Author: Hamdi Kumanova

Bashkëqytetarëve tanë të shtresave më të ulëta sociale dhe grupeve në nevojë për herë të parë pas shumë vitesh u kemi siguruar jetë dinjitoze, tha sot në një konferencë shtypi nënkryetarja e LSDM-së, Milla Carovska. Ajo shtoi se qeveria e kryesuar nga LSDM-ja tregoi dhe dëshmoi se me vërtetë mban llogari për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për grupet më të prekura. “Me të vërtetë më vjen mirë që me përkushtim dhe punë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me sukses e implementoi reformën sociale. Prej projekteve dhe reformave që i zbatojmë si ministri, dobi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Kumanovë dhe Likovë ka reaguar për paralajmërimin e grevës nga ana e kryesisë së SASHKUT, raporton Almakos. Samet Jahiu na është drejtuar duke thënë se grevën e arsimtarëve e përkrahin, por jo edhe kryesinë e SASHKUT. I nderuar portal i Almakos.com ju pershendes si kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar,,Naim Frashëri”Kumanov-Likovë deshta që permes portalit të juaj të gjithê nxënësave të ju uroj fillim të mbar shkollor ndërsa grevën e arsimtarëve e përkrahi por jo edhe kryesin e SASHKut per arsye sekjo kryesi është çe 10vite asnji kërkes deri tani nuk ka realizu…

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SASHK nesër do të organizojë grevë paralajmëruese në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend pasi, siç tha kryetari Jakim Nedellkov, deri sot me MASH nuk është arritur marrëveshje. Vendimin për grevë ditën e parë të shkollës SASHK e solli më 23 gusht pasi nuk pajtohet rritja e pagave të mësimdhënësve të jetë 5 për qind, por për aq sa është rritur paga minimale në shtet, gjegjësisht 25 për qind. Edhe krahas apelit të ministrit resor Arbër Ademi nesër të ketë mësim, Nedellkov në konferencë shtypi më vonë kumtoi se vendimi…

Lexo më Shumë

Informacionet e sakta për të gjitha pasuritë e patundshme, që janë në shitje, për çdo investitor dhe blerës të interesuar do të jenë në një vend. Kjo duhet të arrihet me regjistrin e ri të pasurive të patundshme të sekuestruara që pritet të bëhet funksional deri në fund të vitit në kuadër të e-Kat sistemit të Agjencisë së pasurive të patundshme, njofton Nova TV, transmeton Portalb.mk. Krijimi i këtij Regjistri ka të bëjë me Regjistrin e çmimeve dhe qirave dhe regjistrin grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive si pjesë e sistemit të informacionit kadastral gjeodezik. Të dhënat e pasurive…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistë për ‘Radio Evropën e Lirë’ u shpreh optimist se do të gjendet kompromis në Ligjin për Prokurorinë Publike. Ai shton se duhet vullnet politik serioz dhe bisedime me qëllim që të tejkalohen dallimet me partive politike të bllokut maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duhet të ketë institucion që merret me krimin e nivelit të lartë dhe të gjitha rastet duhet të zbardhen në procedurë gjyqësore.Unë mendoj se ka hapësirë për kompromis dhe jam optimist se do të gjendet kompromis në Ligjin për Prokurorinë Publike”, tha Osmani. Në lidhje me rastin “Haraçi”, Osmani thekson se është një…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se ministrja Renata Deskoska është pengesa kryesore në arritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike. Ai thotë se partia e tij është për drejtësi ndërsa ministrja e Drejtësisë angazhohet për marrëveshje politike. “Më vjen keq që ministrja e Drejtësisë në momente bëhet ministre e padrejtësisë. Aq shum zemërim ndaj OBRM-PDUKM-së nuk kam parë. Ajo është pengesa kryesore që këto bisedime nuk përfunduar. Qëndrimi ynë është i qartë dhe kjo është drejtësi pa dallim të përkatësisë politike. Ai që ka shkelur para ligjeve, ai duhet të ndërmerr përgjegjësi në proces të drejtë gjyqësor. Qëndrimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi u bëri thirrje drejtorëve dhe mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme të përgatiten për ditën e parë të shkollës, siç tha, edukimi i nxënësve nuk duhet të ketë ngecje, ndërsa veçanërisht nuk duhet të lejohet zhgënjimi i nxënësve të klasës së parë të cilët për herë të parë do rë ulen në bankat shkollore. Në konferencën për shtyp sot ai porositi se do të vazhdojë dialogu me SASHK që së bashku t’i definojnë të gjitha masat e ardhshme sistematike për cilësi më të mirë të mësimit dhe statusit të materialit të mësimdhënësve.…

Lexo më Shumë

Menjëherë pas konferencës për shtyp të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, brifing mbajti edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ndërsa qëndrimi përfundimtar i tyre para nisjes së nesërme të vitit shkollor edhe një herë ju bënë thirrje të mos i marrin nxënësit. Jakim Nedellkov, kryetari i kësaj sindikate, duke paralajmëruar grevën e nesërme shprehi pakënaqësi ndaj rritje së pagave prej 5 përqind dhe thotë se nuk do t’i pranojnë nxënësit në shkolla. “Të gjithë anëtarët tonë do të vinë në punë, do të jenë në një hapësira, derisa sa të zgjasë dita e punës, por nuk do…

Lexo më Shumë

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, tek ulësja e pasagjerit është gjetur dhe konfiskuar një qese plastike në të cilën kishte pasur njëzet e dy qese plastike të vogla me substancë të dyshuar për narkotik e llojit marihuanë me peshe 11.92 gram. Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një telefon Samsung. Me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Shoqata ekologjike “Eco Guerilla”, nëpërmjet një videoje të shpërndarë sot, ka denoncuar se, në Negotinë kamionët shkarkojnë mbeturina të djegura dhe më pas ngarkojnë dheun, transmeton Portalb.mk. “Në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit sot banorët kanë denoncuar se kamionët që shihen në video,kanë zbrazur tonelata me mbeturina në një lokacion të fshatit”, thonë nga “Eco Guerilla”. “Eco Guerilla” u ka bërë thirrje organeve të hetuesisë të hapin hetime të menjëhershme për të parë se kush ndot mjedisin në këtë zonë të Rajonit të Pollogut. Ata kanë kujtuar se, “Neni 218 i Kodit Penal të RMV parasheh burg për ndotësit e këtillë”.

Lexo më Shumë

Është rritur frekuentimi i automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ku koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 45 deri në 60 minuta, kumtoi LAMM. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka filluar me punë Agjencia për Siguri Nacionale (ASN) dhe me këtë Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ka shkuar në histori. Këtë e bëri të ditur drejtori i ASN-së, Viktor Dimovski në konferencën për media që u mbajt sot në Qeveri, transmeton Portalb.mk. “Sot, 1 shtator 2019, mund të ju kumtoj se prej sot Agjencia fillon me punë. Edhe pse për të punësuarit tjerë, e diela është ditë jopune, kjo nuk vlen edhe për Agjencinë për Siguri Nacionale”, tha Dimovski. Siç bëri të ditur Dimovski, me nisjen me punë të ASN-së, përfundoi faza kyçe…

Lexo më Shumë