Ministri alternativ për Punë të Jashtme i Republikës së Greqisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, përmes një letre deri tek zv.kryeministri Bujar Osmani, paralajmëroi mbështetje për integrimet evropiane të vendit. Varviciotis thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor, paraqet prioritet strategjik për Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, paraqet prioritet strategjik për Republikën e Greqisë. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me kushtet e parapara dhe në bazë të meritave vetanake, për çka zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Prespës paraqet domosdoshmëri”,…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonisë mund t’i jepet datë konkrete në Samitin Evropian në vjeshtë, që unë e vlerësoj si reale, tha Kukan. Maqedonia mund të merr datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak real për Shqipërinë, deklaroi ish-deputeti evropian Eduard Kukan, i cili ishte kryetar i grupeve punuese për Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij. Në intervistë për Asociacionin Slloven për politikë të jashtme, Kukan sqaroi se Maqedonia me vite i plotëson kriteret për anëtarësim në BE, por Bashkimi Evropian ka anuluar hapjen e bisedimeve, që për atë kjo do të thotë…
Menjëherë pas marrjes së plaçkës prej një milion eurosh, njëri prej të dyshuarve harxhoi jashtë vendit rreth 180.000 euro vetëm disa ditë pas marrjes së parave. Po shikohen lidhjet edhe rreth të dyshuarve tjerë, njofton “Deutsche Welle”. Sipas “DW”, njerëz të tjerë së shpejti mund të përfshihen në hetimin për rastin “Haraçi”. Ata dyshohet se janë bashkëpunëtorë të një prej të dyshuarve, emrat e të cilit janë cituar në disa nga dëshmitë e deritanishme. Deri më tani nuk ka përgjigje nëse kjo mund të ketë lidhje me një deklaratë të bërë një javë më parë nga pensionistja Liljana Todorovska, ideja…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot e vizitoi lokalitetin “Kalaja e Gjonovicës” në fshatin Gjonovicë e Epërme afër Gostivarit, ku po bëhen kërkime arkeologjike. Gjatë vizitës së tij, ministri Ismaili u njoftua me rrjedhën e kërkimeve në këtë lokalitet, i cili paraqet një vendbanim të fortifikuar që nga koha antike e deri në mesjetë, me mbetjet e një kulle, muret e së cilës ishin ruajtur deri në 5 metra lartësi. Ai i vështroi edhe sendet e gjetura, si enët qeramike, pitoset, qeramikat e çatisë, materialet e shumta të ndërtimit dhe monedhat që datojnë nga periudhat e ndryshme kohore, duke e…
Policia kufitare dje ka arrestuar një person nga Kavadari në vendkalimin kufitar Tabanoc. “Në orën 02:35 në stacionin policor në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë daljes nga Maqedonia, është arrestuar 57-vjeçari Z.Ç nga Kavadari, sepse gjatë kontrolleve është konstatuar se është pjesë e kryerjes së një vepre penale”, thonë nga MPB. Z.Ç është dërguar në stacionin policor të SPB Shkup për procedurë të mëtejshme.
Një aheng i dasmës i ka bërë bashkë kundërshtarët politik në Kosovë. Rexhep Selimi i VV-së, Shpend Ahmeti i PSD-së, Rasim Selmanaj i AAK-së e Milaim Zeka i Partisë Euroatlantike, shihen të ulur në një tavolinë të cilën e ka postuar vetë Zeka, shkruan lajmi.net. Zeka me këtë rast ka shkruar se në zgjedhje do të shkojë e vetme në zgjedhje të parakohshme. “Biseda per bashkim parazgjedhor. Partia Euroatlantike e Kosoves shkon e vetme ne zgjedhje. Nuk kemi hy ne politik as me rrejte, as me vjedhe, as me mashtru!!”, ka shkruajtur Zeka. /Lajmi.net/
Një shofer i autobusit të Ndërmarrjes së Trafikut Publik është rrahur sot në lagjen Aerodrom në Shkup. Sipas informatave, shoferi është shtruar në Qendrën Emergjente dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Arsyeja e fillimit të rrahjes së tij nuk është bërë e qartë deri tash. Mësohet se ai i është i përkatësisë etnike shqiptare. Ndërkohë, ende nuk ka konfirmim zyrtar të rastit.
Antonio Milloshoski, deputeti i OBRM-PDUKM-së dhe pjesëmarrës në grupet e punës për ligjin për prokurorinë publike, në një intervistë për “Faktor” thotë se qeveria me planin B për PSP të cilën e paralajmëroi Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska do ta bëjë Maqedoninë një vend juridikisht të pasigurt dhe do të rrëzojë të gjitha perspektivat evropiane. “Ne presim që pushteti të mos luaj lojëra politike por të respektoj normat juridike dhe kushtetuese të cilat janë themel e qeverisjes të së drejtës, e cila është kusht për shtetin që të ketë mundësi që të marrë datë për bisedimet me BE-në. Për këtë…
Ish-diplomati nga Maqedonia e Veriut dhe kandidat për president në zgjedhjet e fundit, Blerim Reka, sheh me skepticizëm ndaj çështjes për marrjen e datës në tetor për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Duke marrë pjesë në ditarin e televizionit tiranas Ora njus, deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë dy kushte, nëse jo, “do të përshëndetet nga data për fillim të negociatave në tetor”. Sipas tij, bëhet fjalë për dy kritere lidhur me sundimin e së drejtës, rasti “Reket” dhe miratimi i Ligjit për prokurorinë publike. Thekson se çështja e anëtarësimit në BE është…
Një person ka humbur jetën në një aksident në afërsi të Makedonski Brod, pasi që automjeti me të cilin ka drejtuar ka dalë prej rrugës, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. “Më 27.08.2019 në orën 18:10 është paraqitur se në rrugën rajonale Makedonski Brod – f.Samokov, përpara hyrjes së f.Kovçe V.Z. (46) nga nga f.Rashtesh-Makedonski Brod, duke udhëtuar me automjetin “Golf” me targa të Ohrit, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë prej rrugës. Pas aksidentit, vozitësi është dërguar spitalin e Makedonski Brodit, ndërkaq më pas edhe në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, por gjatë transportimit ka…
Siç u zbulua krimi për rastin “Reket” ashtu edhe faktori ndërkombëtar, gjegjësisht BE dhe SHBA, me vëmendje të madhe e shikojnë se çfarë po ndodh në vend. Deklarata e ambasadorit evropian në vend Samuel Zhbogar tregon se rasti në opinion trajtohet si “Reality Show” është mesazh se duhet që të lihen institucionet, pa goditje në sistem që vetë të ballafaqohen me këtë skandal. Komunikologu Petar Arsovski vlerëson se seriozisht duhet të merren mesazhet e faktorit ndërkombëtarë, sepse përmes kësaj nëse ballafaqohemi me “Haraçin” do të vlerësohemi nëse jemi shoqëri e pjekur që të vazhdojmë bisedimet për anëtarësim në NATO. https://youtu.be/x6sAqGMXWjU
Këshilli i Prokurorëve pas një mbledhje maratonike nuk ka marrë vendimin për shkarkimin ose jo nga detyra të kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila gjendet në paraburgim 30 ditor në Shutkë. Kreu i Këshillit të prokurorëve, Kole Shterjev tha se për shkak të materialit voluminoz që duhej shqyrtuar, vendimi do të merret ditën e enjte. Para Këshillit të Prokurorëve dje për më shumë se tre orë ka dëshmuar prokurorja e lëndës “Reketi”, Vilma Ruskoska, por edhe ajo nuk dha shumë detaje para mediave se çfarë u ka thënë anëtarëve të Këshillit.

