Kompania Kipper nëpërmjet fondacionit Dora, ka dhuruar paisje dhe aparatura mjekësore të nevojshme për Spitalin Klinik të Tetovës, gjegjësisht në Repartin e fëmijëve.
Nga kompania Kipper shprehen të lumtur për këtë donacion që përfshinë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë, fëmijët tanë, duke theksuar që edhe në vazhdimësi do të kontribojnë me aktivtete të tilla.
Shefja e Repartit për fëmijë, doktoresha Sulltane Asani, falemnderoi kompaninë Kipper dhe fondacionin Dora për mbështetjen e dhënë, që ndikon në mënyrë direkte në përmisimin e gjendjes së shërbimit ndaj pacientëve në Repartin e fëmijëve, duke inkurajuar që edhe në të ardhmen të ketë donacione të tilla.
Donacioni përfshinë 23 njësi aparaturash dhe paisjesh, ndër të cilat një EKG, Aspirator, Inhalator, Llampa për kontrollim të pacientëve në ambullanta, Foto llampë për mjekimin e të verdhës fiziologjike tek të posalindurit, krevate adekuate për pacientët në raste kur bëhet EKG ose EHO.
Kipper dhe fondacioni Dora, edhe në të ardhmen premtojnë donacione të tilla për të mirën e shoqërisë.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Flet për herë të parë gruaja e kompozitorit që i xhiroi krejt gratë e famshme në momente të nxehta – tregon qëndrimin e saj
- Princi saudit i kurorës: “Aleanca e Mbrojtjes e Mekës” me Turqinë dhe Pakistanin synon të forcojë stabilitetin rajonal
- Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”: Presidenti grek kërcënon integrimin e Shqipërisë nga vendi i masakrës së shqiptarëve në Çamëri
- Eli Fara i paska pamjet më të ‘rënda’ nga krejt gratë e tjera, dalin VIDEOT e nxehta të 59-vjeçares në zyrë
- Gucati paralajmëron protesta: Nëse ligji për Specialen nuk miratohet, do të vendosim tendat para Qeverisë
- Publikimi i videove intime të personazheve publike në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
- Aktorët e një skandali në prokurim publik: Aktakuza ndaj pronarit të kompanisë në Prizren
- Zgjedhjet e reja në Kosovë: Çfarë ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?



