Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Qendra universitare në Dubrovnik në temën ‘Puna sociale dhe ndryshime shoqërore’. Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, reforma sociale e zbatuar nga MPPS-ja u theksua si shembull pozitiv se si Qeveria kujdeset dhe investon tek njerëzit. “Puna sociale dhe sistemet e fuqishme sociale i mbrojnë të drejtat e njeriut, inkurajojnë solidaritet dhe humanizëm në një shoqëri. Në këtë mënyrë i inkurajojmë njerëzit të besojnë në një botë të ndryshme, më të mirë të cilin e ndërtojmë bashkërisht. Me reformën sociale ndërtojmë sistem…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ka përcjellë mesazhe të forta Qeverisë, gjegjësisht kryeministrit Zoran Zaev. Ai theksoi se partia e tij nuk ka ndërmend të nënshkruajë një Përzhino tjetër, marrëveshja politike që parandaloi krizën politike në vitin 2015. “VMRO-ja që nënshkruante çdolloj kompromisi të imponuar, nuk ekziston më, theson ai. Mickoski thotë se nuk do të ketë dy të tretat evotave për Ligjin e Prokurorisë. Ai këmbëngul në zgjedhje të parakohshme, ndërsa i çon mesazh Zaevit dhe funksionarëvetë tij, se ai që ka shkelur ligjin, do të mbajë burg, pranë Katica janevës. “Atë që e keni mbjellur do ta…
Avokati Stevan Pavlevski nuk do të jetë avokati mbrojtës i prokurores së dorëhequr dhe paraburgosur speciale, Katica Janeva. Ai së fundi u pa në shoqëri të Janevës gjatë dëshmisë së saj të dhënë në prokurori lidhur me rastin “Reket”. Pavlevski theksoi se nuk do të ketë mundësi për të mbrojtur Janevën. Megjithatë, Pavlevski do të vazhdojë të përfaqësojë klientët e deritanishëm në rastet e Prokurorisë Speciale, si ish-drejtorin e Agjencisë së rrugëve, Ljupço Georgievski dhe Cvetan Pandelevskin në rastin “Perandoria”.
938 administratorë shtetërorë të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit, vazhdojnë të rrinë në shtëpi. Zv/kryeministri Sadulla Duraku, për emisionin 10 minuta në tv21, tha se qeveria tani ka përgatitur seleksionimin e administratorëve në dy faza por pa një afat se kur do ta kuptojnë vendin e tyre të punës. Këta administratorë tashmë gati një dekadë po qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që marrin pagën e shtetit, pa e provuar asnjë ditë vendin e tyre të punës. “Kjo qeveri e tanishme që jemi, ka pasur vendim për shpërndarjen e 938 administratorëve nëpër institucione dhe prej atyre 519 kemi filluar dhe të gjitha…
Greva paralajmëruese në shkolla nuk e lëkundi qeverinë, e cila me rebalancin e buxhetit të saj vendosi vetëm rritjen e planifikuar të pagave prej 5 përqind. Kjo është sasia e punonjësve të arsimit që do të marrin pagë për muajt shtator dhe tetor, si dhe të gjitha buxhetet e administratës publike, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe çerdhet. Kjo u njoftua sot në një konferencë për shtyp nga Kryeministri Zoran Zaev, i cili së bashku me ministren e re të Financave, Nina Angelovska njoftuan detaje të rebalancit të Buxhetit të miratuar në seancën e sotme të qeverisë. 169 milion shtesë…
Gjatë orëve të mëngjesit në policinë e Shkupit është denoncuar zjarr në kamion. Siç njoftojnë nga mPB< zjarri zjarri ka kapur kamion të llojit ‘Skanija’ me tabela të Shqipërisë. Kamioni është drejtuar nga 45 vjeçari shtetas i Shqipërisë, ndërsa zjarri ka ndodhur gjatë lëvizjes së automjetit. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje Kundër Zjarrit ndërsa policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes./Telegrafi/
Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “shteti dhe qytetarët po varfërohet. Politikat e këqija ekonomike, rritja e tatimeve, krimi dhe korrupsioni në pushtet e ulën produktivitetin në sektorin real”. “Sipas të dhënave të ESHS, numri i të punësuarve në vend në tremujorin e parë të vitit 2019 në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2018, në vend të rritjes në të njëjtën periudhë vërejmë rënie të BVP-së për 211 milionë euro. Kjo është dëshmi se ekonomia po fundoset”, thuhet një njoftimin e VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE thotë se numri i të punësuarve në qershor të vitit 2019 krahasuar me qershorin…
Gazetari Tomisllav Kezharovski nuk do të gjykohet për rastin “Likudimi”, për shkak të vjetërsisë të veprës penale. Gjykimi nuk do të zhvillohet edhe për ish gjykatësin hetues Valentin Zafirov, për avokatin Sashko Llazarov dhe për Jane Pavllovski -Tica. Prokurori publik në seancën e stome kërkoi nga gjykata që të konstatojë se veprat penale që i ka bërë duhet të shpallen si vepra të vjetërsuara. Rasti “Likuidimi” ka të bëjë me lëndën që lidhet me vrasjen e Llazar Milloshevskit nga vitit 2005 në Oreshe të Velesit, për të cilën gjithsej tetë persona u dënuan për vepra të ndryshme penale. Në vitin…
Pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, dje (2-shtator) rreth orës 19.00 në rrugën ,,102,, në Tetovë, me urdhër të gjykatës e kanë arrestuar 29-vjeçarin L.M. nga Tetova, i cili është dënuar me dy vite burg, për veprat penale ,,prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorve,, dhe ,,mundësim i përdorimit të drogave narkotike,, të cilat janë të dënueshme sipas nenit 215 dhe 216 në Kodit penal të RMV-së. Pas arrestimit L.M. është dërguar dhe dorëzuar në burgun ,,Idrizovë,, në Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg.
Anketa e publikuar ditë më parë nga “TIM Institut” është tregues i fuqishëm se partia shqiptare AlternAtivA e Afrim Gashit, konsiderohet si partia që po fuqizohet në terren. Nga kjo anketë shihet qartë se Alternativa po shihet si shpresa e vetme dhe njëra ndër më të fuqishmet që do t’i japë së shpejti fund politik partisë së Ali Ahmetit (Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI). Analistët politikë vlerësojnë se fuqizimi i Alternativës në terren vjen fill pas takimeve të rëndësishme që kohëve të fundit ka zhvilluar kryetari, Afrim Gashi në SHBA (takime në Kongresi Amerikan dhe diasporën shqiptare), takimet e…
Kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski kërkon që raporti i Këshillit të Prokurorëve në të cilin kërkohet shkarkimi i kryeprokurores speciale Katica Janve, të deklasifikohet. Kërkesën e tij Dimovski do ta adresojë në Këshillin e Prokurorëve, si organ i autorizuar në këtë rast për deklasifikim. Nëse mbledhja do të jetë e hapur ose e mbyllur, këtë do ta vendos komisioni me 2/3 e votave nga numri i anëtarëve, njofton Alsat-M. Ky dokument në Kuvend nuk është dërguar si i klasifikuar, por është klasifikuar një dit më pas. Shpresoj që Këshilli i Prokurorëve do ta shqyrtoj këtë…
Drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka nisur të veprojë për personat publikë, të cilët dyshohen si të përfshirë në raste të shkeljes së ligjit. Mediat vendase raportojnë se mbrëmjen e kaluar është arrestuar ish-deputeti, Lubomir Josifovski. Pas arrestimit, ish-deputeti është marrë në pyetje në stacionion policor “Beko”. Sipas burimeve jo zyrtare Josifovski akuzohet për veprën penale “hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike”. Kujtojmë Josifovski ka qenë deputet nga radhët e PRSD-së.

