Qeveria bullgare kanë kërkuar përgjegjësi për djegien e flamurit bullgar gjatë kohës së protestës së maqedonasve në diasporë në Melburn të Australisë. Petar Nikolaev, ambasadori bullgar në Australi, nga shefja e diplomacisë bullgare Ekaterian Zaharieva ka marrë detyrë që të takohet me qeveritarët australinë dhe të merren masa kundër autorëve të këtij incidenti dhe të kërkojë nga organet e rendit që të mos lejohen incidente të tilla dhe të mos përdhosen simbolet shtetërore. Gjithashtu edhe Qeveria maqedonase e ka dënuar një akt të tillë, ku përmes tjerash ishin djegur edhe siluetat e ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Kryeministrit, Zoran Zaev,…
Author: Hamdi Kumanova
Me 09.09.2019 në ora 12.00 në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë, Xh.H.(39) nga Kërçova, duke drejtuar motoçikletën “fosti” pa targa, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, pas së cilës është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, transmeton Almakos. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë.
Me 09.09.2019 në ora 16.20 në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, vetura e tipit “folksvagen golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga M.S.(19) nga fshati Sedllarcë, Tetovë, e ka goditur këmbësorin Xh.H.(46) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë Xh.H., pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Nënrkyetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski thotë se në Bruksel po lobon dhe po e arsyeton kërkesën e partisë së tij se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Kam biseduar për domosdoshmërinë për mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve të parakohshme, në të cilat qytetarët do të tregojnë qartë se nga duhet të shkojë Maqedonia, dhe të deklarohen se çka mendojnë për këtë pushtet”, theksoi Nikollovski, duke shtuar se këtë e ka biseduar me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Zhozef Doll. Ai tha se përfaqësuesit evropian janë njoftuar edhe për rastin “Reket” si dhe veprimet e tjera të…
Gjykatësi i suspenduar administrativ, Mustafa Shahini, ka dërguar kërkesë deri te Këshilli Gjyqësor që t`i vazhdohet mandati edhe pas pensionimit të tij, transmeton Almakos. Këshilli me 13 vota “për”, njëzëri vendosi që t`ia vazhdoje mandatin e gjykatësit për një vit pas pensionimit të tij në pajtim me 23 gusht të vitit 2021. Anëtarët e Këshilli, Violeta Bogojeska dhe Loreta Gjorgjievska, komentuan për pikën e vazhdimit të mandatit të Shahinit. Gjorgjievska tha se nuk mund që të prejudikojë vendimin për Shahinin, sidomos në pjesën e respektimit të prezumimit të pafajësisë. Shahini është i dyshuar për keqpërdorime me lëndën për denacionalizim të…
Sekretari organizativ i partisë Alternativa, Bekim Sali ka reaguar pas publikimit të skandalit më të ri nga El Cheka, ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti shqiptarëve të Maqedonisë ia shan 700.000 nana, transmeton Almakos. “Në DUI njësia per matjen e “suksesit partiak” është destruktiviteti. Sa më shumë që je treguar shkatrraq, aq më shumë DUI ta jep mundësinë dhe detyrën partiake që ta vazhdosh këtë. Njerëzve, të cilët e shkatërruan komunën, krijuan mafi urbane, u pasuruan me haraçe dhe e degjeneruan arsimin, sot u jepen dekorata dhe pozicione partiake me autorizime të shtuara.”, shkruan Bekim Sali.
Ish-diplomati serb, Milan St. Protiç, që kishte shërbyer si ambasador i Serbisë në Washington, thotë se Vuçiq duhet të kuptojë që Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje. “Kosova është humbur, dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë. Ajo betejë është humbur”, tha historiani serb Protiç. Teksa ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjes së SHBA’së në këtë proces, Protiç thotë se ofensiva e fundit e SHBA-së për të zgjidhur problemin mes Prishtinës dhe Beogradit…
Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, tha se me emërimin e tij në këtë pozitë, SHBA-ja tregon se është sërish e përqendruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Palmer i bëri këto komente të hënën në Podgoricë, në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Markoviqit, Palmer tha se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm multietnik në rajon dhe se “nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës”. Palmer u emërua përfaqësues për Ballkanin…
Trupi i pajetë i një personi, që dyshohet se i përket luftës së fundit në Kosovë, është gjetur i varrosur në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës. Trupi është gjetur të premten nga qytetarët, gjatë ceremonisë së varrimit të një banori në këto varreza. Në lidhje me rastin është njoftuar policia, njësitet e së cilës kanë izoluar vendin dhe kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa pritet ekipi i mjekësisë ligjore dhe organet tjera të vazhdojnë të merren me këtë rast. /Lajmi.net/
Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit me partinë e tij “ Partia e Serbëve të Kosovës”. Në listën për deputetë të partisë së tij është vërejtur një fakt mjaft interesant. Numrin 2 në këtë listë, Jabllanoviq ia ka thënë babait të tij, Dragan Jabllanoviq. Ndërkohë numrin gjashtë ia ka dhënë gruas së tij, Kristina Nikolceviq Jabllanoviq, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express. Siç shkruan mediumi serb, një gjë e tillë ka ndodhur meqë Jabllanoviq nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin. Aleksander Jabllanoviq…
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot se është krenar me partinë e tij që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë. Veseli ka deklaruar se lista e PDK-së me kandidatë për deputetë do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta luftojë korrupsionin, përcjell lajmi.net. Postimi i plotë: Jam shumë krenar me Partinë Demokratike të Kosovës, që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizion për të ardhmen. Lista jonë e deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i…
Sot në ora 12, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në rezidencën e tij në Cetinje priti në takim ambasadorin e sapoemëruar dhe të plotëfuqishëm të Republikës së Kosovës Ylber Hysa për të marrë letrat kredenciale. Ambasadori Hysa pas përfundimit të mandatit të tij në Maqedoni është emëruar edhe për një mandat ambasador në Mal të Zi. Vlen të theksohet se pas ambasadorit Hysa letrat kredenciale do të dorëzojnë sot edhe ambasadorët e sapoemëruar nga Federata Ruse, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe nga Zelanda e Re. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Malin e Zi do ta vizitoj edhe emisari…

