Author: Hamdi Kumanova

Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren, të shtunën rreth orës 13:00. Kjo është konfirmuar nga togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli. “Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli. Ai tha se në vendin e ngjarjes aktualisht është policia e hetimeve…

Lexo më Shumë

Dje pas dite ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Kërçovë-Gostivar, në të cilën janë lënduar disa persona. “Dje në orën 12:30 është paraqitur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar ka ndodhur në aksident në mes një veture “Chevrolet Spark” me targa të Ohrit, e drejtuar nga A.B (19) nga Struga dhe një veture “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.S. (35) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë A.B. dhe bashkudhëtari E.I. (23) nga Struga të cilët janë dërguar në spitalin e Gostivarit për dhënien e ndihmës mjekësore. Lëndime të lehta trupore kanë…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve K.H dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas njoftimit, të pandehurit dyshohen se më 2 shtator 2019, në filialin e bankës Raiffeisen në Shtime, me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, paraprakisht kanë përgatitur planin për kryerjen e kësaj vepre duke i…

Lexo më Shumë

Është ngritur padi penale ndaj vëllezërve nga Reçica e Madhe e Tetovës për rrahjen e mjekut në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton 24info. Sipas Ministrisë së Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sot ngriti kallëzime penale kundër A.B (43) nga Reçica e Madhe e Tetovës dhe vëllait të tij L.B (40) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht mjekun A.E (45) në Repartin e Sëmundjeve të Lëkurës në Spitalin Klinik të Tetovës, ditën e djeshme nga 9 deri në 9:30. A.B dhe L.B janë privuar nga liria dhe…

Lexo më Shumë

Sindikata e Qendrës Klinike dënon sulmin fizik ndaj një dermatologu që punon në Spitalin Klinik të Tetovës. “Ky sulm i egër dhe brutal në prani të organit të rendit dhe qetësisë publike edhe përkundër të gjitha deklaratave deklarative, kartave dhe deklaratave të nënshkruara dhe të shprehura në të kaluarën për të parandaluar që incidente të tilla të izolohen, ato vazhdojnë dhe po rriten me intensitet të lartë”, deklarojnë nga Sindikata. Është e qartë se, thonë nga atje, mjekët, infermierë dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor gjatë kryerjes së punëve nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm, dhe çdo ditë janë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit te Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se partia e katërt që do të vendosë mbi shkarkimin e prokurores Katica Janeva është Aleanca për Shqiptarët. Duke shpjeguar rregulloren e Kuvendit për thirrje të seancës për shkarkimin e Janevës, thotë se ende nuk e ka pëlqimin e katër partive për konvokimin e seancës, por nuk beson se do të ketë problem për këtë. “Sipas parimeve bazë mbi të cilat edhe është themeluar Prokuroria Speciale gjatë biedimeve të Marrëveshjes së Përzhinos, mbi konceptin e përfaqësimit adekuat në kontekst politik dhe etnik rezulton që në këtë moment kur vendoset për…

Lexo më Shumë

Në aktvendim nuk vihet në pyetje nëse vepra penale për të cilën akuzohet Dejan Davidovski në Maqedoninë e Veriut (ngjarjet e 27 prillit), por lidhet me veprat e parashikuar nga Kapitulli 18 nga Kodi Penal i Suedisë, të cilët cilësohen si “vepra penale politike” dhe jo “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues” (rrënim i dhunshëm i qeverisë, pengesë me dhunë në punën e qeverisë, Kuvendit, shefit të shtetit, gjykatave…) për të cilat, mund edhe të miratohet ekstradim. Në parim përmbajtësor edhe në Ligji i Maqedonisë tonë për bashkëpunim ndërkombëtarë me veprat penale është i ngjashëm. Aktvendimi i Gjykatës së Lartë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka shfaqur dyshime se edhe ai mund të jetë i inçizuar nga biznesmeni Orce Kamçev, në rastin kur ka denoncuar se është zhvatur dhe kushtëzuar nga shoumeni Boki13 në rastin “Reket”. Zaev në intervistën për “Fokus” theksoi se nuk përjashton mundësinë të ketë ndodhur kjo, dhe të jetë inçizuar ashtu siç ka ndodhur me personat e tjerë të përfshirë në këtë rast. “Nuk mund të them saktësisht se më ka inçiyuar. Nëse ka inçizuar gjithëkund, është e mundur që e ka bërë edhe me mua. Kur të hyni këtu tek unë, fillimisht dorëzoni telefonat, sipas procedurës që…

Lexo më Shumë

Rekomandimet që do të shpreh Komisioni i Venedikut do të ndihmojnë në shmangien e dallimeve mes partive politike rreth Ligjit që rregullon çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, theksojnë ekspertët në këtë lëmi. Gjatë kësaj jave, ekspertë të Komisionit të Venedikut kanë realizuar takime të drejtpërdrejta me të gjithë përfaqësuesit e partive politike parlamentare pas çka pritet të dalin me sugjerime konkrete rreth ligjit në fjalë. Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa e Lirë thekson se Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të përcaktojë saktë gjuhën shqipe si…

Lexo më Shumë

Policia dje ka arrestuar pesë persona nga Shkupi tek të cilët është zbuluar mariuanë njoftojnë nga MPB. Dje SPB Shkup në rrugën “Marko Oreshkoviq” ka arrestuar M.A. (29) nga Shkupi për shkak se tek ai është zbuluar mariuanë. Ai është dërguar në stacionin policor në Kisella Vodë. Po të njëjtën ditë në rrugën “23 tetori” është arrestuar S.P. (36) dhe A.G. (36) të dy nga Shkupi sepse tek ato është zbuluar materiale pluhur dhe janë dërguar në stacionin policor në Aerodrom. Në stacionin policor në Çair është arrestuar A.D. (41) nga Shkupi pasi gjatë kontrollit të bërë ndaj tij është…

Lexo më Shumë

SPB e Kumanovës kanë ngritur padi kundër tre personave me iniciale E.B (24), S.V (21) dhe A.V (45), që të gjithë nga Kumanova, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “dhunë”, kanë informuar nga MPB. Më datë 02 shtator 2019 në një lokal në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë kanë sulmuar fizikisht bashkëqytetarin e tyre me iniciale S.A (21) nga Kumanova.

Lexo më Shumë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Shakovicë të Podujevës. Shtëpia ishte e një personi i cili jeton në Gjermani. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në atë shtëpi janë shkaktuar dëme vlera e të cilave ende nuk dihet. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin. “Fsh. Shakovicë, Podujevë 06.09.2019 – 05:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar i cili jeton në Gjermani e kishte kapluar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të…

Lexo më Shumë