Author: Hamdi Kumanova

Rreth 38.000 biseda të përgjuara dhe SMS porosi të lidhura me rastin “Monstra” tani janë në duar të gjyqit. Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcit, është marr vesh se nga 5 shtatori në gjykatë do të nis me publikimin e këtyre bombave, transmeton Almakos. Prokurorja Fatime Fetai nga Prokuroria Speciale Publike në njërën prej seancave të fundit informoi se pas përfundimit të kësaj pjese të procedurës ku si dëshmi shtesë do të paraqiten ekspertizat e reja nga 31 celular, gjykata do të propozoje me paraqitjen e audio incizimeve dhe transkriptove nga…

Lexo më Shumë

Afera ‘Reket’ ka arritur përmasa të mëdha, pas arrestimit të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe të akuzuarit të dytë Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiceec, pas 40 ditëve pas arrestimit të tyre është arrestuar edhe shefja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, transmeton Almakos. Portali A1on ka marr vesh se Bojan Jovanovski ka borxhe prej mijëra euro dhe duke shfrytëzuar miqësinë me Katica Janeva nuk ka paguar asgjë çka do që ka blerë. Ai, sipas informacioneve të portalit, nuk e ka paguar as edhe një pjesë të mjeteve për televizionin për të cilin…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh një person ka humbur jetën në pikën kufitare të Tabanovcit, Maqedoni-Sërbi,informon Struga Ekspres. Sipas dëshmitarëve, Struga Ekspres mëson se personi në fjalë është një turist nga shtetet perëndimore i cili ka pësuar infarkt. Sipas pamjeve, ekipi i autoambulancës bëri gjithçka që ta kthej në jetë turistin e huaj por fatkeqësisht ai më kishte ndërruar jetë! Edhe organet policore gjenden në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për rastin “Monstra” njëri prej të akuzuarve ka publikuar kërcënime me vdekje të dërguara ndaj tij, transmeton Almakos. Fejzi Aziri i tregoi gjykatësit Stavrev se njëri prej policëve të burgut e ka kërcënuar me jetë, si dhe nuk iu janë mundësuar as të drejtat themelore. Polici i përmendur që ishte prezent në gjykatë i mohoi këto akuza. Me kërkesën e prokurores Fatime Fetare, ky rrëfim i Fejzi Azirit është shënuar procesverbal, derisa gjykatësi Stavrev ka theksuar se për këtë do të kontaktoje me drejtorin e burgut. Në seancën e sotme për rastin “Montra” janë sjell dëshmi…

Lexo më Shumë

Gjykatësja Marija Kletniçka Markovska për me 13 shtator e caktoi diskutimin kryesor për lëndën “ Titanik 3”, transmeton Almakos. Në arsyetimin gjykatësja tha se të akuzuarit do t`i dërgohet ftesë ku do të shkruhet “pjesëmarrje e obligueshme me arrestim”. Ftesa do t`i dërgohet edhe në adresën e shtëpisë edhe në adresën e vendit të punës. Gjykata do të dërgoje edhe një njoftim deri në Parlament për terminin e seancës së radhës. Për seancën e radhës mbrojtja dhe prokurorët duhet që t`i marrin në pyetje të akuzuarit dhe t`i thuan fjalët përfundimtare. Ejup Alimi edhe në fillim kërkonte shtyrjen e gjykimit…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian vlerësoi se forcat politike maqedonase duhet që të gjejnë marrëveshje për zëvendësimin e Katica Janevës në pajtim me ligjin dhe potencuan se kjo gjë nuk ka asnjë rrol në këtë proces. “Themelimi i Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoninë Veriore ishte pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos midis partive kryesore politike në vend”, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënëse e KE-së. Ajo përkujtoi se Parlamenti e miratoi ligjin me të cilin etablohet PSP dhe e emëroi Katica Janveën në funksionin prokurore speciale publike. “Zëvendësi i saj ose zëvendësja do të emërohet në pajtim me ligjet relevante të Maqedonisë Veriore dhe Bashkimi Evropian…

Lexo më Shumë

Pikëpagesa e re në autostradën Demir Kapi-Smokvicë është lëshuar në përdorim në orën 07:00 të mëngjesit. Sipas çmimores së Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, çmimi për automjetet e kategorisë B do të arrijë 100 denarë ndërsa gjatë pagesave të gatshme në para euro do të arrijë 2 euro. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nga fillimi i vitit, përfundimisht me korrikun, nga pagesa në pikëpagesa ka realizuar të ardhura në vlerë prej 1.434.012.792 denarë (23.5 milion euro) ose për 3.97 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pagesa elektronike nga muaji i kaluar është…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, sot nuk u paraqit në seancën gjyqësore për rastin ‘Titanik 3’, por ka vendosur që të shkoje për koordinim në Parlament, transmeton Almakos. Gjykatësja Marija Kletniçka e lexoi arsyetimin për mungesën e deputetit të dërguar nga Parlamenti, por theksoi se data e sotme ka qenë e kontraktuar në pajtim me deputetin e akuzuar. “Para mbajtjes së seancës së sotme të caktuar është dërguar njoftim nga Parlamenti, me të cilën njoftohet gjykata se Alimi në rrolin e deputetit dhe koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, po merr pjesë në takimet e rregullta koordinuese në Parlament që…

Lexo më Shumë

Zyrtarisht, emri i Hisen Xhemailit tashmë është konfirmuar nga partia e Bashkimit Demokratik për Integrim sa i përket emërimit të tij në kabinetin e ri qeveritarë si ministër nga rradhët e partisë së Ahmetit. Xhemaili do të drejtojë Ministrinë për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarjet vendore, ndërkohë që këto ditë pritet që emri i tij t’i propozohet Kuvendit për miratim. Një nga ish luftëtarët e UÇK-së dhe bashkëpuëntorë i afërt i Ali Ahmetit pritet që tashmë të meret me rregullimin e klimës së biznesit në vend. Ai vjen nga malësia e Tetovës më saktësisht nga fshati Vicë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka krahasuar fenomenin e njohur si Bifurkacioni për të shpjeguar se çfarë orientimi ka partia e tij. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, përmes fenomenit të njohur si Bifurkacioni, ka shpjeguar edhe orientimin e partisë së tij. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, Bifurkacioni i lumit Nerodime është trashëgëmi e veçantë natyrore, pasi që Bifurkacioni i lumit Nerodime është trashëgimi e veçantë natyrore, sepse përbën një dukuri të rrallë gjeografike të derdhjes së një lumi në dy dete, përcjell lajmi.net. Në këtë udhëkryq,…

Lexo më Shumë

Agim Bahtiri, është deklaruar për herë të parë pas aderimit në Vetëvendosje. Kreu i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, ka thumbuar rëndë ish-partinë e tij, Aleancën Kosova e Re (AKR), pas aderimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Bahtiri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me AKR-në, duke thënë se partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se besimi i është dhënë si individ, sepse siç u shpreh ai, sa për AKR, as 5 për qind e votave nuk do t’i merrte, rezultate i cili do të vërtetohet në zgjedhjeve të parakohshme…

Lexo më Shumë

Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas sulmit që iu bë autobusit kosovar në Serbi. Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që po qarkullonte nga Kosova për në Gjermani, është sulmuar në Serbi, përkatësisht në afërsi të Krushevcit. Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi, shkruan lajmi.net. Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Arifi ka dënuar këtë sulm. Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërhyjë në këto çështje, në mënyrë që siç tha ai, lëvizja nëpër Serbi të jetë e sigurt. Reagimi i plotë i…

Lexo më Shumë