Vazhdon para Kryeministrisë protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët janë organizuar në Bulevard dhe kërkojnë largimin e kryeministrit. Më herët u zhvillua edhe takimi i Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyne me kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët u organizuar në lokacione të ndryshme të Bulevardit për shkak se nuk u lejuan nga policia të mbanin tubimin para sheshit të Kryeministrisë.
Revolta edhe për 123-tën ditë me radhë vijon me thirrjet ‘arrestoni Ramën’, “arresto Ballukun”.
Gjatë fjalës së tij aktivisti Edison Lika theksoi se në BE shqiptarët nuk shkojnë me Edi Ramën, me Agasin, Belinda Ballukun.
“Secili prej nesh duhet ta di, se nuk shkojm në BE me Ergys Agasin , me Belinda Ballukun, me Zegjine çaushin, me Erion Veliajn. Në BE do të shkojmë vetëm më popullin shqiptar. Eurodeputetët që ishin këtu thanë se shqiptarët janë gati, por qeveria shqiptare nuk është”, tha ai.
The post Protesta e 123 para Kryeministrisë/ “Von der Leyen të na dëgjojë kudo që është, “duam dorëheqje”, aktivisti Edison Lika: Nuk shkojmë në BE me Ramën, Agasin, Ballukun apo Veliajn appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


