Author: Hamdi Kumanova

Afati për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator të këtij viti. Prej hapjes së afatit deri sot në mesditë KQZ ka pranuar gjithsej 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar për “Zërin” zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor. “Prej 30 gushtit kur ka filluar ky proces dhe deri në mesditën e së dielës (8 shtator) janë pranuar 13 mijë aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi…

Lexo më Shumë

Skenës politike në Maqedoni i shtohet dhe një subjekt i ri politik, i cili do të quhet “Partia jote”. Në përgatitje e sipër është edhe një platformë online, gjithashtu dhe asambleja themeluese do të jetë në fillim të nëntorit. Formimi i partisë ka shumë të ngjarë të zhvillohet nën moton “Ejani së bashku të ndërtojmë një të ardhme me dinjitet”, por logoja e partisë ende po debatohet. Avokati Aleksandar Tortevski thotë për Alsat-M se qëllimi është që të depolitizohet shteti, si një model i suksesshëm ekonomik, dmth një shoqëri e ndryshe nga ajo e LSDM-së, VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. “Ne…

Lexo më Shumë

Në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të plagosur të enjten gjatë përleshjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës. Pacientët që po qëndrojnë në spital, axhë e nip, janë të familjes Rafuna. Detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve ka dhënë për të dielën mjeku i QKUK-së, Shaqir Uka, shef i mjekimit intensiv. Uka tha se njëri nga dy pacientët është në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Të dy pacientët vazhdojnë të trajtohen në mjekimin intensiv të QKUK-së edhe më tutje. Gjendja shëndetësore e tyre tek njëri pacientë është më…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, theksoi se buxheti prej 9 milion eurosh parashikon ndërtimin e një qendre të re rinore në Shkup. Sipas tij, agjencia po merr vendime në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, por besimi i të rinjve për veprim të organizuar duhet të rikthehet. Ai tha se ka përpiluar projekt prej 8 milion eurosh për të mbështetur të rinjtë në garat jashtë vendit. Kaevski tha se kemi organizuar tryeza të shumta, ku është vërejtur pjesëmarrje e konsiderueshme. Ai tha se as që kemi menduar të partizojmë…

Lexo më Shumë

Ditën e pavarësisë disa maqedonas që jetojnë në Australi kanë zgjedhur ta festojnë ndryshe. Ata kanë djegur flamuj shqiptar, grek dhe bullgar, por edhe fotografitë e kryeministrit Zoran Zaev si dhe të zv/kryeministres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shkerinskës. Ky gjest është bërë para konsullatës në Melburn, nga 50 maqedonas që jetojnë dhe punojnë në Australi. Derisa digjeshin flamujt dhe fotografite, protestuesit brohorisnin dhe këndonin duke thënë se “Maqedonasit luftojnë për të drejtat e tyre”. Ata bartnin vetëm flamuj me Diellin nga Kutlesh, kurse disa nga protestuesit mbanin maska për fytyrën. Në fund mbajtën edhe një fjalim të shkurtër, ku…

Lexo më Shumë

Padi penale për drejtorët e shkollave filloredhe në Gjykatën Administrative kanë parashtruar 60 prindër, fëmijët e të cilëve nuk janë regjistruar në shkollë për shkak të mospranimit të vaksinave. Avokati që përfaqëson këta prindër Zvonko Davidoviç thekson se vendimi për mosregjistrim të fëmijëve të pavaksinuar bie ndesh me ligjin për arsim fillor të obligueshëm. Sipas tij prindi nëse refuzon vaksinimin e fëmijës mund të përballet me padi kundërvajtëse, por jo me ndalesë për regjistrim në shkollim fillor të obligueshëm. “Nuk ekziston kusht i tillë që nëse fëmija nuk është vaksinuar të mos mundet të regjistrohet në arsimin fillor i cili…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë që Orce Kamçev të ketë incizuar edhe bisedat me të. Kamçev është biznesmeni i cili këtë pranverë ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin dhe ata dy janë takuar vonë në mbrëmje. Në një intervistë për revistën javore “Fokus”, Zaev thotë se atij ia kishin paraqitur incizimet dhe se ajo gjë e kishte nxitur që menjëherë ditën e ardhshme ta raportojë çështjen në Prokurori, e pas kësaj Kamçev ishte thirrë si dëshmitar. “Nuk mund të them nëse më ka incizuar. Nëse incizon gjithandej, ka mundësi të më ketë incizuar. Kur dikush vjen tek unë,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uroi Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe të gjithë qytetarët e vendit me rastin e Ditës së Pavarësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Më lejoni me kënaqësi të veçantë në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar t’ju bëj urime të sinqerta dhe përshëndetje të ngrohta vëllazërore për ju dhe të gjithë qytetarët tuaj. Jam i bindur që falë vullnetit, përvojës dhe vizionit tuaj marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore dhe bashkëpunimi që ekzistojnë midis vendeve dhe popujve tanë do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen”, thuhet në urimin e Metës. Ai…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut si shtet duhet të tregohet e kujdesshme me veprimet e saj për të ruajtur stabilitetin e brendshëm politik, që të mund t’u bëj ballë goditjeve eventuale që mund të marrë nga grupe të caktuara, në këtë periudhë të para-anëtarësimit të vendit në NATO, theksojnë ekspertët për çështje të sigurisë. Këto komente vijnë pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski pas takimit të Këshillit të Sigurisë ka theksuar se “gjatë 40-50 ditëve të ardhshme, Maqedonia e Veriut si shtet hyn në një periudhë që mund të jetë turbulente edhe nga aspekti politik edhe nga ai i sigurisë,…

Lexo më Shumë

Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, deri në vitin 1912, Shkupi ushtroi funksionin – statusin e kryeqytetit administrativ përbrenda një territori prej 32.000 kilometrave në katrorë të Vilajetit të Kosovës. Pas pushtimit dhe aneksimit serb të Kosovës më 1912, Shkupi mori statusin e Qarkut të cilin e vazhdoi edhe gjatë pushtimit dhe administrimit bullgar (1915-1918). Paralelisht me ndryshimet administrative, demografia e Kosovës ka zgjuar interes të madh në qarqe të ndryshme gjatë shekullit XIX dhe dy dekadat e para të shekullit XX. Pos organeve administrative osmane që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative…

Lexo më Shumë

Rekomandimet që do të shpreh Komisioni i Venedikut do të ndihmojnë në shmangien e dallimeve mes partive politike rreth Ligjit që rregullon çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, theksojnë ekspertët në këtë lëmi. Gjatë kësaj jave, ekspertë të Komisionit të Venedikut kanë realizuar takime të drejtpërdrejta me të gjithë përfaqësuesit e partive politike parlamentare pas çka pritet të dalin me sugjerime konkrete rreth ligjit në fjalë. Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa e Lirë thekson se Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të përcaktojë saktë gjuhën shqipe si…

Lexo më Shumë

Në vitin 1991, në një kohë të pasigurt, ne qytetarët, u bashkuam rreth idesë për shtet tonin të pavarur. Pastaj, sfida e madhe në vend të arsyes për ndarje, u bë arsyeje e bashkimit, të gjithë u mblodhëm përreth idesë për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane. Kështu ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në urimi për qytetarët me rastin Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore. Me kalimin e viteve, siç thekson presidenti, ka pasur gabime dhe suksese, por së bashku i kanë kapërcyer të gjitha. “Në vitin 1991 zgjodhëm pavarësinë, në vitin 2001 bashkëjetesën…

Lexo më Shumë