Me ribalansin e Buxhetit nuk ka ulje të vlerës së mjeteve të dedikuara për projektet që i realizon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, por bëhet fjalë për rialokim të parave të cilat janë marrë nga linja kreditore nga Banka investuese evropiane për infrastrukturën hekurudhore dhe për sistemet e furnizimit me ujë. “Tek sistemet e furnizimit me ujë bëhet fjalë për projekte që deri më tani është dashur t’i dorëzojnë disa nga komunat, por nuk arritën, për çka deri në fund të vitit nuk do të mund shpenzojnë mjetet e planifikuara. Vlera për këtë qëllim nuk është zvogëluar, e as do…
Author: Hamdi Kumanova
Me rastin e ditës së pavarësisë 8 shtatori, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të organizoj manifestim në Parkun e Qytetit me çrrastë fjalim do të mbaj edhe kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Gjatë këtij manifestimi do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë me çrrastë qytetarët e interesuar do të mund të kryejnë kontrolle shëndetësore. Prezent do të jenë gjithashtu edhe përfaqësues të ministrive të tjera si ato të MPB-së, Mbrojtjes dhe të Drejtorisë për të Hyra Publike. “Manifestimi fillon në ora 11;00 dhe mbahet nën moton “Ngjyrat e…
Ulja e 50 milionë eurove të investimeve kapitale me ribalancin e Buxhetit, do të investohen në kapitalin njerëzor, në sigurimin e forcës përkatëse të punës, kuadër që mungon në tregun e punës në Maqedoni, bëri të ditur sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Duke u përgjigjur në pyetje e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për investime kapitale përmes programit për zhvillim rural, Angjushevi potencoi se ekonomi mund të ketë me makina dhe salla, por jo edhe pa njerëz. “Pikërisht këtë tentojmë me ridedikimin e mjeteve të Buxhetit, ta zgjidhim problemin me mungesën e kuadrit të nevojshëm, inxhinieri dhe për prodhim të drejtpërdrejtë.…
Lidhur me propozim-amendamentin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Ligjin e ri për Prokurorin; Publike, i cili ka të bëjë me ligjin për përdorimin e gjuhëve, nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) vlerësojnë se çështja për përdorimin e gjuhës shqipe zyrtare është e rregulluar me ligjin për gjuhët. “Në ligj nuk ka nen ku flitet për përdorimin zyrtar të gjuhëve. Ka një nen ku thuhet se prokurori duhet të njoh gjuhën maqedonase. Kjo është në kushtet e përgjithshme që duhet të plotësoj kandidati për prokuror. Ne kemi propozuar amendament me të cilin hiqet njohja e gjuhës maqedonase si obligim, shtetësia…
Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, Stacioni policorë-Gostivar, dje prej ora 13 e 50 minuta deri ora 14 e 30 minuta, kanë privuar nga liria peronat: 51-vjeçarin I.Z. nga Tetova, 35-vjeçarin F.B. nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit dhe 35-vjeçarin F.K. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se kanë kryer më shumë vepra penale “vjedhje” dhe “mbulim i veprës penale vjedhje”. Tek personi F.B. janë gjetur më shumë pajisje dhe mjete tjera, të cilat rrjedhin nga vjedhjet e kryera, të cilat janë kthyer pronarëve, ndërsa personat I.Z. dhe F.K. janë mbajtur në Stacionin Policorë Gostivar, ku…
Prokurorja Speciale, Katica Janeva nga burgu hetues i Shutkës ka dorëzuar letër deri te ekipi i prokurorëve special ku ka kërkuar që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në PTHP-në e Shkupit. Siç mësohet tashmë në PSP-së është mbajtur mbledhje lidhur me kërkesën e Janevës nga burgu i Shutkës dhe vendimi do të merret brenda tri ditëve. Për vendimin e Janevës nga Prokuroria e Shkupit janë shprehur se gjatë ditës do të dalin me detaje lidhur me letrën e Janevës drejtuar PSP-së./Alsat
