Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair.
Sipas informacioneve të para, në incident kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre të mitur dhe një person madhor. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli.
Njëri nga të miturit, i lindur në vitin 2012, ka pranuar se ka përdorur thikë. Megjithatë, ekspertiza e plotë forenzike pritet të përcaktojë nëse pikërisht me atë thikë janë shkaktuar plagët e rënda të 13-vjeçarit.
Ndërkohë, vëllai i tij, i lindur në vitin 2007, ka refuzuar të japë deklaratë për ngjarjen.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Protestat në Shqipëri: A po e rrezikojnë stabilitetin e Ramës dhe rrugën drejt BE-së?
- ‘Çmendet’ Benita, shfaqet e zhveshur nga dhoma e gjumit
- Parashikimi i motit
- Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë koke boshë
- Të dhënat e protestave në Tiranë: Flakët përfshijnë Gjykatën e Lartë
- Mevlan Ademi solidarizohet me studentët e Tiranës, publikon foto nga protesta
- Zjarri shkatërron pjesë të Gjykatës së Lartë në Tiranë
- IOM: Zhvendosjet e përsëritura përkeqësojnë gjendjen e strehimoreve në Gaza në prag të dimrit



