Author: Hamdi Kumanova

Propozimet për ministrat e rinj në qeverinë Zaev kanë shkaktuar debat të ashpër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku pritet të votohen emrat e sugjeruar nga kreu i ekzekutivit. Emri i Nina Angellovska për postin e ministres së financave ka nxitur përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e VMRO-DPMNE, Ana Llashkoska ka akuzuar kryeministrin se Angellovska emërohet si ministre vetëm që të jetë përgjegjëse e politikave të dështuara ekonomike të Zoran Zaev. Ana Llashkoska: “Sot kryeministri Zaev ka vendosur që ta emërojë Nina Angellovskën ministre të Financave që një ditë të ketë se kush të mbajë përgjegjësi për përfundimin…

Lexo më Shumë

Katica Janeva, kryeprokurorja e paraburgosur speciale muajin e ardhshëm gjegjësisht në shtator do të mbetet pa rrogë, pasi që Këshilli i prokurorëve ka hapur procedurën për shkarkimin e saj dhe se ajo gjendet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reket”. Ajo deri tani ka pasur një rrogë marramendëse prej mbi 3 mijë euro, përfshirë edhe beneficione tjera. Janeva vetëm për shtëpinë me qira në Shkup merrte 400 euro kompensim. Në shumë raste shihej me veshje luksi dhe me ‘look’ të ri, me garderobë prej mijëra eurove. Në pronësi të saj ajo ka shtëpi në Gjevgjeli, tre banesa në Shkup,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë si kryetar i Qeverisë pati fjalim para gjeneratës së re të zyrtarëve policorë në Qendrën e Idrizovës. “Mesatarja është 530.92 pikë nga 600 pikë në total. Nga 550 të paraqitur, 528 i kaluan kriteret e trajnimit. Kjo flet se sa të motivuar janë. Mbani funksion fisnik për t’i mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën. Ju dëshiroj karrierë të suksesshme në MPB. Unë si kryeministër dhe e gjithë Qeveria jemi krenar me juve”, potencoi Zaev. Gjithashtu kandidatëve më të mirë gjatë trajnimit për zyrtarë policorë ju ndanë certifikata. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Oliver…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi i ka porositur prindërit që të hënën ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, për faktin se fillon mësimi shkollor. “Të hënën është dita e parë mësimore, është ditë feste dhe e rëndësishme posaqërisht për ata që për herë të parë regjistrohen nëpër shkolla, nuk ka kushte për grevë dhe ne do të gjejmë zgjidhje”, është shprehur Ademi në emisionin 10 minuta. Ndryshe, Sindikata e Arsimit ka vendosur të hyjë në një greve njëditore për ti dhënë pastaj kohë qeverisë për rritjen e pagës së arsimtarëve deri në 25 për qind.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga Shtipi ka folur lidhur me rastin “Monstra” duke akuzuar kryeministrin Zoran Zaev. Ai ka thënë se Zaev ka mashtruar familjarët e fëmijëve që u vranë në Liqenin e Smilkovës, duke i dhënë shpresa të rrejshme se do ta mësojnë të vërtetën e tij. “Nëse kryeministrit Zaev i vjen shumë keq nga lajmet e rrejshme, atëherë jam i sigurt se familjarëve të fëmijëve të vrarë në Liqenin e Smilkovës do ti vij edhe më keq për gënjeshtrat që ia ka thënë Zaev, që rrinte me ta, i shihte në sy dhe i premtonte se…

