Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje në filialin e një banke. Katër persona të maskuar e të armatosur kanë vjedhur një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes Burime të Express brenda Prokurorisë së Ferizajt kanë thënë se dyshohet se shuma e vjedhur nga hajnat është 2 mijë e 540 euro dhe 290 franga zvicerane. Ndërkaq, pas largimit nga vendi i ngjarjes, hajnat e kanë lënë veturën në territorin e fshatit Jezerc, por fillimisht janë kujdesur që ta djegin atë. Mediumi gjatë ditës ka kontaktuar policinë e rajonit të Ferizajt të cilët e kanë konfirmuar…
Author: Hamdi Kumanova
Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje në filialin e një banke. Katër persona të maskuar e të armatosur kanë vjedhur një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Ferizajt kanë thënë se dyshohet se shuma e vjedhur nga hajnat është 2 mijë e 540 euro dhe 290 franga zvicerane. Ndërkaq, pas largimit nga vendi i ngjarjes, hajnat e kanë lënë veturën në territorin e fshatit Jezerc, por fillimisht janë kujdesur që ta djegin atë. Express gjatë ditës ka kontaktuar policinë e rajonit të Ferizajt të cilët e kanë…
Prokuroria Themelore Publike mori urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave që janë babë e birë. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale prodhim të paligjshëm dhe shitje të drogës. “53 vjeçari banor i Tetovës dhe djali i tij 27 vjeçar si bashkëkryes kanë mbajtur me vete 9450.00 gramë marihuanë. Më 30 gusht, pas një pompe benzine në Tetovë, të dyshuarit kanë parkuar automjetin e tyre të llojit ‘BMW’ me qëllim që të shesin drogën. Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, e kanë vërejtur automjetin dhe drogën në të, dhe menjëherë kanë vepruar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton…
Nuk do të lejojmë luhatje nga marrëveshja, është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të detyrohet ta zbatojë Marrëveshjen e Prespës, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistën për radion greke “Alfa 989”, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina. Dendias, shton se këtë ia shpjeguar Nikolla Dimitrovit gjatë takimit të tyre në Helsinki, nga i cili ka marrë konfirmim për qëllimet e qeverisë në Shkup që të përmbahet në marrëveshjen e arritur. “Tani duhet Shkupi, Maqedonia e Veriut të detyrohet ta zbatojë marrëveshjen. Vërej përpjekje që të zbatohet. Vërej edhe rezistencë nga mekanizmi i atjeshëm…
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski në konferencë për shtyp tha se “duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për të mirën e qytetarëve për shkak se shpëtimi nga kjo Qeveri e paaftë dhe korruptuese janë vetëm zgjedhjet e parakohshme kuvendare”. “Tre vite rend Maqedonia i duron pasojat e këtij pushteti të paaftë. Kjo Qeveri për shtatë muaj mezi i realizoj 24.5% të investimeve kapitale”, tha Misajllovski. Sipas tij edhe të dhënat zyrtare që i publikon Enti Shtetëror për Statistika në qershor të vitit 2019 kemi pasur 1.5% më pak leje për ndërtim nëse krahason me qershorin e vitit 2018. Misajlkovski thotë…
Tregu i sigurimeve në vend në 10 vitet e fundit ka shënuar rritje të larta, ndërsa perspektivat do të jenë edhe më të mëdha me rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për nevojën e sigurimit dhe përmirësimit të standardit të jetesës. Këtë e theksoi Klime Popovski, kryetari i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, i cili prej ditës së nesërme do të marrë pjesë në Forumin Mbikëqyrës të Sigurimeve të Përfaqësuesve të Lartë mes Komisionit Evropian, i cili mbahet me iniciativë të AMS-së. “Tregu ynë i sigurimeve në 10 vitet e fundit shënoi rritje të larta në rritjen mesatare vjetore të shitjes…
Dy persona janë lënduar në aksident trafiku që sot rreth orës 11:30 ndodhi në rrugën Veles-Çashkë, në dalje të Velesit. Aksidenti ka ndodhur në mes një makine dhe motoçiklete, ndërsa të lënduarit janë të moshës 17 dhe 18 vjeçare, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Nga shërbimet e ndihmës së shpejtë thonë se dy të lënduarit janë në gjendje të vetëdijshme, ndërsa janë dërguar për në spitalin kirurgjik të Velesit. Për shkak të aksidentit dhe ekspertizave, ekipi i SPB Veles kontrollon komunikacionin dhe lëshon me radhë makina nga të dy anët./Telegrafi/
9 shtatori i 2019-s, është ditë jopune për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Siç njoftuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), kjo është në pajtim me Ligjin për festa, ku 8 shtatori, e diel, është Dita e Pavarësisë, dhe për këtë, 9 shtatori është ditë jopune.
Me rastin e fillimit të vitit shkollor, ALTERNATIVA të gjithë shkollarëve u uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm, në veçanti fëmijëve që për herë të parë hyjnë në mjediset shkollore. Megjithatë, si në çdo fillimviti shkollor, edhe në këtë vit nuk mund të mos e shprehim keqardhjen tonë që akoma ka shkolla ku mësimi nuk realizohet në gjuhën amtare dhe ku mungojnë kushtet elementare dhe bashkëkohore për arsim cilësor, ndërsa – për fat të keq – edhe gjendja e punonjësve të arsimit lë shumë për të dëshiruar. Me këtë rast, ALTERNATIVA deklaron se e mbështet grevën dhe kërkesat e punonjësve të arsimit…
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të paneleve diellore “Jaha Solar”. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar sot një fabrikë që punëson mbi 100 të rinj që prodhojnë panele solare të cilat eksportohen në Evropë. Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, ka thënë ke këtë rast se ka vendosur që me njerëz të rinj, të arsimuar mirë e të pakorruptuar, të punojë në mbështetjen e të rinjve që ata të krijojnë perspektivë në Kosovë. “Me ministrin Muzafer Shala…
Publikimi në disa portale i disa përmbajtjeve me emra të zyrtarëve të lartë, gjoja të përfshirë në rastin “Reketi”, dhe përgënjeshtrimi i tyre, por edhe paralajmërimi për ngritjen e padive për shpifje, sërish ka ngritur debatin për nevojën e rregullimit të sferës së medias dhe mbrojtjen nga lajmet e rreme, shkruan Radio Evropa e Lirë. Drejtuesit e organeve të ndjekjes kanë paralajmëruar mediat se mund të përballen me pasoja nëse vazhdojnë me publikimin e materialeve që mund të pengojnë procesin hetues për raste të ndryshme gjyqësore. Të ndodhur përballë vërshimit të informacioneve të ndryshme, të paverifikuara, e që kanë shkaktuar…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se për shkak të paaftësisë së pushtetit, viti i ri shkollor sot ka filluar me paqartësi, grevë dhe presione. Ata thonë se mesazhin që e marrin gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, është se Maqedonia është shtet i humbur me pushtet të korruptuar. “Mesazhi që Zaev e dërgon tek ata është se ai ka kohë për haraç, për pritje të tregtarëve të marihuanës, për tendere të kurdisura, por jo edhe për zgjidhjen e problemeve në arsim”. “Zaev dërgon mesazhin se nëse duhet do ta shes edhe emrin dhe…

