Author: Hamdi Kumanova

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak paralajmëroi se vendimi i ardhshëm për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë kyç për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE). “Takimi në tetor do të dërgoj sinjal të fuqishëm. Do të tregojmë sa jemi serioz. Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm, paralajmëroi Lajçak, para mbledhjes joformale të ministrave të punëve të jashtme të BE-së dhe kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor i BE-së që po mbahet në Helsinki ku do të bisedohet për situatën në rajon. Mes temave më…

Lexo më Shumë

Avokati i njohur dhe këshilltari i angazhuar në Prokurorinë Speciale, Aleksandar Tortevski në një deklaratë për “Fokus” ka zbuluae se i është ofruar mito për një lëndë për ta anashkaluar, që po hetohej nga Prokuroria Speciale. “Më ishin ofruar 50 mijë euro mito dhe refuzova. Atëkohë këtë e lajmërova në Prokurorinë Speciale”, theksoi Tortevski, duke shtuar se për këtë ka qenë e lajmëruar Katica Janeva, por edhe tërë kolegjiumi. Sipas tij, ai që ka ofruar mito ka kërkuar që të lobohet që një lëndë të zvarritet dhe anashkalohet, por më pas ka zbuluar se lënda nuk ka qenë askund.

Lexo më Shumë

Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Qipros, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Hristodulidis, sot kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Siç njoftojnë nga MPJ, me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapen mundësitë për zhvillimin e dialogut politik në të gjitha nivelet dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe fushave tjera. “Me këtë akt e zyrtarizojmë miqësinë edhe me një aleat në familjen evropiane, me të cilin aktivisht do të bashkëpunojmë për përmbushjen e agjendës evropiane. Sot hapim kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe hapim derën për bashkëpunim miqësor dhe me prosperitet”, tha…

Lexo më Shumë

Gjykimi për prishjen e kompleksit Kosmos të quajtur si lënda “TNT” të PSP vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, pasi këshilli gjyqësor e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e debatit të përgjithshëm deri në zgjidhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim si e dyshuar për lëndën “Zhvatja”. Kryetari i këshillit gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev tha se kërkesa për përjashtimin e Katica Jenvës dhe Burim Rustemit hidhen poshtë. Gjykatësi Stavrov theksoi se këshilli gjyqësor ka sjell vendim se kërkesat për përjashtimin e prokurorit publik për…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot ishte për vizitë pune në Strumicë, ku me kabinetin e tij, i vizituan institucionet në fushën e kulturës në këtë qytet, si dhe ndërtesën ku po ndërtohet “Teatri i Vjetër”. Ismaili vuri në dukje se Ministria e Kulturës nëpërmjet të dyja institucioneve kombëtare, Qendrës së Kulturës “Anton Panov” dhe Entit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut në Strumicë, në këtë komunë vazhdimisht mbështesin projekte të shumta në fushën e dramës, muzikës dhe folklorit, si dhe projekte në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ai u njoftua edhe me zbatimin e projekteve në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një press konference ka mbështetur grevën e punonjësve të arsimit të paralajmëruar për ditën e hënë. Deputetja Arta Toçi ka folur edhe për kushtet e vështira të arsimit në përgjithësi dhe niveli i ulët i pagave në veçanti,duke marrë për krahasim vendet e rajonit si Shqipëria dhe Kosova që kanë rroga mesatare mbi 450€ kurse Maqedonia e Veriut mbetet shumë largë me 345€,përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi partinë shqiptare në pushtet e cila që nga viti 2002 ka drejtuar këtë Ministri por nuk ka arritur të zgjedhë asnjë problem të vetëm. Arta Toçi: Ne…

Lexo më Shumë

Me 29.08.2019 në ora 11.00 është lajmëruar se në rrugën regjionale Kavadar-Negotinë, vetura e tipit “opel korsa” me targa nga Shkupi e drejtuar nga M.S.(34) nga Kavadari, ka dal jashtë rrugës, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtari D.J.(54). Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll në ekipin e Stacionit Policor në Kavadar.

Lexo më Shumë

Me 29.08.2019 në ora 10.15 është lajmëruar se në Kumanovë, në rrugën “13 nëntori”, vetura e tipit “tam” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga F.E.(53) nga Kumanova, e ka goditur këmbësorin B.A.(31), transmeton Almakos. Në aksident këmbësori është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Me 30.08.2019 në ora 00.20 në vendkalimin kufitar Blato, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore janë arrestuar A.K.(26), I.K.(56) dhe Sh.C.(58) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Shtetasit shqiptar kanë qenë me veturën e tipit “audi A4” me targa nacionale shqiptare, e drejtuar nga K.A., pasi që edhe vetura edhe personat në të kanë qenë në gjurmë në bazë të një telegrami të SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, në faqen e tij në Facebook ka postuar një video në të cilën shihet se si një person e shkatërron një pjesë të çatisë të Qendrës Tregtare të Qytetit. Në videon e publikuar nga Shilegov, shihet se bëhet fjalë për instalime të infrastrukturës dhe elemente të tjerë të nevojshëm për ta kthyer çatinë e betonit në një kopsht të gjelbër. “Nuk do të ndalemi për shkak të këtyre njerëzve. Shkupi do të bëhet, dëshiron dikush ose jo”, ka shkruar Shilegov. Ndryshe, Bashkia e Shkupit në muajin shkurt filloi me ndërtimin e çatisë së…

Lexo më Shumë

Pas skandalit me rastin “Reket” dhe dyshimet për involvimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva janë shtuar zërat që në krye të këtij institucioni të drejtësisë të vjen një ekspert ndërkombëtar. E para për një kërkesë të tillë ishte Aleanca për Shqiptarët, e cila ka bërë thirrje që vetëm ekspertë ndërkombëtarë mund të rikthejnë besimin tek institucionet dhe të vazhdojë funksionimi i Prokurorisë Publike Speciale. Në favor të këtij propozimi dje është prononcuar edhe presidenti Stevo Pendarovski, duke theksuar se është e pranueshme një ide e tillë, sepse sipas tij, ndërkombëtarët kanë pasur ndikim pozitiv në vend. Por ai ka theksuar…

Lexo më Shumë

Bekim Sali, sekretari organizativ i partisë Alternativa ka komentuar rreth ngjarjeve të fundit që ka ndodhur në një dasëm në Tetovë ku janë plagosur disa persona në mesin e tyre edhe djali i deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi, transmeton Almakos. “Xhevatin nuk mund ta shihni nga foltorja e parlamentit, nuk mund ta dëgjoni duke “luftuar” për ndonje premtim të dhënë votuesve të tij. Emrin e tij vetëm mund ta dëgjoni në skandal ku parja dhe krimi janë të gërshetuar. Xhevati shkarkon njerëz nga puna , plagos njerëz nëpër dasma si dhe pasurohet brenda natës. Shkurtimisht ky është Xhevati i përkdheluri…

Lexo më Shumë