Author: Hamdi Kumanova

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq i ka kërkuar homologut Zoran Zaevit që ta bind Kosovën për heqjen e taksës 100 %, për të cilën ka thënë se e ka dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme rajonin. Ndërkohë, Zaev e ka përsëritur qëndrimin se vendosja e taksave është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me bashkëpunimin rajonal, sipas Procesit të Berlinit. “Bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se rritja e eksportit. Ne jemi kundër taksave ndaj Serbisë dhe BeH. Në aspektin politik, si vend miqësor zgjidhja bilaterale është e pranueshme dhe e mbështesim”, ka deklaruar Zaev.

Lexo më Shumë

Ka vullnet nga të dyja palët që të vazhdohet dialogu për ligjin për prokurorinë publike që të përafrohen qëndrimet dhe të paraqesim së bashku propozim tekstin ose nëpërmes tekstit të amendamenteve të Ligjit, i cili është dakorduar tani në mes LSDM-së dhe BDI-së, deklaroi deputeti Antonio Milloshoski, pas mbarimit të takimit me Ministren e Drejtësisë, për ligjin i cili duhet të zgjedh fatin e PSP-së. Ai përsëriti se propozimi i tyre është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe se qëndrojnë në pozitën se nuk mundet që mandati i prokurorëve dhe hetuesve në PSP, të jetë më i gjatë se i…

Lexo më Shumë

Internet portali “Srbija Danas”, në një artikull kushtuar çështjes “Reket” në Maqedoninë e Veriut, bën manipulime në titullin e artikullit, duke e përfshirë Komisioneren evropiane për zgjerim në largim, Federika Mogerini, dhe njerëz tjerë nga Komisioni evropian. Nën titullin “Mogerini e ka ditur për krimin e Zaevit dhe Boki 13! Njeriu që e dridhi Shkupin paralajmëron tërmet politik” (Mogerini je znala za criminal Zaeva I Boki 13! Covek koje je uzdrmao Skoplje najavljuje POLITICKI ZEMJOTRES), portali ka botuar një bisedë të shkurtë me analistin dhe profesorin e gjeopolitikës Laris Gejser, i cili në gazetën italiane “La Verita” ka botuar një…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Jordan Kamçev, këtë mëngjes ka dhënë dëshmi në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar për rastin “Haraçi”. Këtë për Nova TV e kanë konfirmuar nga vetë Prokuroria. Kamçev është ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa më 2 maj ai e ka paraqitur këtë rast në Prokurori, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të dyshuarit në këtë rast janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe kryeprokurorja e PSP-së Katica Janeva, të cilët ndodhen në paraburgim. Ata Jovanovski dhe Milevski dyshohet se me ndikimin e Janevës, i kanë marrë të holla Kamçevit, në mënyrë që t’ia lehtësojnë procedurën penale në rastin “Perandoria”,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Shkupit po heton rrjedhën e dëshmisë së një të akuzuari në rastin “Reketi”, ndërsa ka dalë me thirrjen drejtuar mediave që të mos raportojnë emra dhe detaje nga rasti se mund të dëmtojnë procesin hetimor. Në fakt, reagimi i Prokurorisë vjen pasi në një portal është publikuar dëshmia e afaristit Orce Kamçev, lidhur me zhvatjen nga ai të 1.5 milion euro nga Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, që ndodhen në paraburgim së bashku me kryeprokuroren Speciale, Katica Janeva, po ashtu e dyshuar lidhur me këtë skandal. Kryeministri Zoran Zaev, dhe tre anëtar tjerë të Qeverisë, kanë paralajmëruar…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriut, Stevo Pendarovski iu drejtua Këshillit vjetor të ambasadorëve, i cili këtë vit i kushtohet perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski foli për dy marrëveshjet historike të cilat i ka nënshkruar vendi, njofton Portalb.mk. “Marrëveshjen me Bullgarinë e arritëm më lehtë, por që mund të ketë probleme në zbatimin e saj. Në komisionin e historianëve ka ndikime politike. Rrethanat dhe ambienti nuk janë si 5-6 muaj më parë. Por ne do të krijojmë një mjedis që marrëveshja të arrihet. Nuk duhet të humbasim asgjë në ato bisedime që janë shumë të…