Lexo më Shumë

Prej orës 08:00 të mëngjesit dhe deri nesër në orën 08:00, për shkak të realizimit të fazës përfundimtare të rekonstruimit e bulevardit “Krste Misirkov” në drejtim të Qendrës – nga qarkorja e Bit Pazarit deri në udhëkryqin me bulevardin “Goce Dellçev” qarkullimi do të mbyllet tërësisht. Gjatë gjithë kësaj periudhe do të aplikohet regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të jetë i orientuar kah qarkorja e Bit Pazarit në drejtim të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë”, rrugës “Belasica” për të dalë në bulevardin “Goce Dellçev”. Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit lusin për mirëkuptim dhe durim deri në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përshëndet emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor i Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo. Diplomacia amerikane, përmes zotit Palmer veçanërisht, ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në stabilizimin e vendit gjatë tranzicionit nga regjimi VMRO-BDI dhe materializimin e anëtarësimit në NATO. Në kohën kur vendi po përballet me sulme të papara dhe të koordinuara mbi themelet e shtetit të së drejtës, rritja e angazhimit amerikan është një sinjal tejet pozitiv për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Lexo më Shumë

Drejtuesi i Ujësjellësit në NPK “Tetovë” është rrah në zyrën e tij sepse s’ka dashtë të jep leje për kyçje në rrjetin e ujit, pasi bëhet fjalë për lidhje të paligjshme në një rajon ku nuk ka të ndërtuar rrjet të ujësjellësit, transmeton SDK.mk, përcjell Portalb.mk. “Para tre ditësh, në zyrën time erdhi një përfaqësues i një ndërmarrjeje nga Tetova, e cili dëshironte të merrte kyçje në rrjetin e ujit te lokacioni nën vijën hekurudhore për në fshatin Falishe. U përpoqa t’ia shpjegoja se Ujësjellësi, në atë pjesë, nuk ka infrastrukturë të ndërtuar dhe e këshillova të drejtohet Sektorin për…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkon që çelja e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të bëhet sa më shpejt. “Mendoj se BE ka interes në këtë rajon”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Helsinki, në kuadër të bisedimeve me homologët e tij të BE-së, ku merrnin pjesë edhe kolegët nga Ballkani Perëndimor. ”Kjo është e rëndësishme për të parandaluar të tjerët, të cilët jo domosdoshmërisht bien dakord me vlerat tona, nga zgjerimi i influencës së tyre në rajon”, theksoi Maas në një referencë të hapur për Rusinë dhe Kinën.…

Lexo më Shumë

Nga e hëna pritet që të vazhdohet seanca parlamentare për ligjin e prokurorisë publike i cili do të zgjidh statusin e ardhshëm të Prokurorisë speciale, dhe në procedurën parlamentare duhet të hyjë edhe raporti për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva. Pushteti dhe opozita ende nuk janë pajtuar në tërësi rreth ligjit për prokurorinë publike, sidomos problem përbën statusi i lëndëve të PSP-së, siç njoftoi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska. Nga LSDM janë optimist dhe shpresojnë që do të mblidhet dy e treta e shumicës parlamentare. Sipas tyre zgjidhja më e mirë e dëshirueshme është që ligji të votohet me…

Lexo më Shumë

Letra e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës si lutje për të arritur një marrëvehsje me kompromise për koalicion parazgjedhir, ka bërë që Isa Mustafa të mbledh partinë e tij Derisa brenda zyrave të LDK-së po mbahej mbledhja dhe zyrtarë të saj dilnin e hynin, kreu i kësaj partie iu përgjigj letrës së Kurtit. Në atë letër ai e refuzoi ofertën e Kurtit për të shkuar në zgjedhje pa një kandidat për kryeministër. Pas mbledhjes, kandidatja e LDK-ës për kryeministre, Vjosa Osmani foli para medieve. “Ne si LDK kemi vlerësuar punën e angazhimin në mirëbesim dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, ka thënë se është i shqetësuar nga zërat se dikush nga partitë politike po përdor taktika të frikësimit para zgjedhjeve në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këto taktika po përdoren për të reduktuar konkurrencën, dhe për të larguar të drejtën e votës disa personave, shkruan lajmi.net. “Jam i shqetësuar për zërat se disa parti kanë filluar të përdorin taktika të frikësimit dhe të fshehta për të reduktuar konkurencën apo për t’ua larguar të drejtën e votës”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Tëitter. “Popull i Kosovës: nëse dikush…

Lexo më Shumë