Ministrja e re e Financave Nina Angelovska sot e ndërmori udhëheqjen me Ministrinë e Financave. Ministrja realizoi takim me zëvendësministren e Financave Shiret Elezi dhe sekretaren shtetërore Julijana Petanovska, në të cilën janë diskutuar aktivitetet rrjedhëse të Ministrisë së Financave. Angelovska në pozitën e ministres së Financave vjen nga sektori privat. Ajo është themeluese e “Gruper”, kompanis për e-tregti. Angelovska ka doktoruar menaxhment në Fakultetin ekonomik në Shkup. Ka shumë mirënjohje vendore dhe të huaja. Magazina gjermane “The Hundert” e numëron në listën e 100 grave të suksesshme themeluese të start-apeve, ndërsa magazina “Forbes” e shpërblen me mirënjohjen”30 nën 30″…
Author: Hamdi Kumanova
Në gjitha rajonet ku SASHK-u ka organizata sindikale, ndërsa ka pothuajse në gjitha komunat, po respektohet vendimi i Këshillit të SASHK-ut për t’iu bashkuar grevës paralajmëruese dhe unë jam absolutisht i kënaqur. Nga burimet tona mësojmë se edhe ata që nuk janë anëtarë në shumë vende po i bashkohen grevës dhe i falënderoj për solidarizimin me organizatën tonë, ka deklaruar kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov. Ai paraditen e sotme e ka vizituar SHF “Dimitar Makedonski” në lagjen Lisiçe ku arsimtarët janë në punë, por nuk kanë aktivitete, ndërsa sot pranojnë nxënës të klasës së parë. Nedellkov ka thënë se sipas…
Të dashur nxënës, të respektuar arsimtarë e prindër, Më lejoni që më këtë fillim të vitit shkollor t’ju uroj nga zemra një vit të mbarë, së pari arsimtarëve, që sot me të drejtë protestojnë, por edhe nxënësve dhe prindërve. Le të jetë kjo ditë nismë e re me plot suksese të reja. Shtylla kryesore dhe misioni më fisnik që duhet të zhvillojë njerëzimi është arsimi cilësor. Zaten, vetëm me arsim kualitativ mund të ndërtojmë të ardhme të shëndoshë. Paçi shëndet dhe suksese! Afrim Gashi
Muhamet Zekiri Të dashur nxënës, uroj që në çdo ditë të këtij viti shkollor, të keni një pozicionim, synim, dëshirë dhe arritje që t’u zbukurojë shumë herë më tepër mendimin, rrugën tuaj, ëndrrën, atë që ju mbartni! Të jesh nxënës, të ndihesh nxënës, përbën arritje kur shquhesh si i tillë, shquhesh si nxënës në fushat e ndryshme të studimit dhe edukimit. Dashurojeni më tepër librin, kohën kur studioni potencialisht, orën e mësimit dhe fuqinë e saj, ndihuni të lumtur me cilësinë e provës, vlerësimit, sepse nuk ka më të madhe pasuri!
Pagat e mësimdhënësve në rajon: Maqedoni -arsimi fillor: 21.660den. (352€); -arsimi mesëm: 22.500 den.(365€); Kosovë -arsimi fillor: 478€; -arsimi mesëm: 549.7€ Shqipëri -cikli i ulët-9 vjeçar: 57.765lek (472€); -cikli i lartë- 9 vjeçar: 62.027lek (507€); -arsimi i mesëm: 62.141lek (508€). *Të gjitha pagat janë të llogaritura me fond të plotë të orëve. Ridvan Ismaili
Zjarri afër Katllanovës në mëngjesin e sotëm rreth orës gjashtë është shuar, informojnë nga Brigada Zjarrfikësve Territoriale të Bashkisë së Shkupit. Ata thonë se gjatë natës janë shuar edhe të gjitha zjarret aktive në zonën e qytetit të Shkupit. Në shuarjen e zjarrit afër Katllanovës ishin kyçur 22 zjarrfikës dhe 10 automjete, ndërsa në terren ishte është dërguar edhe një automjet i rafinerisë “Okta” që t’u ndihmojë zjarrfikësve.
Demokracia e Re është parti e përgjegjshme dhe duhet, për fat të keq ta respektojmë Marrëveshjen e Prespës, thotë Nikitas Kalamanis, zëvendëskryetari i parë në Parlamentin grek, në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Kaklamanis shton se për çështjen konkrete partia e tij që para zgjedhjeve ka shprehur qëndrimin dhe potencoi se askush nuk guxon qëndrimin e Athinës për anëtarësimin e Shkupit në BE ta konsiderojë të sigurt. “Marrëveshja e Prespës, e cila është e turpshme për atdheun tonë, jemi të obliguar t’i përmbahemi asaj marrëveshje lidhur me NATO-n. Demokracia e Re është parti e përgjegjshme dhe duhet, për…
Prezantuesja Lilla Filipovska sot në mëngjes ka mbërritur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që është ftuar për t’u marrë në pyetje për rastin “Reket”. Ajo është mike e afërt me Bojan Jovanovskin (Boki 13), i cili është në paraburgim në burgun e Shutkës, njofton Portalb.mk. Prezantuesja Filipovska ka qenë në automjetin e Jovanovskit, kur u arrestua në pikën kufitare “Bogorodica”, si i dyshuar në “Reket”. Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga…
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni, ka zbuluar detaje interesante nga mbledhja e fundit në parti kur është caktuar mandatari për kryeministër. Quni ka treguar për garën që po zhvillohej mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit, dhe për fjalët që i ka thënë këtij të fundit në mbledhje. Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren ka thënë se i ka kërkuar Lutfi Hazirit që të bëhen bashkë si vëllezër siç e do tradita shqiptare dhe të ndihmojnë motrën (Vjosa Osmani). “Kanë qenë dy kandidatura . Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani. Në situatë kur edhe motra edhe vllau ta kërkon…
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paralajmëruar se do t’ia ndalojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, vizitën në Kosovë para zgjedhjeve. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paralajmëruar se nuk do ta lejojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve të parakohshme. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se deklarata e Vuçiqit se dëshiron ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim për serbët e Kosovës, përcjell lajmi.net. Sipas tij, ardhja…
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka bërë një krahasim të pazakontë. Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka qëndruar në Prizren në vazhdën e vizitave që po zhvillon nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, shkruan Gazeta Express. Bashkë me të në Prizren janë edhe ish-deputetët e LDK-së, Driton Selmanaj, Anton Quni, Armend Zemaj, Haxhi Avdyli, Doruntina Maloku, Lumir Abdixhiku. Në këtë organizim fjalën e ka marrë kryetari i Degës së LDK-së, Anton Quni, i cili e ka krahasuar Vjosa Osmanin me Hyjneshën në Fron. Ndër të tjera Quni e ka rikujtuar edhe…
Në praninë e mysafirëve të shumtë në Filarmoninë e Maqedonisë u mbajt manifestimi tradicional kulturor “Me emrin Tënd jetojmë”, në të cilin mori pjesë dhe mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. Ministri Ismaili, duke u uruar organizatorëve për realizimin e ngjarjes, para të pranishmëve theksoi se është kënaqësi e madhe që ky manifestim është bërë tradicional, sepse gjërat më të mira janë ato që, edhe nëse janë pak, janë të vazhdueshme. “Me këtë rast do të më lejoni të them edhe një gjë, që mendoj se duhet ta kemi parasysh dhe ta mbajmë mend, ndonëse jam i sigurt se…

