Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për Certifikimin e 21 subjekteve politike me gjithsej 685 kandidatë për deputetë. KQZ-ja njofton se Komisioni ende nuk ka arritur t’i shqyrtojë aplikacionet e tjera të subjekteve politike dhe koalicioneve që nuk janë në listë. Ata kanë thënë se aplikacionet e PDK-së, LDK-së, koalicionit AAK-PSD do të shqyrtohen nesër. Kryeshefi i KQZ-së, Enis Halimi, tha se deri më sot, paradite, gjithsej janë futur në sistemin e të dhënave 15 mijë aplikacione për regjistrim. “Deri më sot, në orën 10:30, gjithsejtë janë futur në sistemin e të dhënave 15, 200 aplikacione për regjistrim, të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se janë siguruar disa tekste mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Arifi ka thënë se janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (klasa 1-2-3), Gjuha Shqipe (klasa 2 deri 8, si dhe për katër vjetët në shkollën e mesme). Përmes një postimi në Facebook, Arifi tha se edhe 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do t’u distribuohen nxënësve pasi të paguhet taksa e lincensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva.…
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtuan nga LAMM. Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër, Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Në një shkrim autorial për “New Europe” (https://www.neweurope.eu/article/north-macedonias-extortion-scandal-an-eu-rule-of-law-mission-to-end-state-capture/), javoren prestigjioze të specializuar në çështje evropiane, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka komentuar zhvillimet politike në vend pas skandalit “Zhvatja” dhe ka kërkuar nga lidershipi i ri i BE-së që të ndërmerren disa masa urgjente. Ziadin Sela është shprehur se skandali “Zhvatja” nuk erdhi edhe si befasi, porse situata e krijuar është jashtëzakonisht e rëndë. “Çfarë kjo nënkupton në thelb është falimentimi i vetë parimit të shtetit të së drejtës. Pas katër vite të PSP-së, vendi është rikthyer në pikën zero. Më keq se kaq, besimi i publikut në…
Shkolla e re “Kiro Gligorov” në Lagjen Kapishtec të Shkupit, e cila me pamjen e saj moderne është pamje freskuese nga pamja e barokut në të cilën gjatë dekadës së kaluar është ndërtuar kryeqyteti, është vepër e arkitektit 35-vjeçar, Besian Mehmeti. Së bashku me ekipin e tij të studios BMA, në vitin 2013 aplikoi në konkursin e Komunës Qendër për zgjidhje ideore të shkollës së re komunale. Pikërisht fakti që në konkurs ishte kërkuar shprehje bashkëkohore, kishte qenë edhe arsyeja për të aplikuar. “Skena arkitektonike në atë periudhë, kur projekti ‘Shkup 2014’ po arrinte kulmin, ishte e mjerueshme. Konkursi i…
Propozim-Ligji për Prokurorinë Publike përmban mangësi ligjore. Ekspertët juridik vlerësojnë se propozimi i pushtetit nuk jep pasqyrë të qartë mbi fatin e bombave si dëshmi në procedurë dhe historikun e tyre që nga dorëzimi i tyre në Prokurorinë Speciale Publike nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Paragrafi i fundit i nenit 32 të propozim-ligjit ngrit dyshimet nëse të gjitha materialet e përgjuara dhe sms porositë janë dorëzuar ose jo në Speciale. Në të thuhet se: “Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë është kompetente për të ndjek vepra penale që burojnë nga përgjimet e siguruara në…
Ministria e Punëve të Brendshme dërgoi ankesa te Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Media dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale për shkak të informimit të mediave të caktuara për incidentin në ndeshjen futbollistike në fshatin Volino. Siç kumtuan nga MPB, ankesa është për shkak të dezinformimit të dukshëm me vetëdije nga disa media në lidhje me incidentin dhe presin organizatat gazetareske të reagojnë në veprimin e tillë joprofesional. “Shpresojmë se këto organizata në mënyrë adekuate do të reagojnë në veprimin joprofesional, joetik dhe dukshëm dezinfomues, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, dhunës dhe padurimit…
Disa përfundojnë të arrestuar, disa me lëndime Herët mëngjesin e sotëm, diku rreth orës 3 e 50 minuta, pas një zënke verable, ka ardhur deri në rrahje mesin e më shumë personave në Gostivar. Rrahja ka ndodhur në një lokal në Qendrën Tregtare në rrugën e “Ilindenit”. Në lokalin pronë e O.N. 53 vjeçar, ka shkuar F.M. 28 vjeçar nga fshati Debresh me një person tjetër, prej ku ai ka thyer një shishe. Pronari dhe N.U. 49 vjeçar, kanë kërkuar nga dy personat në fjalë të largohen nga lokali. Pas pak kohësh, banori i Debreshit është kthyer sërisht aty dhe…
Një pjesë e partive opozitare greke kanë drejtuar kritika të ashpra deri te kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis për fjalimin e tij në hapjen e Panairit ndërkombëtarë në Selanik të shtunën mbrëma si në raport me qëndrimet për politikën ekonomike, ashtu edhe për Marrëveshjen e Prespë. Nga SYRIZA thonë se Mitcotakis në praktikë e pranon nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës, nga MERA25 komentojnë se “habit heshtja e kryeministrit grek”, ndërsa nga Zgjidhja greke se Qeveria e ka “dhënë emrin e shenjtë Maqedoni, shkupjanëve”. “Micotakis nga Selaniku, nga Panairi ndërkombëtar në Selanik në fjalim të gjerë prej rreth 7.000…
Prindërit e fëmijëve të shkollës fillore “Aco Shopov” në lagjen Radishani të Shkupit, nesër do ta bllokojnë rrugën Radishanska gjysmë ore, pasi më 5 shtator një fëmijë nëntë vjeç u godit nga një motor. Banorët thonë se kjo shkollë fillore gjendet në këtë rrugë vetë dhe se çdo ditë kanë frikë kur fëmijët e tyre shkojnë në shkollë. Në këtë rrugë s’ka as policë të shtrirë as pengesa tjera që do të rrisin sigurinë dhe do t’i detyrojnë shoferët të ulin shpejtësinë. “Jo vetëm motorët, por edhe makinat qarkullojnë me shpejtësi të lartë në këtë rrugë. Kemi kërkuar nga ish…
Pamja nga maja e Galiçicës drejt dy liqeneve simbolikisht tregon se ai është i drejtuar në dy qëllimet strategjike- anëtarësimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, ka deklaruar sot në majën Lako Signoj në Galiçicë, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila e ka udhëhequr turnenë në alpinizëm “Dy liqene- dy qëllime strategjike- BE dhe NATO” që me rastin e Ditës së pavarësisë e ka organizuar Ministria e Mbrojtjes. “Para dy vitesh kur për herë të parë Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një marsh të këqillë në Krushevë, qëllimi ka qenë të porosisim se nëse di cili është qëllimi i…
Moti i ligë i përcjellë me reshje të fuqishme shiu, breshër, zbrazje elektrike dhe erë të fuqishme mbrëmë e ka kapluar fshatin Pçinje të Kumanovës dhe ka shkaktuar dëme të kulturave bujqësore, ndërsa janë përmbytur edhe shtëpi familjare dhe hapësira ndihmëse, informuan sot banorët e fshatit. Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë, prej ku theksuan se vetëm një banor ka denoncuar dëm, hapësira të përmbytura në shtëpitë familjare. Moti i keq ka shkaktuar edhe dëme të kulturave bujqësore.

