Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi u bëri thirrje drejtorëve dhe mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme të përgatiten për ditën e parë të shkollës, siç tha, edukimi i nxënësve nuk duhet të ketë ngecje, ndërsa veçanërisht nuk duhet të lejohet zhgënjimi i nxënësve të klasës së parë të cilët për herë të parë do rë ulen në bankat shkollore.
Në konferencën për shtyp sot ai porositi se do të vazhdojë dialogu me SASHK që së bashku t’i definojnë të gjitha masat e ardhshme sistematike për cilësi më të mirë të mësimit dhe statusit të materialit të mësimdhënësve. Megjithatë theksoi se MASH është në anën e veprimtarisë arsimore dhe të mësimdhënësve dhe se për 10,8 për qind më e lartë është paga e tyre në shtator të vitit 2019 në krahasim me gushtin e vitit 2018, me të dy rritje prej pesë për qind vitin e kaluar dhe këtë vit në shtator.
Ministri përkujtoi se viti i ri shkollor do të fillojë[ me Ligj të ri për arsimin fillor dhe me Ligj për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional, i cili, siç tha, është fokusuar pikërisht në zhvillimin e karierës së mësimdhënësve dhe përparimin e tyre adekuat në shkallë ligjore.
Në pyetjen për ditën e nesër për grevën e paralajmëruar të SASHK-ut ministri u përgjigj se nuk grevohet nuk ka vendim për rritje të pagës.
“Nuk ka arsye për organizim të grevës. E respektojmë të drejtën e grevës, por e jona është të apelojmë se nuk ka nevojë. Greva organizohet në kushte kur nuk ka zgjidhje. Ne ofrojmë dhe kemi zgjidhje për pagë më të lartë”, tha Ademi duke shtuar se prejse do të shqyrtohen të gjitha paramentrat në Buxhet do të kuptohen edhe mundësitë për rritje të ardhshme të pagave.
Ai u dëshiroi vit të suksesshëm shkollor 2019/2020 rreth 260 mijë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme prej të cilëve rreth 20 mijë nxënës të klasës së parë.
Pritet edhe konferencë shtypi e SASHK-ut kryetari i së cilës Jakim Nedellkov e caktoi pas fjalimit të ministrit Ademi. SASHK më 23 gusht solli vendim për grevë paralajmëruese në ditën e parë të shkollës (2 shtatori) sepse nuk pajtohet që rritja të bëhet pesë për qind, por rreth 25 ose aq sa është rritur paga minimale në shtet.



