Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës sot u realizua takim mes ministrit të ri i ngarkuar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, z.Hisen Xhemaili dhe ministrit të deritanishëm Zoran Shapuriç.
Ministri i ri Xhemaili e mori detyrën ministër nga z.Zoran Shapuriç i cili ishte në detyrë nga muaji qershor i vitit 2017.
Në takim u bisedua për klimën investuese, Ligjin për mbështetje financiare të investimeve si dhe për sfidat e ekonomisë së vendit.
“Angazhimi im si ministër i ngarkuar për kompanitë e vendit do të jetë në drejtim të realizimit të misionit të Qeverisë për trajtim të barabartë të kompanive vendase dhe atyre të huaja si dhe dhënien e ndihmës financiare në mënyrë sistematike të kompanive me qëllim rritjen e prodhimtarisë vendase dhe punësime të reja. Jam i sigurt se me realizimin e planit ekonomik të Qeverisë do të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve dhe do të kontribuohet për mbajtjen e punëtorëve në tregun vendor. Do të angazhohem për nxitje dhe mbështetje të konkurrencës të bizneseve vendase si dhe rrjetëzimin ndërmjet tyre. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO pres edhe më shumë rritje dhe ngritje të ekonomisë vendase”, theksoi ministri i ri i ngarkuar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendor z. Hisen Xhemaili.



