Nga saunat, xhakuzit dhe pishinat deri te terapia me banjë akulli: Pirin Export sjell trendet më të fundit të wellness-it në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shëndet më i mirë, rikuperim më i shpejtë, ripërtëritje, reduktim i stresit, detoks dhe ndjenja e privatësisë – këto janë disa nga arsyet pse wellness-i në shtëpi po bëhet gjithnjë e më aktual në rajon. Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, hapësira private dhe kapacitetet e mikpritjes dhe turizmit po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi. Pishinat, saunat dhe vaskat xhakuzi nuk perceptohen më vetëm si luks, por si një investim në shëndet, rehati dhe në një cilësi më të lartë jetese e qëndrimi.
Interesi për zgjidhje të tilla po rritet paralelisht me zhvillimin e turizmit bregdetar, vilave private për qira dhe komplekseve moderne rezidenciale. Gjithnjë e më shumë pronarë kërkojnë mënyra për ta shndërruar shtëpinë, vilën apo apartamentin në një hapësirë për relaksim, aktivitet fizik, rigjenerim dhe mirëqenie mendore – përmes mini-saunave, zonave spa në shtëpi, pishinave, xhakuzive ose oborreve dhe tarracave të projektuara posaçërisht.
“Ndryshimi më i rëndësishëm është se sot njerëzit e kuptojnë wellness-in në një mënyrë shumë më të gjerë. Ai nuk lidhet më vetëm me qendrat spa dhe hotelet, por gjithnjë e më shumë po bëhet pjesë e hapësirës private të jetesës. Industria po orientohet drejt një qasjeje që përfshin jetëgjatësinë, shëndetin, mirëqenien mendore, rikuperimin dhe hapësirat e personalizuara të wellness-it në shtëpi”, thotë Vasil Filipov nga Pirin Export.
Në Shqipëri, ky trend është veçanërisht i dukshëm te vilat moderne dhe komplekset rezidenciale, si në Rolling Hills dhe Farkë në Tiranë, si dhe në zonat bregdetare si Dhërmiu, Vlora dhe Durrësi, ku mysafirët dhe pronarët presin gjithnjë e më shumë rehati, privatësi dhe përmbajtje shtesë që e bëjnë qëndrimin më cilësor.
Dinamika të ngjashme vërehen edhe në Kosovë, ku Pirin Export gjatë 10 viteve të fundit ka një pozicion të fortë në shitjen dhe montimin e saunave me porosi, veçanërisht në Prishtinë, Brezovicë dhe Prizren. Gjithashtu, po rritet interesi për sauna të jashtme, të vendosura në oborre ose në tarraca.
Një nga trendet më aktuale të këtij viti janë saunat e jashtme (outdoor), të cilat më së shpeshti kombinohen me xhakuzi. Sipas statistikave, përveç përfitimeve të tjera, këto zgjidhje mund të ndikojnë edhe në rritjen e vlerës së apartamentit/pronës deri në 15%.
Për klientët, këto zgjidhje kanë, përveç vlerës praktike, edhe vlerë komerciale: ato ofrojnë përmbajtje shtesë për objektet turistike dhe mundësi për diferencim në tregun e vilave dhe apartamenteve medhe me qira. Pikërisht për këtë arsye, wellness-i në shtëpi po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një pjesë të stilit modern të jetesës, por edhe në një avantazh në zhvillimin e turizmit cilësor.






