Me masen e re për subvencionimin e “gjithë” punëtorëve në RMV për
pagimin e kontributeve për rritjen e rrogës neto deri ne 6000 den,
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut jo që nuk i ndihmon
ekonomisë, por e dëmton ngjashëm si qeveria e kaluar.
Me “stimulimin” e ri, ekonomia do të fitojë vetëm 11.1% nga tatimi
personal, ndërsa mer obligiim për të paguar 27,5% për kontribute dhe
njëkohësisht bie ndesh me ligjin për tatim personal dhe të hyrave tjera
qe u ndryshua vitin e kaluar të shpallur më 01.01.2018 në Gazetën
zyrtare të RMV, nr.190/17, dhe të zbatuar nga 31.12.2018. Kjo masë
kundërshton masën paraprake, ku nga tatimi linear u kalua në tatim
progresiv pasi që atëherë u konstatua se nuk mund të paguhet tatim
njëjtë si ata me rrogë minimale dhe ata me rrogë mbi 90.000 den.
Tani shtrohet pytja si mundet të subvencionohen ato punëtor që punojnë
nëpër banka dhe ndërmarrje profitabile dhe me fitime miljonshe, njëjtë
si të punësuarit në mikro ndërmarrjet ne RMV kur dihet se numri i mikro
firmave eshte më i madh. Kujt i shërben kjo masë
saktësisht….interesave të punëtorëve te thjeshtë apo oligarkëve
qeveritar.
Të dhënat nga e kaluara dëshmojnë se kjo qeveri masat stimuluese
ekonomike i bën për perfitime të vetat. Ngjashem si me Fondin për
Inovacione Teknologjike ku 35 milionë euro i shpërndanë ndermjet vetes
me firma fiktive.
Është skandal në vete të shkurtohen nga 40 milion euro në tre vitet e
ardhshme, që mjetet për investime kapitale të ridestinohen në rroga.
Rritja e standardit ekonomik nuk bëhet duke marr hua nga njëri xhep, për
ti futur në xhepin tjetër.
Departamenti Ekonomik
Aleanca për Shqiptarët



