Skenës politike në Maqedoni i shtohet dhe një subjekt i ri politik, i cili do të quhet “Partia jote”. Në përgatitje e sipër është edhe një platformë online, gjithashtu dhe asambleja themeluese do të jetë në fillim të nëntorit. Formimi i partisë ka shumë të ngjarë të zhvillohet nën moton “Ejani së bashku të ndërtojmë një të ardhme me dinjitet”, por logoja e partisë ende po debatohet. Avokati Aleksandar Tortevski thotë për Alsat-M se qëllimi është që të depolitizohet shteti, si një model i suksesshëm ekonomik, dmth një shoqëri e ndryshe nga ajo e LSDM-së, VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. “Ne duam të bëjmë parti që do arrijë tek çdo qytetarë përmes rrjeteve sociale. Kjo do të thotë se çdo anëtarë i joni dhe shumë qytetarë do pyeten për të gjitha çështjet kryesore që u interesojnë. Duam ta dëgjojmë mendimin e tyre dhe ato do i respektojmë. Ndryshe, përcaktimet themelore janë, shteti i së drejtës, ekologjia, mbikëqyrje e plotë ndaj territorit të Maqedonisë në kuptim të vjedhjes së maleve, ndezjes së zjarreve, vjedhjeve, një koll qendër e cila tërësisht do e incizonte gjithë atë nga aspekti i shkeljes së ligjit dhe sanksionimin e autorëve”, theksoi Aleksandar Tortevski, nismëtarë i “Partia jote”. /Alsat-M
Data 30.09.2026
Aktuale
- Qindra okupues izraelitë përsërisin inkursionet me rituale në Al-Aksa
- Kosova në një moment vendimtar: Presidenti në rrezik, opozita dhe pushteti përplasen
- Jack Smith përmend dënimin e Hashim Thaçit si një arritje, përballë akuzave për abuzim me detyrën
- Detaje të reja/ Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro Armand Dukës, dy të rinjtë: Një i tretë na tha të merrnim një porosi
- Gresa Behluli merr vendimin e madh për ta lëshuar Kosovën, nuk do ta besoni se cilin vend e ka zgjedhur për të shkuar –shumë larg
- Vizita e von der Leyen/ Ilda Zhulali: Asgjë ekskluzive për Tiranën, BE me kushte për vendet kandidate
- Genc Gjokutaj: Hajduti shkruan me dorën e tij ligjin mbi të cilin do ta hetojë prokurori dhe gjykojë gjykata
- (VIDEO) Monumenti historik apo prejardhja e reperit?! Spoti i Don Xhonit çon peshë Maqedoninë e Veriut




