Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të papranueshme kërkesën e Ramush Haradinajt, i cili kishte kërkuar definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit. Për pasojë, gjykata nuk ka listuar kompetencat që mund t’i ushtrojë një qeveri në dorëheqje. “Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”, thuhet në një…
Author: Hamdi Kumanova
Arkitekti i ri shqiptar nga Tetova, Besian Mehmeti, është arkitekti i shkollës më të bukur në Maqedoni. kjo shkollë është ndërtuar në Shkup dhe realizimi i saj ka kushtuar 5.5 milionë euro. Është ndërtuar në stil ultr-modern të paparë deri tani në Maqedoni Shkolla fillore Kiro Gligorov në komunën Qendër të Shkupit ka filluar të ndërtohet që në vitin 2016. është ndërtuar në sipërfaqe prej 12.100 katrorëve, me oborr 4.100 metër katrorë. Shkolla ka 21 klasë, me akustikë të hapësirës, shtat kabinete të specializuara për mësim lëndor, sallë sporti, sallë të gjimnastikës, kopsht botanik, kuzhinë, kabinet të arsimtarëve dhe zyra…
Gazetari i gazetës italiane La Verita, Laris Gajser, i cili i publikoi pamjet e filmuara të rastit “Reket”, në një prononcim për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug” thotë se posedon ende materiale të papublikuara dhe detale të reja lidhur me këtë rast. Ai po ashtu ka theksuar se nëse organet e hetuesisë në Maqedoninë e Veriut nuk e zbardhin rastin në tërësi, atëherë ai do të angazhohet vetë dhe do ta kryejë punën. Gajser shkon edhe më tutje duke thënë se materialet të cilët e vërtetojnë aferën korruptive i ka publikuar vetëm atëherë kur është vërtetuar se të njëjtat dëshmi…
Saktë dhjetë vite mbushen nesër nga tragjedia në Liqenin e Ohrit kur gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 persona, turistë nga Republika e Bullgarisë. Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009, në orën 10:30, kur u fundos anija “Ilinden” që me 57 udhëtarë qarkullonte në relacionin nga Ohri për në Shën Naum. “Ilinden” u përmbys dhe u fundos në rreth 250 metra largësi nga bregu i liqenit, tek autokampi “Eleshec”. Tetë nga viktimat ishin banorë të komunës Anton, katër nga komuna Pirdop dhe nga një nga komunat Zllatica, Mirkovo dhe Ribarica. .
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e pasditës në Graçanicë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Kryetarë të 11 komunave sot në Qeveri kanë nënshkruar marrëveshje për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore me mjete të Programit për zhvillim rural. Konform 200 projekteve të arritura dhe të miratuara ku janë siguruar mbi 38 milionë euro, marrëveshje do të nënshkruajnë të gjitha 80 komunat nga tetë rajonet planore. Siç ka informuar zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikollçe Babovski, komunat me paratë do të ndërtojnë dhe rinovojnë rrugë, rrjete të ujit dhe kanalizimit, tregje, por edhe në mënyrë infrastrukturore do të lidhen mes veti. Qëllimi është përmirësimi kushteve për jetë në…
Me masen e re për subvencionimin e “gjithë” punëtorëve në RMV për pagimin e kontributeve për rritjen e rrogës neto deri ne 6000 den, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut jo që nuk i ndihmon ekonomisë, por e dëmton ngjashëm si qeveria e kaluar. Me “stimulimin” e ri, ekonomia do të fitojë vetëm 11.1% nga tatimi personal, ndërsa mer obligiim për të paguar 27,5% për kontribute dhe njëkohësisht bie ndesh me ligjin për tatim personal dhe të hyrave tjera qe u ndryshua vitin e kaluar të shpallur më 01.01.2018 në Gazetën zyrtare të RMV, nr.190/17, dhe të zbatuar nga…
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se sot gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup, ka dorëzuar njoftim nga prokurorja speciale Katica Janeva, të cilën e ka pranuar përmes burgut të Shkupit. Siç thonë nga Prokuroria Publike, në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale i autorizon prokurorët e PSP-së që lëndët e tyre t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut. “Gjithashtu, në Prokurorinë Publike është pranuar njoftim me kërkesën e informacioneve nga Prokuroria Speciale, në të cilën është dorëzuar edhe autorizimi”. “Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut i shqyrton këto parashtresa, me çka opinioni…
Këshilli i Prokurorëve Publikë (KPP) ka refuzuar ta deklasifikojë raportin për shkarkimin e kryeprokurores Speciale, Katica Janevës, të cilin e kërkoi ditë më parë, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, Ilija Dimovski, transmeton Portalb.mk. “Raporti për verifikim të gjendjes faktike, me numër 03-133/6 nga data 29.8.2019, i dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pranohet, për shkak se Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit ende nuk zhvillon procedurë hetimore për rastin aktual, i hapur kundër prokurores speciale publike, dhe nga ata shkaqe, është e nevojshme të mbrohen të drejtat…
Këtë vit në klasë të parë shkojmë me tandem arsimtarë për lëndën edukatë fizike. Vitin e ardhshëm klasa e parë dhe e dytë, pastaj vitin e tretë, e para, e dyta dhe treta, etj. Rradhazi për pesë vite do të rrumbullaksohet reforma, siç është parashikuar edhe me Ligjin. Këtë e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, pas hapjes solemne të shkollës fillore “Kiro Gligorov” në lagjen Kapishtec lidhur me rrjedhën e kësaj reforme. “Kemi thënë se kjo reformë do të fillojë të zbatohet radhazi konform Ligjit, kështu që në klasën e parë unë me dorën time kam nënshkruar…
Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “OBRM-PDUKM vazhdon të punojë në skenarin që Republikë e Maqedonisë së Veriut të mos fitojë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Pikërisht për këtë shkak nuk duan që PSP të vazhdojë me punën dhe kundërshtojnë miratimin e Ligjit për Prokurori Publike’. Ai i bëri thirrje partisë opozitare maqedonase që të distancohet nga Nikolla Gruevski, i cili, sipas Kostadinov, është lideri në hije i OBRM-PDUKM-së dhe të ndalojë mos punojë nën urdhrat e tij. “PSP duhet të vazhdojë së ekzistuari, regjimi që është pas neve la pasoja ndaj shtetit. Nëse Mickoski…
Rritet numri i pacientëve të rinj të diagnostifikuar me sëmundje malinje hematologjike në shtet. Vitin e kaluar numri i këtyre pacientëve ka qenë 495, ndërsa këtë vit pritet që ky numër të jetë më i madh për 10 deri 15 përqind. Prej tyre 50 përqind do të kenë limfë, 30 do të kenë leukemi akute, rreth 20 përqind mielom, ndërsa të tjerët do të ketë sëmundje malinje hematologjike më të rralla. Grupi më i prekur nga këto sëmundje janë fëmijët dhe adoleshentët. Këto të dhëna janë prezantuar sot në konferencë për shtyp, që u mbajt në Klinikën Universitare për Hematologji,…

