Ministrja e re e Financave Nina Angelovska sot e ndërmori udhëheqjen me Ministrinë e Financave.
Ministrja realizoi takim me zëvendësministren e Financave Shiret Elezi dhe sekretaren shtetërore Julijana Petanovska, në të cilën janë diskutuar aktivitetet rrjedhëse të Ministrisë së Financave.
Angelovska në pozitën e ministres së Financave vjen nga sektori privat. Ajo është themeluese e “Gruper”, kompanis për e-tregti. Angelovska ka doktoruar menaxhment në Fakultetin ekonomik në Shkup. Ka shumë mirënjohje vendore dhe të huaja. Magazina gjermane “The Hundert” e numëron në listën e 100 grave të suksesshme themeluese të start-apeve, ndërsa magazina “Forbes” e shpërblen me mirënjohjen”30 nën 30″ për Evropë në kategorinë e shitjes me pakicë dhe E-tregti. Në vitin 2017 Angelovska inicon themelim të Asociacionit të parë për e-tregti dhe bëhet kryetare e saj. Nga viti 2018 Angelovska është anëtare e BD të Asociacionit Evropian për E-tregti EMOTA. Në vitin 2019 ajo bëhet edhe anëtare e BD të Odës ekonomike të Maqedonisë.



