Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja ka komentuar huamarrjen e shtetit dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Kjo do të thotë se, qeveria po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, prandaj dëshiron ta mbarojë procesin e huamarrjes në vitin 2026, sepse në vitin 2027, do të jetë e pamundur për të marrë hua të reja ose paratë do të jenë shumë të shtrenjta për shkak se askush nuk ka dëshirë t’i jap hua një shteti i cili nuk ka qëndrueshmëri politike ose është në periudhë të zgjedhjeve.
Prandaj, kjo qeveri edhe njëherë po e dëshmon atë që e kemi thënë se, kur gjërat nuk ecin mirë, kur nuk ka para do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Dëshmia e huasë prej 1,3 miliardë është vetëm vulë që vitin e ardhshëm qytetarët fatkeqësisht do të kenë edhe një proces zgjedhor i cili do t’i kushtojë qytetarëve dhe ekonomisë shumë më shumë”, deklaroi Bytyqi.
The post Bytyqi: Huamarrje e re është vulë që vitin tjetër do të kemi zgjedhje të parakohshme appeared first on TV-SHENJA.