Në seancën e djeshme të 152-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi ribalancin e buxhetit, me çfarë në mënyrë shtesë në një lartësi prej 183 milionë denarë për furnizimin e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, ndërsa njëkohësisht në Fondin për Mbrojtje Shëndetësore janë alokuar 660 milionë denarë për realizim të papenguar të të drejtës së mbrojtjes shëndetësore. Qeveria e miratoi Informacionin për progresin e aktiviteteve për furnizim publik të pajisjes mjekësore për nevojat e Klinikës Universitare për Kardiologji. Gjithashtu, është miratuar edhe informacioni me nismën për bashkim o të veprimtarisë së centralizuar të onkologjisë dhe…
Maqedonia e Veriut pret të merr datë për fillim të negociatave me BE-në në tetor që do t’i bind të rinjtë të mos e braktisin vendin në kërkim të jetës evropiane, thotë ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në deklaratën për Rojters. “Druajmë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të dekurajuar në rrjedhën e mëtejmë të reformave nëse ajo nuk ndodhë. Çështjet e mëdha janë zgjidhur. Nëse nuk ka realizim adekuat të këtij shansi, ajo do të përçojë kritikë deri te liderët tjerë të Ballkanit se nuk ia vlen të investohet kapital politik në sjelljen e vendimeve të vështira…
Aleanca për Shqiptarët ka nisur aktivitete intensive pas pushimeve dhe se nga kjo parti theksojnë se po vazhdon organizimi politik në dy kahje edhe atë, në hartimin e politikave të saja, në kuadër të ofertës sonë politike dhe programit politik, si dhe percjelljen dhe opozitarizmin e politikbërjes në Maqedoninë e Veriut, nga Pushteti LSDM-BDI, duke i nënvizuar veretjet për tema të caktuara, të cilat nuk përmbushin premtimet e dhena ndaj qytetarëve për një jetë më të mirë. Zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti thekson për INA se në kuadër të aktiviteteve do të jetë edhe ndërtimi dhe konsolidimi strukturor partiak,…
Bekim Saliu Pasi që shkatërruan sistemin arsimor, vendosën ushtarë analfabet partiak, drejtora, mësues, profesorë dhe edukatorë, tash pa fije turpi bëjnë selfi në shkollë luksoze private duke u krenuar. Jo secili prind ka vjedhur, jo secili është pasuruar brenda natës, ashtu siç ke bërë ti. Sot, ti nuk dëshiron që fëmija yt të jetë pjesë e sistemit arsimor të cilin e degjeneruat ju. Ashtu, siç nuk dëshiron asnjë prind tjetër. Por, sot askush nuk e ka luksin tënd dhe paratë tua që të ikë nga ky sistem arsimor njëjtë siç po ik ti nga mëkatet tua. (Anëtar i kryesisë qëndrore…
Nora Memishi dhe Bardha Memishi, dy shkupjanet binjake 8 vjeçare me banim në Londër janë duke bërë bum në internet përmes videove të tyre për fëmijë, raporton Almakos. Motrat Memishi kanë prodhuar disa video për fëmijë të cilat po shpërndahen në katër anët e globit dhe në këtë mënyrë po bëhen frymëzim dhe model edhe për fëmijët tjerë./Almakos/ https://www.youtube.com/channel/UC_6sXTxpSmlcOMx8RaU6eyQ
BDI sot në selinë e saj në Reçicë të Madhe do të mbajë mbledhje me kryesinë qëndrore. Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate lëshuar mediave. “Në mbledhje pritet të diskutohen rreth situatës politike në vend si dhe organizimi brendapartika para mbajtjes së Kongresit të BDI-së”, thuhet në njoftim, duke shtuar se mbledhja është thirrur nga kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti. Por siç mësohet jozyrtarisht në fokus do të jenë edhe zgjedhjet e parakohshme dhe puna e funksionarëve të lartë të kësaj partie në kuadër të Qeverisë.

