Pyesim Agim Nuhiun pse në stacionin policor Proleçe(Kisella Vodë) janë vetëm DY POLIC SHQIPTAR? Ky stacion mbulon dy komuna Kisela Vodën dhe Sopishten. Sot në mledhjen e rradhës të këshillit Komunal Sopishtë me propozim të këshilltarit të A.SH u miratua njëzërit që në teriritorin e Komunës së Sopishtes të shtohet numri i policëve Shqiptar,për arsye se ne teritor të kësaj Komune jetojn afërsisht 40% e popullatës Shqiptare. Deri tani patrullat policore në këte teritor kan qën njëetnike(maqedone),e kaluara na mëson se në kete komun ka pasur probleme me rrahjen e nxenesve Shqiptar neper autobus,prandaj si preventiv A.Sh nëpermjet këshilltarit të…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Publike (PP) përmes një kumtese për media informon se pas mbajtjes së kolegiumit profesional, ka vendosur t’i ndërmerr nën kompetenca lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Nga PP thonë se ky vendim bazohet në pozicionin kushtetues të Prokurorisë Publike si organi i vetëm shtetëror kompetent për ndjekjen penale të kryesve të veprave penale dhe veprave të tjera ligjore, parimi i ligjshmërisë së ndjekjes penale nën të cilën prokurori publik është i detyruar të ndjekë ka të dhëna se një vepër penale po ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, si dhe një detyrim në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin…
Presidenti i Republikës së Francës Emmanuel Macron, i ka dërguar letër urimi presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Macron në letër thotë se ky vit u shënua me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës dhe nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni. “Propozim-ligji, i cili do të mundësojë ratifikimin e tij, tashmë është dërguar në Parlamentin Francez, i cili do ta shqyrtojë së shpejti. Dua të përshëndes këto zhvillime të rëndësishme, që promovojnë stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të…
Dënojmë ashpër sulmin fizik ndaj mjekut A.E nga Tetova i cili sot është sulmuar fizikisht, në vendin e tij të punës, duke marrë lëndime të rënda trupore. Nuk është hera e parë që mjekët dhe stafi mjekësor i Spitalit Klinik të Tetovës por edhe të spitaleve tjera janë viktima të sulmeve fizike. Kjo ndodh për shkak të neglizhencës së institucioneve përkatëse, duke filluar nga vetë Qendra Klinike e Tetovës e cila nuk siguron sigurim adekuat, gjë që do të parandalonte një akt të tillë mizor dhe të shëmtuar, e deri tek institucionet tjera kompetente, policia dhe prokuroria që nuk marrin…
Dy neurokirurgët me renome ndërkombëtare, Prof. Dr. Henry Thomas Marsh nga Anglia dhe Prof. Dr. Mentor Petrela nga Republika e Shqipërisë, sot e vizituan Universitetin e Tetovës. Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i një ligjërate publike nga Prof. Dr. Henry Marsh kushtuar intelegjencës artificiale. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha, në paraqitjen e tij para auditorit u shpreh se prezenca e dy neurokirurgëve me famë botërore, siç janë, Prof. Dr. Henry Thomas Marsh dhe Prof. Dr. Mentor Petrela, është një nder dhe respekt i madh që i bëhet Universitetit të…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, kërkon që lëndët e PSP-së të mbetura në gjysmë, të procedohen dhe të zbardhen plotësisht. Zëdhënësi i kësaj partie Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp tha se nuk do të ketë amnisti për askënd dhe se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të gjitha ato lëndë duhet të vazhdojnë të procedohen dhe të marrin epilog gjyqësorë që të ketë drejtësi. Maqedonia e Veriut është shtet i së drejtës ndërsa ligjet vlejnë për të gjithë pa përjashtim”. “Për të gjithë të cilët në mënyrë transparente përmes procedurave gjyqësore…
Prokurorja e Speciale, Lençe Ristovska nuk ka informacionet se çfarë do të ndodh me lëndët e PSP-së, gjegjësisht a do t’i kalojnë ato Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), transmeton Portalb.mk. “Ajo është lëndë e harmonizimit, kur të kemi informacione, do t’i kumtojmë”, tha Ristovska. Ruskovska ka premtuar se qëndrimi i PSP-së për ngjarjet e fundit do të publikohet ne ueb faqen e PSP-së. “Kuptohet, kur do të kemi informacione, të cilat mund t’i kumtojmë, më besoni se do t’i kumtojmë. Besoj se gjatë ditëve në vijim do të keni informacione edhe nga PSP-ja e cila do të jetë e publikuar në…
Gjykata Themelore e Prizrenit e ka detyruar Republikën e Kosovës që ta kompenzojë dëmin prej 95 mijë eurosh që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shkaktuar familjes Kastrati duke neglizhuar rastin e vajzës së saj të ndjerë, Diana Kastrati. Lajmi u bë i ditur Shoqëria e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” SHPK. “Familja e të ndjerës Diana Kastrati, e përfaqësuar nga avokatura “Sejdiu & Qerkini”, pas disa viteve në kontest civil për kompensim dëmi kundër Republikës së Kosovës, sot mori lajmin se Gjykata Themelore në Prizren ka detyruar Republikën e Kosovës që ta kompensojë dëmin prej €95,000.00 që Gjykata Themelore në…
Kërkesa për kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale te Prokuroria e Rregullt dhe nisja e procedurës parlamentare për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, sipas njohësve të çështjeve juridike, nënkupton edhe shuarjen përfundimtare të këtij organi special të akuzës. Bëhet fjalë për të paktën 17 padi kundër 93 ish zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015 kur ishte themeluar kjo prokurori, por që ende nuk kanë marrë epilog. Prokuroria Speciale u themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve që ishte edhe bazë për ngritjen e padive si dhe vlerësimit se hetimi nuk mund t’i lihej organeve…
Komuna e Shuto Orizares bëhet me kopsht të ri energjetik efikas në të cilin do të akomodohen rreth 200 fëmijë. Kopshti është ndërtuar në vendin ku para katër viteve u dogj kopshti i vjetër. Ndërtimi ka zgjatur dy vite e gjysmë, ndërsa financiarisht ishte ndihmuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Mbretëria e Norvegjisë, me mbështetje të UNDP-së. Kopshtin, i cili është në fazën e fillimit zyrtar me punë, sot e vizituan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetari i komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, sekretari i parë i Ambasadës norvegjeze në Beograd, Geir Hakon…
Në autostradën Tetovë-Shkup, para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rënd trafiku. Alsat jozyrtarisht mëson se tre persona kanë pësuar lëndime trupore, me çka informatat e para flasin që shoferi është lënduar më lehtë, ndërsa dy femra që kanë qenë bashkudhëtare në makinën e aksidentuar janë transferuar për në klinikën e Shkupit, me lëndime më të rënda. Pritet që gjatë ditës MPB të jep detaje rreth këtij aksidenti.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, një mjek në Tetovë sot është rrahur nga pacienti i tij, transmeton Portalb.mk. Mjeku i lënduar gjendet për mjekim, ndërkaq gjendja e tij shëndetësore është stabile. “Po, një mjek është rrahur. Për fat të mirë nuk ka lëndime serioze, është në gjendje stabile. Në Klinikën për Neurokirurgji do ta mbajnë kolegët për observim. Jam dëgjuar edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, megjithatë nuk e di saktë çfarë ka ndodhur. Gjatë ditës do të dalim me informacione”, tha Filipçe.

