Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, mbi 56 për qind e nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Butelit janë shqiptarë.
Këtë e ka bërë të ditur Faruk Nevzati, duke theksuar se nga gjithsej 5.276 nxënës që kanë ndjekur vitin shkollor 2024/2025 në shkollat fillore të kësaj komune, 2.971 nxënës, apo 56,31 për qind, janë me përkatësi etnike shqiptare, shkruan 3shi.net
Sipas Nevzatit, ky numër e vendos komunitetin shqiptar bindshëm në vendin e parë për nga numri i nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Butelit, në një kohë kur shumë komuna përballen me rënie të numrit të nxënësve.
Ai vlerëson se këto të dhëna janë një tregues i rëndësishëm i ndryshimeve në strukturën demografike të komunës.



