Me 27.08.2019 në ora 18.10 është lajmëruar se në rrugën regjionale Makedonski Brod-fshati Samokov, para hyrjes për në fshatin Kovce, V.Z.(46) nga fshati Rastesh-Makedonski Brod, duke drejtuar veturën e tipit “golf” me targa nga Ohri e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Pas aksidentit shoferi është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit Makedonski Brod dhe prej atje në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, por gjatë transportit ka vdekur.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Makedonski Brod. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.



