Sërish mediet dhe rrjetet sociale vlojnë me skandalet lidhur me oktapodin e zhvatjes, ka thënë sot në pres konferencë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski. Sipas informatave nga shërbimet e sigurisë në mënyrë të jashtëligjshme janë nxjerrë informata të klasifikuara që më pastaj të zhvaten. Kjo është skandaloze! Nëse këto informata dhe fotografi posedojnë veprime të paligjshme, nuk e dijmë, mirëpo vetë vakti që ato nuk janë përpunuar, por janë dhënë për zhvatje – kjo flet që Zaevi i ka vënë në funksion të gjitha institucionet për pasurim personal dhe dhunë politike. Nëse Vilma Ruskovskës i janë dashur pothuajse katër muaj…
Author: Hamdi Kumanova
Një person është arrestuar në mbrëmjen e të dielës ne Mitrovicë. Siç ka bërë të ditur policia, arsyeja e arrestimit të dyshuarit është pasi që ka kanosur ish- të dashurën. Viktima ka deklaruar se i dyshuari është duke e shqetësuar duke i dërguar mesazhe kërcënuese. I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë janë helmuar dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë për lajmi.net se nxënësit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive nën dyshimin se janë helmuar nga ushqimi. “Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, ka thënë Fazliu. /Lajmi.net/
Me 09.09.2019 në ora 02.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore është arrestuar G.K.(33) nga Republika e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në evidencën operative është evidentuar në stop-listën me kërkesën e Interpolit nga Republika e Greqisë, me masën e arrestit, transmeton Almakos. G.K. është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 08.09.2019 në ora 15.00, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” e kanë arrestuar S.N.(21) nga Velesi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar në Stacionin Policor në Cair dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 08.09.2019 në ora 16.10 në Stacionin Policor në Gazi Babë është arrestuar B.I.(22) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 08.09.2019 në ora 14.00 është lajmëruar se në rrugën regjionale Gradsko-Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “ford fokus” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga J.I.(30) nga Radovishi, dhe motoçikletës “jamaha” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga G.T.(36) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
Nën moton “Dy liqenet – dy qëllime strategjike – BE dhe NATO”, sot në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes do të mbahet turne malor në Galiçicë në nder të 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë. Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se ministrja Radmilla Shekerinska së bashku me pjesëtarët e Armatës do të ngjiten në majën Lako Signoj në Galiçicë. Sipas MM-së, pjesëmarrje kanë paralajmëruar anëtarët e Qeverisë, ambasadorë, atashe mbrojtës.
Janë sanksionuar 33 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë në rrugët e Shkupit. Aksioni kontrollues për zbulimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë me makina, dje nga ora 06:00 deri në mesnatë e ka realizuar Departamenti për siguri në komunikacioni pranë SPB Shkup. Ndërsa nga MPB njoftojnë se janë zbuluar 57 shkelje në komunikacion, për të cilat janë dhënë 12 gjoba dhe 45 fletpagesa për shkelje. Policia mbrëmë ka realizuar aksion edhe për zbulimin e parregullsive të motoçiklistëve, me çka 47 prej tyre janë sanksionuar, kurse janë zbuluar edhe 42 shkelje tjera.
Në ndeshjen e futbollit mes ekipeve FK Sateska dhe FK “Crno Buki”, dje në fshatin Volino të Komunës së Debërcës rreth orës 17:00 ka ndodhur një incident. Siç njoftojnë nga MPB, për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimeve të gjyqtarit të ndeshje,s 47-vjeçari Z.T është futur në fushën e lojës. Zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe gjatë ndalimit të tij, Z.T ka rezistuar, ndërsa zyrtarët policorë janë penguar nga banorët tjerë të fshatit Volino, të cilët më vonë gjithashtu janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Ohër. Zyrtarët policorë i kanë penguar edhe dy persona tjerë, të cilët janë në arrati.…
Organizatat joqeveritare në Kosovë të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thonë se janë duke u fokusuar në disa çështje, që ishin evidentuar edhe në proceset e kaluara si parregullsi dhe shkelje. Votimet familjare dhe presioni mbi votuesit, janë vetëm dy nga çështjet të cilat përmenden si dobësi që i ndjekin proceset zgjedhore në Kosovë. “Demokracia në Veprim”, është një rrjet prej 10 organizatave anëtare dhe 38 organizatave partnere të cilat do ta monitorojnë procesin e zgjedhjeve. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (që bën pjesë në rrjetin Demokracia…
Anton Quni i LDK-së, ka thënë se disa aktivistë nga Nisma Socialdemokrate kanë vendosur që ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas Qunit, këta aktivistë janë të fshatrave Dedaj dhe Bregdri. Postimi i plotë: LDK po rritet çdo ditë. Sot, nga NISMA disa te rinje aktiviste te fshatrave Dedaj e Bregdri vendosen ta vazhdojne aktivitetin e tyre politike ne LDK, per fitoren e madhe me kryeminister Vjosa Osmani. Na prifte e mbara! /Lajmi.net/

