Paradite në lindje me diell, ndërsa nga perëndimi me vranësira të vogla mesatare. Pasdite vranësira do të rritet, ndërsa në perëndim do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër me bubullima të rralla. Pasdite në veri shkurt do të ketë erë të përforcuar veriore. Indeksi UV do të arrijë 7. Temperatura e mëngjesit do të ulet midis tetë dhe 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit…
Author: Hamdi Kumanova
Rebalanci i buxhetit për vitin 2019 i përpiluar nga ana e Ministrisë së Financave ku në fazë të fundit është përfshirë edhe ministrja e re Nina Angellovska, sot duhet të rishikohet në seancë qeveritare. Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se përgatitja e rebalancit është në fazë finale dhe se ai duhet të jep mbështetje për projektet kapitale dhe masat e reja për paga më të larta dhe shërbime më të mira për qytetarët. Një nga masat që do të përfshihet në rebalancin është shteti të mbulojë kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional, nëse punëdhënësi e rrit pagën e punëtorëve në…
Maqedonia gati tre vite po fundoset. Kur do të tërhiqen syzet rozë të Zoran Zaevit dhe do të shihet realiteti, ndërsa përditshmërinë të cilën e përjetojnë qytetarët do të shohim: -Punonjës të poshtëruar në arsim. -Bujq që nuk kanë as për bukë. -Punonjës të cilët marrin pagë minimale, ndërsa kthejnë pjesë të parave që i marrin në dorë nga punëdhënësi. -Mjekë të cilët marrin paga me të cilën nuk mbulohet as edhe shporta mujore konsumatore. -Biznese që janë të reketuar. -Pensionistë të cilët marrin rritje ndërsa nuk mund të blejnë as një litër vaj. -Studentë të cilët janë në vlugun…
Në shkollat fillore dhe të mesme sot filloi mësimi i rregullt për vitin e ri shkollor 2019/2020, pasi që dje u zhvillua greva paralajmëruese e punonjësve të arsimit. Por disa shkolla hapën dyert pas thirrjes së ministrit të arsimit, Arbër Ademi për të filluar viti shkollor. Mësimdhënësit dje ishin nëpër shkolla, por bën thirrje që prindërit të mos sjellin fëmijët e tyre, për shkak të grevës. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) kërkon rritjen e rrogave për 25 për qind për punonjësit e arsimit, por kjo kërkesë nuk është përfillur nga Ministria e Arsimit, pas bisedimeve të dështuara javën…
Shefja e diplomacisë në largim të BE-së Federica Mogherini ka thënë se nëse Ballkani nuk bëhet pjesë e BE-së, kjo e fundit do të pendohet. Ne kemi interes të qartë për të futur të gjithë Ballkanin brenda Bashkimit Evropian dhe të gjithë e dimë se ky është një proces i gjatë, një proces i ndërlikuar, gjithmonë interesant dhe i gjallë, që do të marrë kohë. Do të duhet shumë zgjidhje problemesh, shumë angazhim politik nga të gjitha anët me vendosshmëri. U deshën 25 vjet për ta zgjidhur çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani kjo është arritur,…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot i vizitoi nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Panejot Ginovski” në Komunën e Butelit, ku edhe ai e ka përfunduar shkollën fillore. Ai nxënësit filloristë i këshilloi që të mësojnë dhe shoqërohen. “Mësoni që të jeni më të mirët, lexoni sa më shumë libra, dituria sigurt do t’u ndihmojë në jetë, por njëjtë i rëndësishëm është edhe shoqërimi”, i porositi presidenti Pendarovski nxënësit e klasës së parë, ku edhe ai në vitin 1971 ka qenë në klasë të parë. “Në jetë gjithmonë njeriu është më i suksesshëm kur ka më…
Shkruan: Hamzi Ibraimi Koha = jeta. Pra, humbja e kohës është humbja e jetës, ose posedimi i kohës tuaj është pronësi e jetës tuaj. Alan Lakein Buhariu transmeton nga Ibn Abasi se i Dërguari a.s ka thënë: “Dy begative që shumica e njerëzve nuk i’a dijnë vlerën janë: Shëndetit dhe kohës së lirë” Islami vlerën e kohës e përshkruan në menyrën më të mire si duhet një njeri që ta shfrytëzojë kohën e tij në çdo fazë të jetës së tij. Për fat të keq në ditët e sotme njeriu ka harruar veçoritë më të vlefshme të…
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për shitje në SHAL 51 e cila do të mbahet me 23 shtator 2019 si dhe miratoi transaksionet e SHAL 49. Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim Bordi miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve…
Naser Osmani i LDK-së, do të jetë prapë kandidat për deputet, për kundër aktakuzës që ka dhe përkundër paralajmërimit që kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, bëri duke thënë se njerëzit me aktakuza do të lihen jashtë listës së kandidmit nga LDK-ja. Naser Osmani, në një përgjigje për Gazetën NewBorn, ka thënë se është në listë dhe se vota e popullit vendos. Kur është pyetur se a e ka hequr LDK-ja nga lista e kandidimit për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit, Osmani është shprehur shkurt ”Jo, jo. Vota e popullit vendos”, tha Naser Osmani. Por mos pajtime për…
Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës sot u realizua takim mes ministrit të ri i ngarkuar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, z.Hisen Xhemaili dhe ministrit të deritanishëm Zoran Shapuriç. Ministri i ri Xhemaili e mori detyrën ministër nga z.Zoran Shapuriç i cili ishte në detyrë nga muaji qershor i vitit 2017. Në takim u bisedua për klimën investuese, Ligjin për mbështetje financiare të investimeve si dhe për sfidat e ekonomisë së vendit. “Angazhimi im si ministër i ngarkuar për kompanitë e vendit do të jetë në drejtim të realizimit të misionit të Qeverisë për trajtim të barabartë…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e dorëzoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva deri te kryetari i Komisionit kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime Ilija Dimovski, informojnë nga Kuvendi. Sipas procedurës kuvendore Dimovski, tani duhet të caktojë seancë në të cilën do të vendoset për shkarkimin e Janevës. Komisioni do të duhet të vendosë se a do të jetë seanca e hapur për publikun ose pas dyerve të mbyllura. Sipas Rregullores kuvendore pasi përfundoi debati i Komisionit, kryetari i Kuvendit do të duhet të thirr seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Vendimin final…
Narrativi evropian për vendet e vogla është një perspektivë, ndërsa sundimi i së drejtës dhe respektimi i rendit juridik është mbrojtja në procesin e integrimit të përshpejtuar, kanë konstatuar ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe të Sllovenisë Nikolla Dimitrov dhe Miro Cerar në takimin e sotëm të tyre në Bled në fillim të Forumit Strategjik të 14-të. Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore midis të dyja shteteve dhe është dakorduar vazhdimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat. Dimitrovi, siç informon MPJ, hollësisht e ka informuar kolegun e tij slloven për pikëpamjet dhe perspektivat e proceseve eurointegruese…

