Me 26.08.2019 në ora 19.15 në rrugën regjionale Shkup-Tetovë, në fshatin Semenishte, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “BMV” me targa nga Austria, e drejtuar nga H.I.(20) nga Shkupi dhe vetura e tipit “Jugo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga N.A.(39) nga fshati Bukoviq, Shkup, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë N.A., ndërsa bashkëudhëtari nga vetura e njëjtë F.A. (37) dhe shoferi i veturës tjetër H.I. janë lënduar lehtë. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.



