Me 30.08.2019 në ora 19.55 në vendin e quajtur “Pribilecki krivini”, në eterin e fshatit Pribilci, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Jugo” me targa nga Manastiri e drejtuar nga M.J.(53) nga fshati Slladuevo dhe veturës së tipit “mercedes” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga P.J.(41) nga fshati Virovo-Demir Hisar, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë M.J. dhe bashkëudhëtari i tij M.S.(27), pas së cilës janë dërguar në Spitalin Klinik në Manastir për ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Demir Hisar.



