Një burrë është prangosur nga policia në Kamenicë nën dyshimin se ka kontaminuar ujin në një zonë në këtë komunë. Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani i cili ka treguar se prej dje me rastin është duke u marrë prokuroria, njofton Klan Kosova. “Dje është arrestuar një i dyshuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka thënë Hashani për klankosova.tv. Rasti për kontaminim të ujit të pijshëm në Kamenicë është paraqitur në polici dy ditë më parë.
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar anëtaret e Qendrës për të Drejtat e Grave në Drenas. Aty u tha se kjo OJQ e cila promovon punën e grave dhe angazhimin për të drejtat e tyre është përkrahur në vazhdimësi nga Ministria e Integrimit Evropian. Siç thuhet në njoftim, ministrja në detyrë, Dhurata Hoxha, tha se kanë përfunduar suksesshëm projektin e fuqizimit ekonomik të të mbijetuarave të luftës. Ajo tha se nga ky projekt kanë përfituar shumë gra, të cilat kanë krijuar pavarësi ekonomike. “Sot kam ardh në Qendrën e Mbrojtjes së Gruas në Drenas e drejtuar…
Një nga ish-eksponentët e LDK’së, ish-ministri Astrit Haraqija thotë se një koalicion i mundshëm LDK – VV, edhe po të ndodhë, nuk ndodhë për parime por për interesa të ngushta mes këtyre dy partive. Sa i përket kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, ai thotë se Osmanin nuk e kandidoi LDK’ja, por ‘Isa Mustafa për ta ruajtur veten’. Haraqija tha se mjafton me ‘pa gjëra të tyre në Youtube dhe mund ta vëreni sa parimor janë këto dy parti, është e mjaftueshme sharjet që i kanë bërë njëra tjetrës deri më tani’ “Sa i përket bashkëpunimit me VV se besoj…
Ish-deputetja dhe themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është duke vazhduar procedura për koalicionin midis Alternativës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Deri më 30 gusht , sipas procedurës ligjore duhet të vendosin a do të lidhin koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. “Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje ende nuk është vendosur, mirëpo jemi në procedurë shumë shpejt do të vendosim për pasi sipas procedurës ligjore duhet të përcaktohemi deri me datën 30 gusht”, Tha Kusari-Lila për Indeksonline. Ndërsa në pyetjen se a a është mundësia për koalicion me partitë e tjera pasi e ka përkrahur publikisht kanditaturën e deputetes së LDK-së Vjosa Osmanit…
Përvoja e parë seksuale për një vajzë të mitur nga Drenasi, po del të jetë një dramë e vërtetë. Vajza po pretendohet se është dhunuar seksualisht nga punëdhënësi i saj, 30 vjeç. Kishte pësuar dëmtime të rënda dhe kishte përfunduar në spital. Prokuroria po dyshon se vajza është joshur me premtimin për martesë. I dyshuari e ka mohuar dhunimin. Ka thënë se marrëdhënia mes tyre ka ndodhur me pëlqim. Megjithatë, ai është arrestuar dhe po mbahet në arrest shtëpie. Dy ditë pas ngjarjes, familja e ka dërguar vajzën në shtëpinë e të dyshuarit për ta martuar, me arsyetimin se “atë…
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar reformat e thella të ndërmarra kundër korrupsionit nga ministrat e PDK-së, duke shquar Administratën Tatimore të Kosovës dhe Ministrin Bedri Hamza. Ai ka theksuar se duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri Bedri Hamza, ne mund ta ndërtojmë një ekonomi më të ndershme e konkurruese, më të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha për ndërmarrësit tanë, transmeton lajmi.net. Ja postimi i kryetarit Veseli në fb: Ka shumë shembuj që ministrat e PDK-së i kanë ndërmarrë reformat më të thella kundër korrupsionit, duke kursyer para dhe investuar në mundësi të reja…
Uran Ismaili është i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kanë frikë të shkojnë të vetme në zgjedhje, sepse, sipas tij, janë të vetëdijshme se do të humbin përballë PDK-së. Nënkryetari i PDK-së thotë se përpjekja e madhe e këtyre dy partive që të lidhin një koalicion parazgjedhor tregon qartë ankthin që i ka përfshirë ato për ditën kur qytetarët do ta thonë fjalën e tyre se kush do ta drejtojë vendin në katër vjetët e ardhshëm. “Tentimi i tyre që me çdo kusht ta ndërtojnë një koalicion parazgjedhor flet për pasigurinë e tyre për t’u përballur me…
Me 27.08.2019 në ora 18.10 është lajmëruar se në rrugën regjionale Makedonski Brod-fshati Samokov, para hyrjes për në fshatin Kovce, V.Z.(46) nga fshati Rastesh-Makedonski Brod, duke drejtuar veturën e tipit “golf” me targa nga Ohri e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pas aksidentit shoferi është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit Makedonski Brod dhe prej atje në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, por gjatë transportit ka vdekur. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Makedonski Brod. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.
Me 28.08.2019 rreth orës 01.50, në parkingun në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Zherovjan, zyrtarët policor nga Reparti i policisë në Kamjan e kanë arrestuar 22 vjeçarin B.E. nga fshati Cegran, tek i cili është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet padi adekuate penale.
Me 28.08.2019 në ora 02.35 në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore është arrestuar Z.C.(57) nga Kavadari, pasi që gjatë kontrollit në Evidencën Operative është konstatuar se është lëndë e gjurmimit për vepër penale, transmeton Almakos. Z.C. është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Kompania Kipper nëpërmjet fondacionit Dora, ka dhuruar paisje dhe aparatura mjekësore të nevojshme për Spitalin Klinik të Tetovës, gjegjësisht në Repartin e fëmijëve. Nga kompania Kipper shprehen të lumtur për këtë donacion që përfshinë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë, fëmijët tanë, duke theksuar që edhe në vazhdimësi do të kontribojnë me aktivtete të tilla. Shefja e Repartit për fëmijë, doktoresha Sulltane Asani, falemnderoi kompaninë Kipper dhe fondacionin Dora për mbështetjen e dhënë, që ndikon në mënyrë direkte në përmisimin e gjendjes së shërbimit ndaj pacientëve në Repartin e fëmijëve, duke inkurajuar që edhe në të ardhmen të ketë…
Rrënimi i ndërtimeve pa leje në Ohër do të fillojë gjatë muajit shtator, ndërsa rrënime do të ketë edhe në Matkë, por duhet të kalojnë afatet kohore për ankesat për legalizimin e platformave ilegale, tha për “Makfax” ministri për transport dhe Lidhje, Goran Sugareski. Ai sqaroi se Ohri ka përgatitje serioze të askionit për rrënim. “Përveç njoftimit të një moratoriumi për ndërtimet në Ohër, vetëm se është zgjedhur tashmë një kompani për rrënim, janë parashikuar fonde për rrënim prej më shumë se 1.5 milionë denarë dhe po bëhet një plan dinamik për rrënim. Prioritet do t’i jepet ndërtimeve ilegale në…

