Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për Drejtorin Gjeneral të Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi, mëson in7 nga burime të informuara mirë. Sipas të njëjtave burime, ky komision ka dërguar shkresë edhe në Kadastrën e Maqedonisë së Veriut, për të kërkuar informacione rreth pronës së Rustemit. Ende nuk dihet se për çka dyshohet Rustemi, por një kontroll i detajuar mbi pasurinë e tij pritet të realizohet nga Antikorrupsioni. Ejup Rustemi është kuadër i partisë shqiptare në pushtet, BDI dhe vjen nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Më herët ka punuar si profesor i informatikës në Shkollën…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në seancën kuvendore në të cilën është diskutuar për zgjedhje të dy ministrave të ri dhe tre zëvendësministrave, paralajmëroi masa të reja ekonomike realizimi i të cilave mundësohet me ribalancin e Buxhetit, i cili duhet të kalojë javën e ardhshme në Seancë qeveritare. “Në fillim të punës së Kuvendit në shtator do të hyjmë në pocedurë parlamentare, dhe së bashku me ministren e re të Financave, do të propozojmë vendime të cilat marrin mundësi për t’u implementuar falënderim i performancës së Buxhetit. Ato vendime, deshtëm t’i impelemtojmë edhe në vitin 2017 dhe 2018, por Buxheti nuk…

Lexo më Shumë

Gjenerata e re e nëpunësve policor me mesatare të lartë të pikëve e përfundoi trajnimin bazë njëvjeçar në Qendrën për trajnim në MPB, që flet se jashtëzakonisht janë të motivuar për t’i plotësuar angazhimet e ardhshme profesionale në polici, tha kryeministri Zoran Zaev në promovimin e nëpunësve të rinj policor në Idrizovë. “Gëzohem së bashku me të gjithë Ju sepse me sukses të madh, mesatarisht prej 530,92 pikëve prej gjithsej 600 e përfunduat trajnimin për zotërim të kompetencave të nevojshme për nëpunës policor. Gëzon edhe e dhëna se madje 528 prej gjithsej 550 kandidatëve të paraqitur në fillim e përfunduan…

Lexo më Shumë

Kjo Qeveri, tha kryeministri Zaev, investon në infrastrukturë, ndërton rrugë gjithkund nëpër vend, ndërton hekurudha dhe gazsjellës dhe jo muze dhe buste ashtu siç bënte OBRM-PDUKM. “Gënjeshtra dhe të pasakta janë të dhënat me të cilat përpiqeni t’i manipuloni qytetarë për gjendjen financiare të shtetit, buxheti është në gjendje të shkëlqyer”, ju tha Zaev deputetëve të OBRM-PDUKM-së gjatë debatit për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj. Ai shtoi se ministrja e re e Financave me aftësitë e saja menaxhuese do të kontribuojë që ta përdor këtë përiudhë, siç tha ai, shumë të rëndësishme për ne dhe do të ndihmojë…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtyp, Damjan Mançevski nga LSDM tha se “Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë ende mundësi të tregojnë se me të vërtetë janë për drejtësi dhe sundim të së drejtës”. “Ju bëjmë thirrje të kontribuojnë që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike. Ta shfaqin këtë me vepra dhe jo vetëm me fjalë”, tha Mançevski, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tij nëse nuk e bëjnë këtë gjë, OBRM-PDUKM dhe Mickoski edhe një herë do të vërtetojnë se i vetmi qëllim i tyre është që të mbrojnë kriminelët e regjimit. “Si parti përgjegjësi, LSDM mbetet me qytetarët që të punojë në interes…

Lexo më Shumë

Vonesa një muajshe për shpalljen e tenderit, për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë, ka ardhur si pasojë e terrenit të vështirë që ka ngadalësuar hartimin e projektit. Kështu thotë Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, duke shtuar se ekspertët vazhdojnë me analizat edhe pprojektimin e pjesës së mbetur prej 10 kilometrave. Kitanov nuk parasheh vonesa tjera pos procedurave ligjore për realizimin e pjesës së parë. Për një muaj është prolonguar përpunimi i projektit, ne dhe gjithë institucionet tjera së bashku me Fakultetin e Ndërtimtarisë kishim qëndrim se më mirë është që të vonohet…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski në seancën e sotme, në replikë ndaj deputetët së VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska, ka kërkuar që të ndërpriten të komentohet për rastin “Zhvatja”. “Ndërpriteni më atë aferë. ‘Zhvatja’, ‘Zhvatja’! Ua them se për herë të parë lufta kundër korrupsionit në këtë shtet fillon nga njeriu i parë në pushtetin ekzekutiv, Zoran Zaev, për dallim prej kohës kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet”, ka thënë Kiracovski, përcjell SHENJA. Pas kësaj Kuzmanovska doli në foltore dhe tha se më së paku i thirru për të folur për rastin “Zhvatja” është deputeti Kiracovski. “Për shkak dinjitetit të deputetëve, nuk tregoj…

Lexo më Shumë

SPB Strumicë ka ngritur padi penale kundër J.N.(43) nga Gjevgjelia për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike’, transmeton Almakos. Me 19.04.2019 në vendin e quajtur “Muri i Vardarit” në Gjevgjeli, zyrtarët policor gjatë kontrollit te i padituri kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë .

Lexo më Shumë

Me 30.08.2019 në ora 19.55 në vendin e quajtur “Pribilecki krivini”, në eterin e fshatit Pribilci, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Jugo” me targa nga Manastiri e drejtuar nga M.J.(53) nga fshati Slladuevo dhe veturës së tipit “mercedes” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga P.J.(41) nga fshati Virovo-Demir Hisar, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë M.J. dhe bashkëudhëtari i tij M.S.(27), pas së cilës janë dërguar në Spitalin Klinik në Manastir për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Demir Hisar.

Lexo më Shumë

Me 30.08.2019 rreth orës 14.25 është lajmëruar se në fshatin Arnaqi, Shkup, në hyrje të një lokali, E.J.(21) nga fshati Bukoviq, ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të N.Z.(35) nga fshati Bojanë, Shkup, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, deri te gjuajtja me armë ka ardhur pas një zënke paraprake midis një adoleshenti 16 vjeçar dhe Xh.J.(21) dhe E.J. (21), dytë nga fshati Bukoviq. N.Z. është lënduar gjatë tentimit për t`i pajtuar. I lënduari është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë