Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, Stacioni policorë-Gostivar, dje prej ora 13 e 50 minuta deri ora 14 e 30 minuta, kanë privuar nga liria peronat: 51-vjeçarin I.Z. nga Tetova, 35-vjeçarin F.B. nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit dhe 35-vjeçarin F.K. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se kanë kryer më shumë vepra penale “vjedhje” dhe “mbulim i veprës penale vjedhje”.
Tek personi F.B. janë gjetur më shumë pajisje dhe mjete tjera, të cilat rrjedhin nga vjedhjet e kryera, të cilat janë kthyer pronarëve, ndërsa personat I.Z. dhe F.K. janë mbajtur në Stacionin Policorë Gostivar, ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.



