Author: Hamdi Kumanova

Brenda dy ditësh, ka pas dy sulme ndaj punonjësve mjekësorë në vend. Mbrëmë në 20:50 minuta është sulmuar fizikisht një infermiere 60-vjeçare në Poliklinikën e Draçevës. Sulmuesi ka qenë një burrë 41-vjeçar, i cili mbase është pacient në stacionin atë poliklinikë. “Më 06.09.2019 rreth orës 20:50 në SPB Shkup është raportuar se në poliklinikën Draçevë J.G. (41) e ka sulmuar fizikisht M.L. (60), infermiere. Pasi të dokumentohet çështja do të ngritët kallëzim përkatës kundër J.G.”, njofton MPB-ja. Oda e mjekëve ka reaguar ashpër ndaj dhunës mbi personelin mjekësor, që është shpeshtuar kohët e fundit. “Jemi të shqetësuar nga liria që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë. “I dashur Talat, Me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në  emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, Ju dërgoj urimet më të mira për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirëqenien e qytetarëve të saj dhe suksese në rrugëtimin e saj evropian. Nëpërmjet Jush i dërgoj urimet më të mira Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarëve të vendit tuaj dhe një…

Lexo më Shumë

Inspektorët e qytetit të Shkupit sot, gjatë kontrollit në Bit Pazar, ua kanë marrë licencat 4 taksistëve. Taksistët si zakonisht kanë qenë të parkuar dhe kanë pritur pasagjerë në bulevard, jo në stacionin e përcaktuar për taksistët, njofton SDK. “Licencat u janë marrë për një afat prej 30 ditësh për shkak të pengimit të trafikut dhe parkimit të parregullt jashtë pikës së përcaktuar. Inspektorati i Qytetit të Shkupit do të vazhdojë me kontrollet intensive në të gjithë qytetin për të parandaluar parkimin e taksistëve jashtë rregullit dhe kudo që mbërrijnë ata. Të gjithë atyre të cilët nuk do t’iu përmbahen…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë në hapjen e Edicionit të 14-të të “Roma Truba Fest” në sheshin e qytetit në Kumanovë, duke vënë në dukje se Ministria e Kulturës e mbështet edhe këtë festival, ndërsa për përvjetorin e ardhshëm njoftoi se do të ketë mbështetje edhe më të madhe. “Kam nderin që sonte ndodhem në këtë festival të mrekullueshëm dyditor, ku marrin pjesë emra të shquar vendorë dhe të huaj. Ministria e Kulturës mbështet shumë festivale dhe ngjarje kulturore në vend dhe e mbështet edhe këtë festival, por meqë në vitin e ardhshëm është përvjetori juaj ne do…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai tha se më 1991, në një kohë të pasigurt, ne, qytetarët, u bashkuam rreth idesë së shtetit tonë, të pavarur. “Me kalimin e viteve kemi pasur ulje-ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku kemi kapërcyer të gjitha tundimet. Në 1991 kemi zgjedhur pavarësinë, më 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi në portat e institucioneve evropiane dhe euro-atlantike. Për të arritur qëllimin, duhet të rivendosim unitetin që kishim në fillim të pavarësisë. Ne kemi nevojë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis iu referua promovimit, mbrojtjes dhe forcimit të produkteve greke nga Maqedonia e Veriut që mbajnë emrin “produkte maqedonase” dhe markës “Maqedoni” gjatë fjalimit të tij në Panairin e 84-të Ndërkombëtar të Selanikut, njofton korrespodentja e AIM-së nga Athina. “Prioriteti ynë absolut, për të cilin kemi biseduar shumë herë me prefektin, është mbrojtja dhe përmirësimi i produkteve maqedonase duke vendosur dhe certifikuar ndërkombëtarisht një markë kolektive për to. Ne do ta mbrojmë markën “Maqedonia”, Maqedoninë e vërtetë, Maqedoninë autentike dhe do ta mbështesim atë me një fushatë të shkëlqyer komunikimi. Për produktet, kjo do të tregojë,…

Lexo më Shumë

Për shkak se nesër është ditë pune me rastin e festës “8 Shtatorit”, ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, transporti publik me autobus do të zhvillohet sipas orarit të së dielës, informojnë nga NTP-Shkup. “Linja për në Vodno do të punojë me orar të zakonshëm, ndërsa sipas orarit të së dielës do të lëvizin edhe autobusët e linjës 25, 25A dhe 25 B. Transporti në linjat përkatëse për të gjithë udhëtarët do të jet falas sipas vendimit të Qytetit të Shkupit për transport falas të dielën në linjat përkatëse për të gjitha kategoritë e udhëtarëve”, njoftoi NTP-Shkup. Tre pika…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK do të kandidojë me 110 deputetë në listë të cilës i prinë Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga radhët e partisë. Në listë nuk janë parë as kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e as ish-kryetari Fatmir Sejdiu. Por, ajo që është më e çuditshme është fakti se në listën e LDK-së mungojnë edhe fëmijët e presidentit dhe kryetarit historik të LDK-së, Ibrahim Rugovës. Kohëve të fundit, është rikthyer fuqishëm në ligjërimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kthimi i frymës rugoviane brenda…

Lexo më Shumë

Hysni Ismaili është ministri i tretë i Kulturës në kete qeveri dhe postin e mori pas bashkepartiakut te tij Asaf Ademi, i cili u tërhoq nga posti për shkaqe personale. Edhe pse ka shumë kritika se nuk është kuader adekuat, pasi si profesor i mjekësisë është emeruar Minister i Kultures, karriera e tij permban një bagazh mbreselenes kulturor: në vitet e 90-ta ka qenë redaktor i librave, organizator i Panairit të parë të Shtepive botuese shqiptare private, themelues i Shtëpisë Botuese “Logos A”, redaktor i shumë radiodramave dhe radioemisioneve. Ne intervisten e tij të parë për Makfax, ministri Ismaili thotë…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se ata si parti përgjegjëse, vazhdojë të zbatojmë masa që nxisin rritjen ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. “Qeveria e drejtuar nga LSDM e miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2019, i cili vazhdon të shpërndajë më shumë para për qytetarët dhe ndërmarrjet. Rebalancimi i buxhetit synon të ndajë fonde nga ato shtyllat që nuk janë shfrytëzuar, në shtyllat që ofrojnë zhvillim ekonomik. Siç premtuam, pas mbylljes së çështjeve të mprehta që na dërgojnë në NATO dhe mundësojnë fillimin e negociatave me BE, fillojmë me një intensitet të fortë për të përmirësuar standardin e…

Lexo më Shumë

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar pas përleshjes me thika në Lipjan. Ky informacion është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa aktualisht policia është duke u marr me hetimin e rrethanave. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të…

Lexo më Shumë