Lexo më Shumë

Shkalla e vaksinimit me MRP vaksinë në gjithë shtetin është 98 për qind. Në Shkup është 99, ndërsa në pjesën tjetër të shtetit 97 për qind, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani, janë vaksinuar 35.870 persona me MRP vaksinë të moshës deri më 14 vjeçare. Prej tyre, në Shkup janë vaksinuar 16.732, përderisa, në pjesën tjetër të shtetit janë vaksinuar 19.138 persona të moshës deri në 14 vjet, të cilët duhet të vaksinohen. Në qendrat për shëndet publik, në mënyrë shtesë janë aplikuar gjithsej 6.189 doza të vaksinës, prej tyre më shumë se 60 për qind janë punonjës shëndetësor,…

Lexo më Shumë

N.P “Higjiena” nga Komuna e Tearcës njofton se uji në fshatrat Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë nga data 22 gusht është i pijshëm, transmeton Portalb.mk. Nga 12 gushti uji në tre fshatrat e Komunës së Tearcës: Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë ka qenë i papijshëm dhe është lejuar vetëm përdorimi teknik i tij, pasi nga ISHP njoftuan se i njëjti ka qenë i ndotur me fekale. Komuna e Tearcës njoftoi se kjo ka ardhur nga pastrimi pa leje i bazeneve të hidrocentraleve. Uji është shpallur i pijshëm më datë 22 gusht, ndonëse njoftimi nga ISHP-ja është lëshuar më datë 19 gusht. “I…

Lexo më Shumë

Gjyqësia me siguri e kupton se ndoshta e ka shansin e fundit për ta kthyer besimin tek qytetarët me hetim të pavarur, të plotë dhe të shpejtë të rastit “Reket”, por edhe të të gjitha rasteve tjera të PSP-së. Gjyqësia duhet të gjejë forcë që t’i japë rezistencë presionit, pavarësisht prej ku vjen ai dhe për këtë ka mbështetje të plotë nga ana jonë, porositi sot euroambasadori Samuel Zhbogar. Zhbogar i cili foli në forumin në Odën ekonomike, vlerësoi se rasti “Reket” është transformuar në një rialiti shou, ndërsa lajmet e rreme dhe sjellja në pikëpyetje e gjithçkaje, u bënë…

Lexo më Shumë

Prej sot e deri të premten 30 gusht nxënësit e shkollave mund të paraqiten në suaza të afatit të parë të regjistrimit në Universitetin e Tetovës. Gjatë kësaj jave nevojitet aplikimi në faqen e internetit të Universitetit si dhe të dorëzohen dokumentet e nevojshme. “Sipas konkursit në muajin korrik parashihet të regjistrohen rreth 3000 nga gjithsej 13 fakultete gjegjësisht 60 studime programore.  Rezultatet përfundimtare do të shpallen të hënën më 2 shtator. jemi të kënaqur nga interesi dhe presim se do të ketë numër të mjaftueshëm të kandidatëve. Si dhe çdo vit interes më të madh ka për shkencat mjekësore”,…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim pune me koordinatorin e Zyrës së Programit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) – Shkup, Ajtekin Ajden. Në takim, ministri Ismaili e falënderoi TIKA-n dhe Republikën e Turqisë për të gjitha donacionet e deritanishme, të cilat janë një konfirmim i mbështetjes së TIKA-s dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me vendin tonë në të gjitha fushat, veçanërisht në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në takim u diskutua për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe TIKA-s, si dhe për investimet dhe mbështetjen e TIKA-s për institucionet kombëtare në fushën e…

Lexo më Shumë

SPB e Ohrit ka ngritur kallëzim penal kundër A.SH (38) nga fshati Asamati i Resnjës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të vazhdueshme penale “falsifikim të dokumentit”. I paraqituri në periudhën prej 17.06.2000 deri 2002 është pajisur me diplomë të rreme për provim të kaluar në shkollën e mesme “Zdravko Çoçkovski” në Dibër, shkalla e IV-të e arsimit të përgjithshëm të gjimnazit ku janë servuar të dhëna të rrejshme për numër të librit kryesor, vulë të diplomës, nënshkrim i rremë nga drejtori dhe të dhëna të rrejshme për lëndët e kaluara dhe arritje të suksesit. “Po ashtu i…

Lexo më Shumë