Saktë dhjetë vite mbushen nesër nga tragjedia në Liqenin e Ohrit kur gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 persona, turistë nga Republika e Bullgarisë.
Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009, në orën 10:30, kur u fundos anija “Ilinden” që me 57 udhëtarë qarkullonte në relacionin nga Ohri për në Shën Naum. “Ilinden” u përmbys dhe u fundos në rreth 250 metra largësi nga bregu i liqenit, tek autokampi “Eleshec”.
Tetë nga viktimat ishin banorë të komunës Anton, katër nga komuna Pirdop dhe nga një nga komunat Zllatica, Mirkovo dhe Ribarica. .



