Për drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë, është pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor dhe protokolli zyrtar, për të dhënë disa mesazhe politike nga KE.
Zhulali tha se vizita e Von der Leyen nuk ka asgjë ekskluzive, sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke pasur parasysh edhe rrethanat politike të BE ndaj zgjerimit, e cila sipas saj nuk shikohet me pozitivetet, për shkak se forcat e reja atje nuk janë shumë pro zgjerimit.
Zhulali shprehet se tanimë BE ka vendosur një paketë kushtesh të reja për vendet kandidate, kryesisht sa i përket sundimit të ligjit, aksesit në tregun e përbashkët, skanim të investimeve strategjike apo dhe përthithjen e fondeve nga unioni për vendet aderuese.
Vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë është pjesë e një turneu në Ballkanin Perëndimor, është pjesë e protokollit zyrtar, s’ka asgjë ekskluzive, vjen në rajon për të dhënë disa mesazhe politike nga KE. Për shkak të rrethanave ku ndodhet Ukraina është një proces negociatash dhe BE duhet të marë pjesë në këtë negociata dhe duhet të ofrojë edhe dicka, një hartë rruge se si ta integrojë Ukrainën në BE.
Pjesë e kësaj paketë për anëtarësim të shpejtë, përfshihet Mali i zi, Shqipëria dhe Moldavia. Në një vagon tjetër janë Serbia, Bosnje Hercegovina, RMV, Turiqa dhe Kosova, pasi e kanë shumë të largët këtë perspektivë.
Duke pasur parasysh rrethanat politike të BE ndaj zgjerimit nuk shikohet me pozitivetet pasi ka forca të reja politike që s’janë pro zgjerimit. Atëherë KE, ka ndërmarrë një straegji të re, se si do ta ndërtojë procesin e anëtarësimin e këtyre vendeve, do ndërtohet një hartë e re rruge, një hartë indikative që ke e bën për herë të dytë.
Ka bërë më parë më 2018 duke menduar që Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësoheshin deri më 2025, jemi sot s’janë vende të BE, Serbia ka bërë hapa pas dhe nuk konsiderohet vend pararojë në rajon, ajo është e izoliuar.
Edhe kjo hartë rruge që do propozohet sot nga Von der Leyen s’është përcaktuese apo me afat të qartë për Shqipërinë e Malin e zi, është orientim që në BE ka dëshirë për anëtarësim të vendeve tona, por është në dorën tonë nëse plotësojmë kushte.
BE ka vendosur kushte të reja, KE do të propozojë që vendet kandidate para anëtarësimit të bëhen pjesë e prokurorisë europiane, për zbatimin e ligjit, kanë vedosur dhe kushte të tjera për qasje në tregun unik, skanim të investimeve strategjike, të eksporteve, të mënyrës së si përdoret teknologjia e info, sanksionet e BE.
Vijnë me paketë kushtesh për ne, pa plotësuar këto s’ka përparim. Tjetër kusht janë fondet e BE, e ripërforcojnë që nëse do ketë prapësim demokratik do të ndërpriten fondet e BE, nesë do abuzohet do ketë pasoja edhe më të gjera.
The post Vizita e von der Leyen/ Ilda Zhulali: Asgjë ekskluzive për Tiranën, BE me kushte për vendet kandidate appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


