Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e Eric ëendt me kryeministrin Edi Rama. Wendt mbërriti në Kryeministri paraditen e kësaj të mërkure dhe u prit nga kreu i qeverisë.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada amerikane thekson se në fokus të bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, aspektet ekononike si tregtia dhe investimet si dhe forcimi i luftës kundër krimit të organizuar.
Postimi
Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku.
Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.
The post Ambasada e SHBA zbardh takimin e Eric Wendt me Ramën: Diskutime për mbrojtjen, investimet dhe luftën kundër krimit të organizuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


