Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, me rastin e 5 Majit ka përcjellë një mesazh përkujtimor për dëshmorët, duke theksuar se kjo ditë mbetet simbol i kujtesës, respektit dhe mirënjohjes së thellë. Mexhiti në statusin e tij në Facebook shkruan se emrat e dëshmorëve “ngrihen mbi kohën dhe bëhen pjesë e përjetësisë së këtij vendi”. “Sot i kujtojmë me respekt e mirënjohje të thellë. Sakrifica e tyre nuk tretet në harresë; ajo qëndron e gdhendur në historinë tonë, si një dritë që nuk shuhet”, ka shkruar Mexhiti. Ai ka theksuar se dëshmorët lanë…
Author: Jeta almakos
Inflacioni periudhën Janar-Mars të këtij viti ishte 3,7% në Maqedoni të Veriut, ndëra Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ishte 3,8%, thonë të dhënat nga Banka Kombëtare e Vendit. “Sa i përket zhvillimeve aktuale në ekonomi, në tremujorin e parë të vitit 2026, norma mesatare vjetore e inflacionit u ngadalësua në 3.7% (nga 4.2% në tremujorin e mëparshëm)”, thonë nga banka në një komunikatë pas takimit të sotëm të Bordit Ekzekutiv. “Në tremujorin e katërt të vitit 2025, ekonomia vendase ruajti një normë reale vjetore rritjeje prej 3.8% pavarësisht mjedisit të jashtëm të pasigurt dhe të paqëndrueshëm”, tha më tutje banka…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka filluar një procedurë për anulimin e diplomave në Fakultetin Filozofik në UKIM dhe në “International Slavic Univesity” për shkak të parregullsive serioze. Këtë e ka konfirmuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ministrija ka bërë të ditur se në Fakultetin e Filozofisë, po anulon tetë diploma nga tetë regjistrime ku tashmë të anuluara, dhe siç tha Janevska, kjo ka të bëjë me gjithsej 17 studentë. Janevska ka theksuar se disa nga studentët ishin të regjistruar në ciklin e dytë dhe tashmë janë diplomuar, ku sipas saj të tjerët vazhduan arsimin e tyre…
Kompania “Dalekovod Zagreb”, e cila po punon në projekte të rëndësishme në vendet skandinave, kryesisht në Suedi dhe Norvegji do të ndërtojë interkoneksionin energjetik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Drejtori rajonal i kompanisë, Nikola Mazhar, në një prononcim për Zyrtare.net bëri të ditur se “Dalekovod Zagreb” ka shtrirje të gjerë në disa tregje evropiane, duke përfshirë edhe Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ndërsa ka realizuar aktivitete edhe në Mal të Zi dhe Shqipëri. Sipas tij, në Shqipëri aktualisht është duke u zhvilluar një projekt kompleks – ndërtimi i nënstacionit të ri në Kamëz, së bashku me rreth 40…
Janevska: Mësuesit do të jenë në detyrë në korridoret dhe oborret e shkollave Ministrja e Arsimit në RMV, Vesna Janevska njofton se mësuesit do të jenë në detyrë në korridoret dhe oborret e shkollave. Në vend të nxënësve, që tani e tutje, mësuesit do të jenë në detyrë në korridoret dhe oborret e shkollave. Dua t’ju informoj se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka dërguar një letër të gjitha shkollave dhe bashkive, duke kërkuar që ato të rikthejnë praktikën që ekzistonte në të kaluarën – të kenë mësues në detyrë gjatë pushimeve të gjata dhe të shkurtra, në vend…
Raportuesi evropian Thomas Waitz propozon tekste në raportin mbi Maqedoninë e Veriut që vënë në pikëpyetje parimet kryesore të Parlamentit Evropian dhe vendosin precedentë të rrezikshëm. Formulimi minon politikat e përcaktuara në kornizën negociuese midis BE-së dhe vendit. Ky qëndrim, sipas “BGNES”, u shpreh nga eurodeputetët bullgarë Ivajlo Valçev i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe Stanislav Stojanov i Grupit të Evropës së Kombeve Sovrane në komentet e dërguara Waitz. Ata mbështeten nga të gjithë përfaqësuesit bullgarë në Parlamentin Evropian në një letër të posaçme dërguar raportuesit, raportuesve në hije, koordinatorëve të politikës së jashtme të grupeve politike në…
Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje qytetarëve që një pjesë të pushimeve verore t’i kalojnë në Maqedoni, pas vendosjes së sistemit të ri për hyrje dhe dalje nga zona Shengen nga Bashkimi Evropian, i cili tashmë po shkakton pritje më të gjata në pikat kufitare. I pyetur nëse shteti do të kërkojë shtyrjen e zbatimit të sistemit gjatë periudhës së verës, Mickoski tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje, por se po zhvillohen bisedime brenda Bashkimit Evropian. “Nuk do të komentoja shumë për këtë mënyrë sjelljeje. Kemi disa bisedime brenda Bashkimit Evropian se si të tejkalohet kjo, por nëse…
“Në Qeveri nuk hyhet për të marrë ministra, por për të realizuar pika programore të premtuara”, kështu u përgjigj Ziadin Sela zërave për përfshirjen e tij në Qeveri. Ai, në një intervistë për Pollogu.News, tha se është i interesuar për tre çështje kryesore. “Jemi të interesuar të diskutojmë për disa tema siç janë ndryshimet kushtetuese, heqja e 20%, badenteri dhe gjykatën kushtetuese për shkak të pengimit një herë e përgjithmonë të majorizimit që kishte për tendence me marrëveshjen e Ohrit që të pengohet nëpërmjet parimit të Badenterit, por sot e pamë që me veprimet e fundit që bëri gjykata kushtetuese…
Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët pas shfaqjes së një mashtrimi të ri përmes mesazheve telefonike. Sipas autoriteteve, persona të panjohur po dërgojnë mesazhe nga numri i huaj +639606963624, ku pretendojnë se pronari i numrit ka kryer një kundërvajtje në komunikacion dhe duhet të paguajë gjobën menjëherë. Mashtruesit i udhëzojnë qytetarët të klikojnë në një link që të dërgon në faqen e rreme “mvr.govmk.cam”, e cila është një kopje e paautorizuar e faqes zyrtare të MPB-së. Pasi viktima klikon në link, i kërkohet të shënojë targat e automjetit dhe…
Sektori i Punëve të Brendshme -Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave nga fshati Përshovcë i Tetovës, për shkak të dyshimеve se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”. MBP sqaroi se i dyshuari i parë 42 vjeçari me inicialet I.E. duke punuar si operator i futjes së të dhënave në Qendrën për Punë Sociale të Tetovës, më datë 2 qershor 2022 dhe 5 tetor 2022, ka lëshuar mjete të paligjshme në shumë totale prej 155.500 denarësh, në emër të të denoncuarit të dytë, 31 vjeçarit me iniciale J.E. MPB sqaron se ato mjete i dedikoheshin…
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski u takua sot me Ambasadoren në Detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Nicole Varnes, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga atje thonë se në takim u konfirmua vendosmëria e përbashkët për të forcuar më tej partneritetin strategjik midis dy vendeve, si dhe për të vazhduar bashkëpunimin intensiv në fushat kryesore me interes të përbashkët. “Bashkëbiseduesit diskutuan thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit dhe përballjes me sfidat bashkëkohore të sigurisë, me referencë të veçantë në rezultatet e vizitës së fundit të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe…
Pasi një ditë më herët ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari, reagoi përmes rrjetit social Facebook ndaj ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po trajtohet rasti i tij dhe për përpjekjet për nisjen e procedurave të ekstradimit, sot kanë reaguar edhe krerët politikë në vend. Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se qëndrimi i Qeverisë për sundimin e ligjit mbetet i pandryshuar, duke theksuar se nuk do të ketë standarde të dyfishta. Sipas tij, çdo person që përballet me organet e drejtësisë gëzon të drejtat e garantuara me…

