Author: Hamdi Kumanova

As kryeministri Zoran Zaev, e as politikanë të tjerë nuk përmenden në dëshminë e Jordan Kamçevit, tha sot prokurorja Vilma Ruskoska pas seancës së Këshillit të Prokurorëve Publik në të cilin u debatua për shefen e PSP-së, Katica Janeva, e cila dyshohet dhe gjendet në paraburgim për rastin “Reket”. “Jo, aspak nuk janë përmendur. Bëhet fjalë për dezinformim prej mediave të caktuara. Zaev është përmendur vetëm në pjesën ku ka thënë Jordan Kamçev se e ka paraqitur te ai”, theksoi Ruskoska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Edhe njëherë ishte e përpiktë se asnjë politikan tjetër nuk është përmendur…

Lexo më Shumë

Me 26.08.2019 në ora 09.30 në udhëkryqin nga rrugët “Vinkovaçka”, “Prilepska” dhe ‘Radojca Noviciq’, në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku B.C.(31) nga Republika e Shqipërisë, duke drejtuar veturën e tipit “ford transit” me targa nga Struga e ka goditur biçikletën e drejtuar nga B.S.(60) nga fshati Lakocerej i epërm, Ohër, transmeton Almakos. Në aksident, biçiklisti është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Ohër.

Lexo më Shumë

Me 26.08.2019 rreth orës 22.00 në afërsi të ish fabrikës “Staklara” në Gostivar, zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar i kanë arrestuar V.S.(22) nga Gostivari dhe J.V.(44) dhe M.N.(31), dytë nga Zdunje e Gostivarit, transmeton Almakos. Personat në fjalë janë kapur me marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijoje padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 26.08.2019 në ora 19.00 në rrugën “Kosta Novakoviq” në Shkup, I.H.(35) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “hjundai” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 26.08.2019 në ora 19.15 në rrugën regjionale Shkup-Tetovë, në fshatin Semenishte, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “BMV” me targa nga Austria, e drejtuar nga H.I.(20) nga Shkupi dhe vetura e tipit “Jugo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga N.A.(39) nga fshati Bukoviq, Shkup, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë N.A., ndërsa bashkëudhëtari nga vetura e njëjtë F.A. (37) dhe shoferi i veturës tjetër H.I. janë lënduar lehtë. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk do të qëndrojë pasive derisa Serbia luan lojëra të ndyra me njohjet. Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Tëitter ka thënë se siç po duket, Kosova duhet të ndërmarrë hapa të tjerë për t’i ndaluar sulmet nga Serbia. “Kosova nuk do të qëndrojë pasive, përderisa Serbia luan lojëra të ndyra me njohjet. Ne më herët jemi përgjigjur duke vënë tarifa, por po duket se duhet të ndërmarrim edhe hapa të tjerë për t’i ndalur këto sulme nga Serbia.”, ka shkruar Hoxhaj në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, se Togo e ka tërhequr njohjen. Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi për medie, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se Togo e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Në këtë reagim të MPJ-së, thuhet se Kosova është përballur në tre vitet e fundit më një fushatë të paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net. MPJ ka…

Lexo më Shumë

Pozita e kryeministrit, përbën figurën kryesore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Andaj, të gjitha subjektet politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhje, përpiqen që përmes kandidates apo kandidatit të tyre për këtë pozitë, të sigurojnë një mbështetje më të gjerë nga votuesit. Aktualisht, partitë dhe koalicionet në Kosovë kanë dalë me emrat e katër figurave politike si kandidatë për pozitën e kryeministrit. Partnerët e koalicionit qeverisës, që shumë shpejt mund të mbesin ish-partnerët qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tani kanë dy kandidat. PDK ka kandidat liderin e saj, Kadri Veselin, kurse AAK-ja, po ashtu…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vlerësuar lart rolin e agjentëve doganorë në reformat që janë bërë dhe në luftën kundur dukurive negative, që ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të të hyrave. Gjatë bashkëbisedimit me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ata thanë se falë mbështetjes së tij dhe ministrit të Financave Bedri Hamza, tani Dogana e Kosovës është e reformuar dhe mirë përgatitur. Statusi i plotë i Kadri Veselit: Edhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Agjentëve Doganorë, të cilët i takova me ministrin Hamza, biseduam për ndryshimet e mira që janë bërë në sistemin doganor.…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që ish deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin ta kandidojë për kryeministre nga radhët e kësaj partie. Kjo është konfirmuar nga kreu i LDK-së Isa Mustafa gjatë një konference për media. “Ne biseduam për kandidatin dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë për kandidatët kemi pasur Lutfi Haziri, është një personalitet që ka merita të veçanta në LDK që nga themelimi. Dhe po ashtu Vjosa Osmani e cila deri para 3 ditësh ka qenë deputete, kryetare e komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare, me të cilën kemi bashkëpunuar. E kemi vlerësuar…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrё sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës,…

Lexo më Shumë