Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar ndryshimet e prezantuara këtë të mërkurë nga kryeministri Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjokutaj shprehet se pjesa dërrmuese e dispozitave janë të konceptuara enkas për të shkatërruar hetimin dhe provat.
Sipas Gjokutajt, ndryshimet e prezantuara minojnë dhe asgjësojnë në thelb procesin penal të hetimit dhe gjykimit. Avokati thekson se me rregullat e reja, gjykatat dhe prokurorite shqiptare do të kthehen në “harem” të krimit dhe korrupsionit shtetëror.
Të nderuar Miq!
Sot KM akoma në detyrë Edi Rama paraqiti ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale!
Jo vetëm kaq por jepte direktiva proceduriale se si duhej të mendonte, gjykonte dhe vendoste Gjykata!
Pra atelieja e vizatimit u kthye në sallë gjykimi!
Pjesa dërrmuese e dispozitave janë të konceptuara enkas për të shkatërruar hetimin dhe provat!
Pra nuk do të arrestohet, hetohet dhe gjykohet askush nëse vjen nga banda e Ramës!
Shto këtu edhe SPAK-un i cili korrupsionin e quan shpërdorim detyre, shpërdorimin e detyrës shkelje të barazisë në tendera apo përkrahje pas kryerjes së krimit etj.
Me këto ndryshime që minojnë dhe asgjësojnë në thelb procesin penal të hetimit dhe gjykimit Gjykatat dhe Prokurorite shqiptare do të kthehen në “harem” të krimit dhe korrupsionit shtetëror!
Nuk ka dalë kot shprehja se kur …. në Pallatin Mbretëror hyn kllouni, nuk bëhet kllouni mbret por Pallati Mbretëror kthehet në cirk!
Siç po ndodh me KM akoma në detyrë dhe Drejtësinë Penale!
Që do të thotë as më shumë e as më pas se njeriu që ishte nisur për në burg sot me forcën e Pushtetit Korruptiv dhe kapjes se Shtetit po bën ligje për të liruar banditët bashkëpunëtorë dhe për të penguar denimin e krimeve në të ardhmen!
Jemi rasti unikal dhe fatkeq ku hajduti shkruan me dorën e tij ligjin mbi të cilin do ta hetojë prokurori dhe gjykojë gjykata!
Ta “gëzojmë” Republikën Shqiptare të bananeve.
The post Genc Gjokutaj: Hajduti shkruan me dorën e tij ligjin mbi të cilin do ta hetojë prokurori dhe gjykojë gjykata appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


