Me 26.08.2019 në ora 19.00 në rrugën “Kosta Novakoviq” në Shkup, I.H.(35) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “hjundai” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.



