Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën në Bishkek të Kirgizistanit me homologun e vet mongol Ukhnaa Khurelsukh, gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026.
Xi Jinping theksoi se bashkëjetesa paqësore, ndihma e ndërsjellë dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta kanë qenë gjithmonë tiparet kryesore dhe themelore të marrëdhënieve dypalëshe. Kina do të vazhdojë t’i vendosë marrëdhëniet me Mongolinë në një pozicion të rëndësishëm në diplomacinë e saj me vendet fqinje dhe do të punojë me Mongolinë për të konsoliduar besimin e ndërsjellë strategjik, për të thelluar bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, për të nxitur shkëmbimet njerëzore, për t’i dhënë më shumë vitalitet partneritetit të gjithanshëm strategjik midis dy vendeve dhe për të nxitur ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët Kinë-Mongoli
Ukhnaa Khurelsukh u shpreh nga ana e tij që Mongolia dhe Kina janë vende fqinje dhe mike. Pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, të dy vendet gjithmonë e kanë respektuar njëri-tjetrin, kanë besim të ndërsjelltë dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore. Zhvillimi i Kinës ofron mundësi të rëndësishme për vendet fqinje dhe udhëheq zhvillimin e Azisë e të botës. Thellimi i bashkëpunimit miqësor me Kinën është parimi kryesor i politikës së jashtme të Mongolisë. Mongolia është e gatshme të konsolidojë vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik me Kinën, të forcojë bashkëpunimin në tregti e investime, industri, bujqësi, miniera dhe ekonominë e gjelbër, duke i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në nivele të reja. Mongolia i përmbahet fort parimit të një Kine, theksoi Khurelsukh, duke shtuar që Tajvani është një pjesë e pandashme e territorit të Kinës dhe çështjet që kanë të bëjnë me Xinjiang-un, Xizang-un dhe Hong-Kongun janë punë të brendshme të Kinës.



