, sepse konkurrojmë në tregje ku teknologjiapo ndryshon me shpejtësi. Të operosh si një organizatë e vetmerajonale na jep avantazhe që kompanitë individuale nuk mund t’iarrijnë të vetme.
Mund të negociojmë nga një pozicion më i fortë me furnitorët, tëkoordinojmë strategjitë, të ndajmë investimet në teknologji, tëzhvillojmë kapacitete rajonale në marketing dhe të lëvizim mëshpejt në prezantimin e koncepteve të reja.
Mundësia që kemi tani është të shfrytëzojmë forcën tonërajonale dhe të krijojmë një platformë të aftë jo vetëm për tëfuqizuar pozicionet tona aktuale, por edhe për të hyrë në tregjetë reja kur shfaqen mundësi tërheqëse.
Çfarë mesazhi u përcjell ky ndryshim partnerëve dhe palëvetë interesuara?
Mendoj se mesazhi është shumë i qartë: Neptun po përgatitetpër fazën e ardhshme të rritjes.
Për furnitorët dhe partnerët tanë të biznesit, një Neptun iintegruar do të thotë një partner rajonal më i fuqishëm, me njëshkallë më të madhe operimi, një drejtim strategjik më të qartëdhe aftësinë për të zhvilluar partneritete në disa tregjenjëkohësisht.
Shumë prej marrëdhënieve tona me markat kryesorendërkombëtare janë ndërtuar gjatë dekadave. Fazën e ardhshmee shoh si një mundësi për t’i çuar këto partneritete më tej, duke iorientuar drejt rritjes, inovacionit dhe përmirësimit tëeksperiencës së klientit.
Për aksionarët dhe palët tona të interesuara, mesazhi është po aqi rëndësishëm. Ne po ndërtojmë një organizatë të konceptuar jo vetëm për biznesin e sotëm, por edhe për mundësitë e dekadës sëardhshme.
Dhe për njerëzit tanë, partnerët dhe klientët, mesazhi im do tëishte i thjeshtë:
Duhet të jemi krenarë për atë që Neptun ka arritur, por nukduhet të lejojmë që suksesi ynë i deritanishëm të përcaktojëkufijtë e ambicies sonë për të ardhmen.
Ne kemi markën, njerëzit, njohuritë e tregut dhe tashmë, gjithnjëe më shumë, edhe kapacitetet rajonale për ta çuar Neptun në njënivel tjetër.




