Zjarri nga dita e djeshme që përfshiu fshatin Openicë që gjendet tetë kilometra larg Ohrit po zgjerohet drejt qytetit të Ohrit. Ekipet e Njësisë kundër zjarrit prej ditës së djeshme janë në terren dhe thonë se është vështirë të shuhet zjarri. Banorët shprehen të shqetësuar dhe sipas tyre gjendja është alarmante. Terreni është i vështirë për qasje për shkak se bëhet fjalë për vend malor. Në shuarjen e zjarrit ndihmon edhe policia e pyjeve.
Author: Hamdi Kumanova
SPB ngriti aktpadi penale kundër 42 vjeçarit nga Tetova për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale ‘Fajde’. Siç njoftojnë nga MPB, më 28 maj, 24 vjeçari nga Tetova ka kërkuar hua 200 euro, që është dashur t’i kthejë për shtatë ditë, si dhe 100 euro shtesë për shërbim. Pasi që nuk ka arritur t’i kthejë paratë në afatin e caktuar, ka kërkuar vazhdim të afatit deri më 4.07.2019. Po edhe në këtë afat ai nuk ka arritur t’i kthejë paratë, me çka 42 vjeçari ka nisur t’i dërgojë mesazhe me përmbajtje kërcënuese./Telegrafi
Mbesim të përkushtuar në përpjekjet e Deklaratës që e aprovuam për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, komunikimi në parti është i shkëlqyer midis të gjithë funksionarëve, organet gjyqësore mund t’i përdorin të gjitha mjetet për cilindo qoftë funksionar të LSDM-së. Këtë e theksoi sot anëtari i Këshillit Qendror të LSDM-së Goran Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me publikimin e dokumentit nga hetimi për rastin “Reket” në një pjesë të portaleve, pas çfarë kryeministri Zoran Zaev, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska dhe deputetja Frosina Remenski paralajmëruan padi dhe hodhën poshtë çfarëdo qoftë përzierje. “Sipas njohurive tona…
SPB e Ohrit ka ngritur kallëzim penal kundër A.SH (38) nga fshati Asamati i Resnjës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të vazhdueshme penale “falsifikim të dokumentit”. I paraqituri në periudhën prej 17.06.2000 deri 2002 është pajisur me diplomë të rreme për provim të kaluar në shkollën e mesme “Zdravko Çoçkovski” në Dibër, shkalla e IV-të e arsimit të përgjithshëm të gjimnazit ku janë servuar të dhëna të rrejshme për numër të librit kryesor, vulë të diplomës, nënshkrim i rremë nga drejtori dhe të dhëna të rrejshme për lëndët e kaluara dhe arritje të suksesit. “Poashtu i paraqituri…
Edhe pse numri i të prekurve të rinj me fruth është ulur në mënyrë drastike në periudhën e fundit, megjithatë frikësohem se epidemia mund të zgjerohet prej 1 shtatorit kur fëmijët do të nisin të shkojnë në shkollë dhe çerdhe. Për atë në mënyrë të kujdesshme do të ndjekim se çfarë do të ndodhë, thotë për “Meta.mk”, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk. “Këto ditë do të takohem me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, që të shohim se çfarë masa të ndërmarrim në lidhje me ato fëmijë që janë paraqitur se do të regjistrohen në klasë të…
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike deri të martën moti gjatë orëve të pasdites do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Nga dita e mërkurë moti do të jetë sabil. Parashikimi i DPH për sot parasheh temperaturat maksimale prej 29 deri 38 gradë celsius ndërsa gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat maksimale gjatë ditës së nesërme do të jenë në intervalin nga 30 deri 39 gradë celsius, të martën nga 29 deri 37 gradë celsius./Telegrafi/
AFP ka shkruar një artikull për kampionen e talentuar të xhudos, Majlinda Kelmendit. Në shkrim flitet për ëndrrën e thyer në mes nga lufta e Kosovës me Serbinë, të trajnerit të Kelmendit, Driton Kuka. Gjithashtu AFP ka bërë një përshkrim të qytetit që prodhon vetëm kampionë në sportin e xhudos dhe kushtet e vështira me të cilët ata janë stërvitur për vite me radhë. Shkrimi i plotë Kombi i ri dhe i vogël i Kosovës është shfaqur si një fuqi xhudoje në botë, suksesin e saj të papritur të kryesuar nga kampionia e vogël olimpike Majlinda Kelmendi. Njëmbëdhjetë vjet pasi…
Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë dhe maturantëve të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2019/2020. Këtë vit asociacioni do të shpërndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 450 EUR. Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm që kanë nevojë për mbështetje financiare. Një aplikim i plotë duhet të përmbajë këta dokumente: Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe) Letër rekomandimi prej një mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1…
Rruga Gostivar – Sërmnovë sot u lëshua në qarkullim për të mirën e qytetarëve të Gostivarit. Drejtori Memeti u shpreh se kjo rrugë tani është realizuar falë bashkëpunimit me Nevzat Bejtën duke premtuar se në pranverë do të nis edhe pjesa tjetër. NP “Rrugët e Maqedonisë” me sukses e ka përfunduar rrugën Gostivar- Sërmovë me gjatësi 5 km, premtojmë se në pranverë do të fillojmë edhe me pjesën tjetër.” u shpreh Memeti Siç mëson TS, drejtori i ri Bekim Memeti, tani më me të gjithë maqineritë e tij sipas programit është fokusuar në komunat shqiptare ku pas përfundimit të kësaj…
Ashtu si edhe gjithkund, ka një grup të personave të korruptuar që punojnë këtu dhe të cilët arrijnë që të “fusin” ndonjë telefon. Ne kryejmë kontrolle të rregullta, ua marrim këto telefona dhe i sanksionojmë fajtorët, thotë drejtori i Burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në intervistë për REL në gjuhën maqedonase. Prej kësaj jave, atje gjendet edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila është e dyshuar në rastin “Reket”. Rahiq thotë se Janeva nuk është në repartin e grave, por është në një repart të veçantë, ku sipas vlerësimit të sigurisë në burg ka tjetër trajtim, si për siguri, shëndet…
Deklarata e biznesmenit Orce Kamçev e shkruar në letër, që e ka dhënë në procedurë parahetimore në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila është e mbrojtur me ligj si procedurë e fshehtë, sipas të gjitha gjasave e ka fotografuar me telefon celular prej ndonjëri prej ekipit të prokurores për Krim të Organizuar Vilma Ruskoska, e cila e udhëheq rastin “Reket”, thonë për SDK, gjykatësit e Gjykatës Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk. Sipas burimeve të njëjtave, gjatë kërkesës për paraburgim në procedurën paraprake për tre të akuzuarit, Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Mileski-Kiçeec dhe Katica Janeva, deklarata…
Prej nesër në vendkalimin kufitar në Tabanoc do të ketë menaxhim të përbashkët të kufirit me Serbinë që do të zvogëlojë kontrollet dhe do ta përshpejtojë lëvizjen e udhëtarëve dhe mallrave. Me këtë koncept, që për herë të parë Maqedonia e vendos me Serbinë, me një ndalesë në kufi pritet që të zvogëlohet dyfish koha e pritjes. Fillimin e projektit ‘One stop shop’ do ta nisin kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila fillon aktivitetet me vizitë zyrtare në shtet. Koncepti i kufirit të përbashkët “One stop shop” ka procedura më të thjeshta, që zbatohen në…

