Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut sot për mes një njoftimi ka bërë të ditur se nëse shfaqen përgjime të reja, ky institucion nuk do të bartë përgjegjësi. Një njoftim theksohet se egzistojnë dyshime lidhur me kontrollin mbi përgjimet që i posedon kjo prokurori. “Nëse s’arrihet të emërohet Prokuror i ri Special u.d. shef i PSP-së në mënyrë tjetër ligjërisht nuk zgjidhet statusi i PSP-së. Pas 15 shtatorit të gjithë prokurorët –ndihmësit e Katica Janevës, me fuqi të ligjit, do të duhet të kthehen në prokuroritë nga kanë ardhur, mirëpo në PSP dë të vazhdojnë të punojnë rreth 70…
Author: Hamdi Kumanova
Për kreun e LSDM-së dhe njëherit kryeministër i vendit, Zoran Zaev, është e drejtë legjitime që opozita të kërkoj zgjedhje të parakohshme, po aq sa është e drejtë edhe e qeverisë aktuale që të vlerësoj se çka është më me prioritet për vendin, në një moment që siç u shpreh ai të papërsëritshëm, kur vendi pret datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “E drejtë legjitime është që opozita gjithmonë të kërkoj zgjedhje, unë nuk kam dilema për çdo çështje mund të bisedojmë. Normalisht që qëndrimi jonë është ajo çka është në interes të shtetit. Mendoj se…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në Qendrën Sportive “Novo Lisiçe” mori pjesë në mbylljen solemne të Edicionit të Gjashtë të Festivalit “Hëna e zhveshur”, i cili filloi më 2 shtator. Ministri i Kulturës, Ismaili, në kuadër të ndarjes së çmimeve të Festivalit, ia ndau çmimin për shfaqjen më të mirë dhe regjinë më të mirë të shfaqjes “39 shkallë” Teatrit të Komedisë së Zagrebit. Në mbrëmjen e fundit të Festivalit, u interpretua stendap-komedia e Nikolla Todorovskit, ndërsa u shfaq edhe premiera e filmit dokumentar mbi doajenin e kulturës maqedonase, aktoren e madhe, Ançe Xhambazova, të cilin e xhiroi IN…
Policia malazeze raportoi një rast të martesës së detyruar me të mitur, kur një vajzë 11-vjeçare malazeze me kombësi rome ishte martuar në Kosovë. “Një rast i një vajze 11 vjeçare e cila është martuar me dhunë është raportuar në polici. Vajza është në territorin e Kosovës dhe shpresojmë se do të reagojmë shpejt dhe në mënyrë adekuate, duke pasur parasysh që vajza tashmë ka filluar jetën me dhëndrin e dyshuar”, njoftoi Fana Delija nga qendra për Nismën rome. Rasti u raportua të premten dhe, siç shton Delija, ata nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh me vajzën tani.…
Në lagjen Butel të Shkupit, mbrëmë një shtëpi është kapluar nga zjarri, me çka është shkaktuar dëm i madh material. Sipas dëshmitarëve njofton “Makfaks”, shtëpia nuk ka qenë e banuar dhe nga zjarri nuk ka pësuar lëndime asnjë person. Mbrëmë nga kompania energjetike EVN, kishin shkyçur rrymën elektrike në të gjithë lagjen deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me katër makina dhe 11 zjarrfikës, ndërsa zjarri kishte arritur të shuhet në orët e hershme të mëngjesit.
Sot (10-shtator) rreth ora 1 e 50 minuta, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin I.C. nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur marihuanë, me ç’rast i njëjti është mbajtur në Stacionin policor-Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.
Droga ka metastazuar te të gjitha gjeneratat në Maqedoni, kurse për këtë flet edhe rasti i djeshëm në Shkup, ku një vajzë 16 vjeçare është kapu me drogë. Sipas policisë, ajo është kapur bashkë me një 19 vjeçar, shkruan Gazeta Lajm. “Më datë 09.09.2019 në ora 00.40 minuta policët nga SPB Shkup, në rrugën ‘Vele Markov’, te T.D. (19) dhe një vajzë adoleshente 16 vjeçare nga Shkupi kanë gjetur marihuanë. Po punohet për ndriçimin e rastit”, ka njoftuar MPB.
Qeveria bullgare kanë kërkuar përgjegjësi për djegien e flamurit bullgar gjatë kohës së protestës së maqedonasve në diasporë në Melburn të Australisë. Petar Nikolaev, ambasadori bullgar në Australi, nga shefja e diplomacisë bullgare Ekaterian Zaharieva ka marrë detyrë që të takohet me qeveritarët australinë dhe të merren masa kundër autorëve të këtij incidenti dhe të kërkojë nga organet e rendit që të mos lejohen incidente të tilla dhe të mos përdhosen simbolet shtetërore. Gjithashtu edhe Qeveria maqedonase e ka dënuar një akt të tillë, ku përmes tjerash ishin djegur edhe siluetat e ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Kryeministrit, Zoran Zaev,…
Me 09.09.2019 në ora 12.00 në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë, Xh.H.(39) nga Kërçova, duke drejtuar motoçikletën “fosti” pa targa, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, pas së cilës është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, transmeton Almakos. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë.
Me 09.09.2019 në ora 16.20 në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, vetura e tipit “folksvagen golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga M.S.(19) nga fshati Sedllarcë, Tetovë, e ka goditur këmbësorin Xh.H.(46) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë Xh.H., pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Nënrkyetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski thotë se në Bruksel po lobon dhe po e arsyeton kërkesën e partisë së tij se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Kam biseduar për domosdoshmërinë për mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve të parakohshme, në të cilat qytetarët do të tregojnë qartë se nga duhet të shkojë Maqedonia, dhe të deklarohen se çka mendojnë për këtë pushtet”, theksoi Nikollovski, duke shtuar se këtë e ka biseduar me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Zhozef Doll. Ai tha se përfaqësuesit evropian janë njoftuar edhe për rastin “Reket” si dhe veprimet e tjera të…
Gjykatësi i suspenduar administrativ, Mustafa Shahini, ka dërguar kërkesë deri te Këshilli Gjyqësor që t`i vazhdohet mandati edhe pas pensionimit të tij, transmeton Almakos. Këshilli me 13 vota “për”, njëzëri vendosi që t`ia vazhdoje mandatin e gjykatësit për një vit pas pensionimit të tij në pajtim me 23 gusht të vitit 2021. Anëtarët e Këshilli, Violeta Bogojeska dhe Loreta Gjorgjievska, komentuan për pikën e vazhdimit të mandatit të Shahinit. Gjorgjievska tha se nuk mund që të prejudikojë vendimin për Shahinin, sidomos në pjesën e respektimit të prezumimit të pafajësisë. Shahini është i dyshuar për keqpërdorime me lëndën për denacionalizim të…

